Kerko: a
Hilmi Saraçi: Fejzullah Saraçi njëri ndër luftëtarët më të njohur të Artakollit
E enjte, 16.04.2020, 03:55 PM
Fejzullah Saraçi njëri ndër luftëtarët më të njohur të Artakollit
Nga
Hilmi Saraçi
…
Fejzullah Saraçi ishte një luftëtar dhe një përsonalitet i njohur i rezistencës
kombëtare në Artakoll dhe më gjerë . Ai bashk me vëllëseritë Saraçi e të tjerë
ishin të dalluar në lëvizjet për resistenncë kombëtare, për çlirimin e Kosovës
dhe për Shqipërinë etnike. Fejzullah Saraçi dhe Avdi Saraçi janë dalluar, në
veçanti, për aksionet e para të përgatitura kundër pushtetit serb gjatë vitëve
1919- 1924. Gjatë këtyre viteve janë të njohura shumë aksione luftarake kundër
gjandarmërisë serbe që në këtë kohë qarkullonin nëpër fshatrat e Artakollit dhe
merrnin masa ndëshkuese kundër popullatës shqiptare. Ata kishin vrarë disa të
tillë që dalloheshin për terror ndaj shqiptarëve…
Shquhet
aksioni i parë i sukseshëm i Fejzullah Saraçit, Feriz Hajrizit dhe Avdi Saraçit
me disa luftëtarë të tjerë të Artakollit, kundër pushtetit serb, respektivisht
kundër forcave të stacionit të gjandarmërisë serbe në fshatin Prilluzhë. Në
këtë aksion të përgatitur mirë kishin arritur ta sulmojnë stacionin e
gjandarmërisë në Prilluzhë në vitin 1919. Sulmi kishte qenë i befasishëm , por
shumë i rreptë. Në këto çaste gjandarmëria serbe e frikësuar kishte lëshuar
stacionin dhe kishte ikur në drejtim të panjohur…(shih vepren e Limon Rushitit:
”Lëvizja kaçake”- Prishtinë,1981).
Ç’thonë të tjerët për
Fejzullah Saraçin
Sherif
Tërbuja nga Lajthishta tregonte për trimërinë dhe aksionët luftarake të
Fejzullah Saraçit dhe të bashkëluftëtarëve të tij edhe në disa vende të tjera.
Ai përmend kur Fejzullahu me 50 luftëtarë, pas një aksioni që kishte kryer
kundër forcave pushtuese serbe në hapsirën e Artakollit (1919) kishte ardhur në
Lajthishtë (ish Leshkoshiq). Ky fshat gjendet në jug lindje të Qyqavicës.
Lajthishasit dikur ishin të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre , nga
Toplica (1878), si familjet: Pllana, Dedinca, Tërbuja, Kurshumlija, Dubova,
Simnica e të tjerë , prandaj në këtë rast e kishin pritur me zemërgjerësi dhe
kishin pre dy kije për nderë të Fejzullah Saraçit dhe bashkëluftëtarëve të tij
. Xha Sherifi e kishte vështirë të përkujtojë ngjarjet e përzënjes me dhunë të
të parëve të tyre. Ata tani kanë një respekt të lartë ndaj luftëtarëve të
rezistencës kombëtare që luftonin kundër barbarisë serbe në Artakoll dhe më
gjerë .
