Kerko: a
Edison Ypi: Hasia
E shtune, 14.03.2020, 12:26 PM
Hasia
Nga
Edison Ypi
Hasia
ishte një magji e gjallë.
Hasia
pinte kafe, tymoste cigare, rrëfente meselera të vjetra e të reja me të ikë
mendja.
Hasia,
nëna ime, nuk ishte ndonjë amvisë kushedi se çfarë. Hasia ishte tjetër gjë.
Hasia, në gjak, në thua, në ind, në qelizë, ishte Bejlereshë.
Hasia
nuk kishte bërë shkollë të madhe. Ama Hasia linte me gojë hapur të madh e të
vogël tek llafosej nga Homeri tek Tolstoi, nga Çezari tek Çurçilli, nga Naim
Frashëri tek Pushkini.
Hasien
mahnitëse e donin të gjithë. Hasies së urtë i faleshin të gjithë. Fëmijët, të
rriturit, ngatërrestarët, sherrxhinjtë, të pashkollët, të arsimuarit, Hasies të
gjithë i kërkonin këshilla, orientime, ndërmjetësime.
Hasia
nuk lexonte shumë apo pak. Hasia lexonte gjithçka të shkruar që i shihnin sytë,
i kapte dora. Hasia nuk linte pa lexuar edhe copat e letrave në dysheme që ja
kapte fshesa.
Hasia
flise vetëm mirë. Hasia nuk fliste kurrë keq për askënd.
Ata
për të cilët Hasia duhej të fliste keq, për shembull për diktatorin që i
burgosi djalin, Hasia nuk fliste fare. Hasia i injoronte vrasësit me një
heshtje të barazvlefëshme me pushkatimin. Si ja arrinte Hasia ta komunikonte
tek bashkëbiseduesit përbuzjen për vrasësit pa ua përmendur emrat, është një
sekret që s'ka për tu zbuluar kurrë që Hasia e mori në varr.
Hasien
e dëgjonin të gjithë gojëhapur dhe frymëndalur si para Perëndisë.
Hasia
ishte një botë e pashterrshme vetpërmbajtjeje, mirsjelljeje, morali, urtësie,
diturie.
Hasia
ishte një katedrale madhështore përuljeje dhe respekti; për të diturin, të
aftin, të talentuarin, të moshuarin, të sëmurin, hallexhiun.
Hasia,
që lindi e u rrit në Pacomit, një fshat i vogël në Luginën e Vjosës pranë
Përmetit, ishte dhe një rrëfimtare e pashoqe. Nga përrallat tek përditshmëria,
asgjë që rrëfente Hasija nuk mund të vihej në dyshim prej askujt.
Kohështrirja
e rrëfimeve të Hasies ishte "Ab aeterno", e gjithë koha që nga
fillimi i fillimeve.
Gjeografia
e rrëfimeve të Hasies ishte i gjithë planeti rrethepërqark nga Shqipëria në
Shqipëri.
Për
çfarë nuk rrëfente Hasia o Zot. Për luftra, mbretër, perandorë, princër, ushtri
të huaja, udhëtime, ndërlikime, fejesa, martesa, trashëgimtarë,
gjithçka-gjithçka. Por shumica e rrëfimeve të Hasies lidhej me Bektashizmin,
Gjuhën Shqipe, Rilindjen, rilindasit, Naimin, Çajupin, Kristoforidhin etj.
Hasija
nuk bëri universitet në Europë si mikeshat e saj bejleresha. Ja si ndodhi;
Rushan
Beu, pasi kopsiti brezin me florinj, mori dy çupat e tij, Hasien dhe
Shefikatin, nënën dhe tezen time, i hipi mbi kalë. Mbi një tjetër kalë hipi
vetë, dhe u nis.
Afër
Këlcyrës e ndali një i njohur.
-Ku
po i shpie çupat o Rushan Bej ?
-Në
Europë, në Austri, në Vjenë, në Universitet.
-Mos
e bëj atë gabim.
-Pse
?!
-Se
do të bëhen kurva.
Rushan
Beu u kthye.
Pikat
e referimit në rrëfimet e Hasies ishin Teqetë. Teqeja e Alipostivanit pak mbi Pacomit,
dhe teqetë e tjera në Skrapar dhe Kolonjë.
Në
rrëfimet e Hasies, Babai i Teqesë ishte gjithçka; Mbret, Perandor, Sulltan,
Vezir, Pasha', Parlament, Kryeministër, President, Prokuror, Gjykatës. Babai i
Teqesë zgjidhte problemet më të ndërlikuara që nuk mund t'i zgjidhte dot as
shpata as jatagani, asnjë shtet, asnjë gjykatë, madje asnjë ushtri. Babai i
teqesë i urdhëronte Bejlerët. Bejlerët s'kishin asnjë pushtet mbi Babain e
Teqesë.
Nëna
ime Hasia rrëfeu e rrëfeu pa u ndalur me dhjetra vite deri në Frymën e fundit.