Kulturë
Rudina Llazari: Një libër me vlera të pakrahasueshme
E hene, 06.01.2020, 02:03 PM
Një libër me vlera të pakrahasueshme
Edibe
Selimi- Osmani :” Legjenda, tregimepopullore në visete Tetovës e të Gostivarit
Shkruan:
Doktorant Rudina Llazari
Të
sjellësh në harkun kohor të 365 ditëve një libër të ri, pa më të voglën
mëdyshje është arritje e sukses. Edibe Selimi Osmani sjell para lexuesit një
tjetër perlë të thesarit të saj. Një përmbledhje me Legjenda e Tregime
popullore është tashmë në dorën tonë. Autorja, etnologe e folkloriste i bën
ballë edhe kësaj here mundimit jo të paktë për të nxjerrë në dritë një libër me
aq vlera. Në qëndër të tij, si në pjesën më të madhe të librave të Selimit
është krijimtaria e popullit të cilën
Edibe Selimi e ka si vetvete të dytë. Pasion, dashuri, punë dhe ajo ka arritur
gjithçka. Fillmisht ka mbledhur materialin, e ka përpunuar, skeduar, artikuluar
me shumë kujdes, faqe për faqe, pjesë për pjese. Dhe e gjithë kjo, jo në një
ditë, një muaj a një vit. Të gjithë këto pjesë të krijimtarisë popullore që
autorja ka sjellë së fundmi në librat e saj, janë mundi i një jete të tërë.
Padiskutim
që krijimtaria popullore vijon të jetë një nga sferat më të rëndësishme të
jetës shpirtërore të një populli, faktor kulturor absolut i zhvillimit të
subkoshiencës artistike. Një shekull e ca më parë Sami Frashëri u tha
shqiptarëve : “Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në dorën e shqiptarëve”.
Ndërsa në parathënien e përmbledhjes së Vinçenc Prenushit “Kangë popullore
gegënishte” (1911) thuhet se qëllimi i botimit “asht përparimi dhe qytetërimi i
kombit... Krijimtaria popullore asht e madhnueshme për kah t’benët e vet
t’përmrenshëm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajtë si një
visar i çmueshëm, si një flakë, prej t’cillës do t’marrë dritë e ner komi”. Kjo
është e vërteta historike e pamohueshme, ndaj edhe nderi më imadh i takon
Heroit me të madh-Popullit. Kjo është aksioma të cilën Edibe Selimi kërkon të
na e transmetojë përmes librave të saj. E pra për autoren pikërisht mosharrimi
i asaj pjese të shqiptarizmës që lidhet me artin e shqipfolësve kudo që
ndodhen, është të qënët e gjithçkaje në dorën e vetë shqiptarëve.
Ndërsa,autorja është folklorist së pari dhe dihet që detyrë kryesore e
folklorit dhe e folkloristikës është mbledhja dhe studimi i traditave
popullore, duke nënkuptuar për traditë jo vetëm besimet dhe opinionin që ka
populli i pakultivuar për faktet dhe dukuritë e universit, por edhe zakonet e
përditshme, për ceremonitë e festave të ndryshme, si edhe manifestimet estetike
të çfarëdo lloji, në prozë a në poezi qoftë. Këtu Selimi na vjen me një tjetër
zhanërr të prozës. Atë pjesë që ka të bëjë me Legjendat..
Kjo
krijimtari merr shtysë nga vende, ngjarje, njerëz realë dhe jo vetëm. Të
krijuar në moment të caktuara këta tregime, e legjenda patën jehonë duke u
pasuruar në përmbajtje dhe në element.
Në këtë mënyrë këto legjenda e krijime popullore për të cilat etnologjia
dhe folkloristja Edibe Selimi Osmani ka respekt e pasion të pamasë dhe i ka
mbledhur ato me aq kujdes e dashuri, përbëjnë jo vetëm art të popullit për
vende, ngjarje, ditë, rite, zakone, por edhe dokumentojnë shtresa të ndryshme kohore, të epokave të
ndryshme, apo dëshmojnë edhe kulturë të vendit nga e ka mbledhur secilin
krijim. Përhapja gjerografike e ketyre krijimeve është e madhe. Ajo përfshin
zona dhe krahina të tëra të shqipfolësve më Maqedoni dhe më gjërë. Kështu është
me interes të përmendim se ka derilegjenda që i përkasin krahinës të Vlorës në
Shqipëri (Legjenda për Orikumin). Këto legjenda dhe krijime zbulojnë më së mirë
tipare të filozofisë moralo-psikologjike sidomos të krahinës të Rekës të
Epërme, por jo vetëm. Si forma të manifestimit epik të jetës, paraqesin ato
fakte që janë në vetvete më tipike dhe më interesante, ngandonjëherë edhe më të
përgjithshme. Nëpërmjet një përfytyrimi të gjallë gati-gati poetik, artistik
arrihet në abstraksione të thella që na paraqesin qartë si drita e diellit sesi
sakrifikohet motra për vëllanë, sesi vëllai mban fjalën e dhënë, se sa e madhe
është dhimbja e motrës për vëllanë, sesa i rëndë është mallkimi i nënës, a
mallkimi i njeriut hallexhi. E pa më të voglin dyshim më i rëndi është mallkimi
i nënës. E ulur mbi rrasat e varreve të të bijve(janë 9 të tillë sipas
numerologjisë ballkanase), nënës ja do zemra loçkën e zemrës, vajzën të cilës
nuk ja ka parë sytë, nuk ka mundur të ndajë dhimbjen e madhe me të. Lotët i
janë shterrur, sytë i janë verbuar. Fjalët i dalin nga zemra. Ngarkesë me të
madhe emocionale zor se mund të ketë. E kur vajza vjen dhimbja shumëfishohet.