Më
vonë edhe në Lajthishtë kishte luftetarë të rezistencës kombëtare. Shquhet
Mehmet Dedinca si luftëtar i rezistencës kombëtare dhe antar i LNDSH –së, i
cili për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kishte qenë i përsekutuar dhe
i burgosur disa herë nga pushteti serbo komunist. Ka vdekur në vitin 2007 gjatë
qendrimit të tij në Amerikë. Trupin e pa jetë sipas dëshirës e kishin sjellur
në Kosovë për tu varrosur me nderime në fshatin e tij, në Lajthishtë…
Gjithashtu
shquhet Isak Grajqevci njëri ndër jatakët e luftëtarëve të rezistencës
kombëtare , bashkëpunëtor i Hamit Saraçit. Ai më vonë , përveç luftëtarëve
Saraçi që ishte i lidhur edhe familjarisht, ishte shquar si jatak i Aziz
Zhllivodës dhe të disa luftëtarëve të tjerë të rezistençës kombëtare të
Artakollit . Për këtë arsye kishte pasur vështirësira dhe maltretime nga
organet e sigurimit serbo çetnik (UDB-eja). Përmendet me respekt veprimtaria e
tij patriotike dhe fetare…
Isak
Grajqevçi për luftëtarëtt Saraçi , sidomos për Fejzullah Saracim kishte një
respekt të veçantë për të cilët thoshte se ata ishin trima të dalluar të
rezistencës kombëtare kundër armikut në Artakoll dhe më gjerë në saj të
organizimit, angazhimit dhe të trimërisë që kishin prej kohërave më të hershme
nga të parët e tyre ”.
Rushit
Strofci për Fajzullah Saraçin kishte thënë se ai ishte një trim i njohur dhe
patriot i dalluar në Artakoll edhe më gjerë. Rushit Strofci disa herë kishte
sakrifikuar vetën dhe familjen për Fejzullah Saraçin, Në shtepinë e tij djali i
Fejzullahit, Emin Saraçi kishte bërë rezistencë kundër forcave ushtarake serbo
komuniste ( 1946) që e kishin rrethuar, pasi ishin njohtuar më pare nga
bashkëpunëtorë të OZN-es, së në këtë familje kanë vëndstrehimin Fejzullah
Saraçi me të birin , Eminin . Emini bashk me vëllaun e Rushitit, Rexhën kishin
luftuar deri në mengjes. Nëna e Rushitit u kishte afruar fishekë dhe gjatë
kësaj lufte kishin vra ,më parë oficerin serbo komunist dhe shumë të tjerë , në
fund e kishin shpërthyer rrethimin kah mesi i natës dhe kishin dalur në
Qyqavicë…
Pjesëmarrës i kuvendeve
dhe organizator i shquar kundër armikut
Për
shumë aksione luftarake kundër pushtuesit këta luftëtarë të njohur të
Artakollit kishin visione dhe mendime të qarta ,njohuri largpamse për veprimet,
aksionet e ndërmara kundër armikut dhe për ardhmërin e popullit tonë… Fejzullah
Saraçi, përveç luftërave që kishte zhvilluar kundër armikut në periudhën
ndërmjet dy luftrave botërore, në veçanti si bashkëluftëtar i Azem Bejtës,
Ahmet Selacit, Adem Vocës, Aziz Zhilivodës shquhet në veçanti si luftëtar i
rezistencës kombëtare gjatë luftës së Shaban Polluzhës kundër forcave komuniste
në hapsirën e Artakollit. Shquhet edhe si antar i LNDSH-së, pjesëmarës i disa
kuvendëve (i kuvendit të Gërdeqit, i kuvendit të Llaushës , i kuvendit të
Blinajës e të tjera) Ai në këtë kohë (1943-1947) bashk me të birin Emin
Saraçin, Fazli Saraçin , Muharrem Saraçin e të tjerë kishte qendruar në mal dhe
nuk ishte pajtuar me pushtetin komunist. Për këtë arsye pushteti komunist në
pamundësi për ta kapun në këtë kohë kishte marrë masa ndëshkimore ndaj
familjarëve Saraçi, i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psigjikisht dhe
shpeshherë i kishte burgosur duke kërkuar që ta zbulojnë vendndodhjen e
Fejzullah Saraçit dhe të luftetarëve të tjerë Saraçi. Në këtë drejtim
keqtrajtime të veçanta kishte pasur Ukë Saraçi, nipi i Fejzullahut të cilin e
maltretonin , e rrahnin e pastaj të lidhur e shetisnin qendrës së fshatit duke
e kërcënuar se do ta pushkatonin në përroin e fshatit. Mirëpo Uka megjithë
kërrcënimet dhe keqtrajtimet qendronte si trim dhe burr i vertetë dhe nuk
tregoi kurrë vendin ku strehohej Fejzullahu me luftetarët tjerë.
(Fragment nga një punim
më i gjatë)