Kerko: a
Sali Frangu: Besimi eshte fuqi - Do t`ia dalim!
E enjte, 09.04.2020, 11:08 AM
BESIMI ESHTE FUQI: -DO T`IA DALIM!
Nga
Sali Frangu, Tirane
Ditë
të vështira po kalojmë. Po ditë më të mira paskëtaj vijnë. Kjo mortje që ka
mbërthyer për fyti të gjithë globin po na lodh. Por ne nuk dorëzohemi para
këtij përbindëshi të padukshëm, të cilin e vizatova për ju te nderuar lexues.
Thonë se ky zog a gjitar, a ç'dreqin është, është babai i këtij përbindëshi.
Unë e vizatova ashtu si më erdhi në mendje: - i zi si nata që e ushqen e i
lagësht si shpellat e pabesisë. E vizatova të bardhë se dua ta fus në
bardhësine e shpirtit të njerëzimit, dua ta fus në bluzat e bardha të mjekëve
dhe në ëndrrat e bardha të fëmijëve.
Po
e shoqëroj me këtë vjershë që mbase e tremb sado pak.
Besimi
eshte fuqi; -Do t`ia dalim!
KY PËRBINDËSH
...!
Gjergj Elez Ali, epik
dhe i ri do të bëhem,/
Dragoin e padukshëm ne
duel do ta mund,
Do ngre dolli pa fund e
paq do të dehem,/
Tharmin e jetës,
krenarisht ta çoj gjithkund./
...!
Këtë
mëngjes u ngrita me sy të buavitur,/
Me
ankth e me makth të madh në zemër,/
Me
velin e gëzimit tërësisht të grisur,/
Me
një potret pa formë dhe pa emër./
Ai
më erdhi në shtratin tim të ngrohtë./
Befas
më ndali frymën dhe zemrën më ndali./
Gjithë
lëngun e jetës më thithi aq ftohtë,/
Për
dreq edhe shikimin krejt më ndali./
Me
gjuhën e zjarrtë gjithë jargë më mbuloi./
Më
dogji e më zhuriti gjer në asht./
Ky
dragua kinez, dreqi e di prej ç'soji,/
Me
një kurorë, koronë të madhe mbi rrasht./
Lart
në qiejt e ligësisë, që me moçale ngjasojnë,/
Mes
reshë të zeza, ngarkuar me të keqen,/
Që
shiun e helmët mbi toke lëshojnë,/
Atë
shi të helmët, që na lagu edhe ndërgjegjen./
Shihja
së lartmi jetën e brishtë si përpëlitej,/
Shtretërish
të rëndë, të vrazhdë, hijerëndë./
Ushtrinë
e Hipokratit që orë e çast përpiqej,/
Këtë
mortajë në grackën e jetës të zërë./
Ku
mundi, pa mëshirë, përbindëshi më kafshoi,/
E
plagë të thella mbi trupin e ligësht më hapi./
Me
kokën hepuar, në ballkon më lëshoi,/
I
kënaqur se jetën time dreqit ja fali./
Hej
Ti fllad i ngrohtë aromë-trëndafiltë,/
Ti
biri i pranverës së gjallë e të blertë,/
Me
mer me vehte dhe mua në këtë ditë,/
Të
iki larg, shumë larg, nga ky terr i beftë./
Si
një puhizë të ëmbël dhe ledhatuese,/
Më
ço ngadalë ashtu krejt pa u ndjerë,/
Ku
lulet e kumbullës bulojnë kundërmuese,/
Se
ëmbëlsisht dua ti ledhatoj e tu marr erë./
Më
ço në spital tek ata me bluzë të bardhë./
Ti
puth në ballë e djersën t'ua fshij,/
Tu
çoj haber se pranvera paska ardhë,/
E
tok me ta përqafuar edhe unë të djersij./
Më
ço tek gjyshi që lëngon pa kthim,/
Të
ndez një dritë në sytë e tij të venitur./
Ta
rrok e ta ngjesh fort pas krahërorit tim,/
Ashtu
siç ai dikur kur isha ende pa rritur./
Më
ço tek ai fëmija që vetmisht po vuan./
Që
endet fatkeq në ëndrra paditurie,/
Rrethuar
prej lodrash e me to nuk luan./
Syve
kaltëroshë tu çoj pak dritë lumturie./
Merrmë
të lutem, më ço ku të duash./
Vetëm
tek ky ballkon mos më lerë,/
Të
cfilitem e të tretem plagësh ligështuar,/
Dua
të ngrihem, qesh e këndoj dhe një herë./
...!
Gjergj Elez Ali, epik
dhe i ri do të bëhem,/
Dragoin e padukshëm ne
duel do ta mund,
Do ngre dolli pa fund e
paq do të dehem,/
Tharmin e jetës,
krenarisht ta çoj gjithkund./
-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Prill 2020-