Vajza i kërkon Zotit ta kthejë në zog e zogu vajton i kërkon vëllezërit me
britma që i dalin prej shpirti. Kuku! Kuku! E më pas emrat.
Këtu
dallojmë dy koncepte që folkloristja na i sjell si të mirëqena. Së pari
mbishtresimin islamizues. Emrat janë islamë, çka do të thotë që kjo legjende që
vetë Edibe Selimi na e sjell në disa variante, ka vijuar të krijohet e të
mbishtresohet edhe gjatë e pas pushtimit Osman. Së dyti emrat e djemve
asnjëhere nuk janë të nëntë. Mbledhesja duke ruajtur dhe zbatuar me
korrektësinë më të madhe të gjithë rregullat e mbledhjes të krijimtarisë
popullore na bën me dije se subjekti nga i cili i ka dëgjuar këto krijime nuk i
mban mend të gjithë emrat. Këto krijime janë të drehtpërdrejta, të çlirëta, të
thjeshta për t’u kapur,për t’u ndjerë dhe për t’u interpretuar. Aty shihet e
vërteta, ndjeshmëria, shpirti krijues i popullit të cilin autorja na e servir
ashtu siç është. Ndërkohë përbëjnë një kategori më vëte disa legjenda të cilat
etnologja i sjell në formën e gojëdhënave që ekzistojnë tek shqipfolësit e
Rekës dhe të Gostivarit dhe që kanë të bëjnë me atëqë në popull njihet si Ditët
e Plakave. Fjala është për një dukuri të njohur siç është ajo e ftohjes të
motit në ditët e para të muajit prill, ose në fundin e marsit. Pranvera ndonëse
starton me 21 mars ende nuk quhet e mbërrirë pa u bërë edhe ditët e Plakave.
Gjithë këtë fenomen atmosferikpopulli ja atribuon Plakës që kërkoi të sfidonte
dimrin dhe të ftohtët e marsit dhe të shkonte në mal. Nga njëra anë,këto ditë
pranverore personifikojnë ringjalljen e natyrës,gëzimin e madh tënjeriut që
shpëtoi nga dimri i vështirë dhe fillimin e cikleve të reja të natyrës. Nga ana
tjetër janë edhe përpjekjet e të vjetrës për të mos ikur, por edhe kokëfortësia
e plakës që nuk do t’i nënshtrohet kurrësesi motit. Në këtë libër Edibe Selimi
Osmani ka sjellë jo pak, por gjithsejt 22 motërzime të kësaj natyre. Secila
prej tyre ka veçantinë e vet. Metamorfozat që plaka pëson janë deri diku të
ndryshme. Në shumicën e tyre Plaka e di gjuhën e muajve të vitit e përbuz herë
Marsin apo Seçkut- Shkurtin. Nga këto ofendime muaji mars tërbohet dhe kërkon
ndihmën e Prillit “nam /më jep/tre ditë uha ta mbys plakën me xhith sa ka.” Në
një nga motërzimet del ndryshe nga të tjerat. Plaka del e vetmuar në stan, tërbohet
moti dhe ngrin ajo me gjithë pesë a gjashtë copa bagëti. Kemi raste kur njeriu
i drejtohet erës me fjalët: Frij erë e skilfir 1 / Se pobajshë 2 nji trimni,/ E
po mbajtish 3 nji maxhup t’zi...
Duhet
vënë në dukje se Edibe Selimi nuk ka përfshirë në këtë libër vetem legjendat me
elemente të dukshme fantastike, por edhe një numër të vogël legjendash heroike
dhe historike për persona që kanë marrë pjesë në luftërat shqiptarëve për liri,
për figura të mirënjohura historike, që kanë lënë gjurmë në popull me veprat e
tyre siç janë: Hasan Simnica, Deralla, GjonTopalli, Pishtar i arsimit Sefer
Selimi që flijoi jetën për të përhapur arsimin shqip e të tjera figura
historike Përbëjnë një grupim më vete edhe disa legjenda ku mund të flasim edhe
për gërshetim te elementeve fetare me ato civile, sociale dhe njerezore.
Legjenda ku spikat dukshëm përmbajtja fetare, si ajo “Hazreti Mousa ene leleku
pjak”, ku Hazreti (figure fetare e botes islame) bashkohet me lejlekun plak dhe
të dy nisin të qajnë hallet e dynjasë. I erdhi rradha Hazretit dhe e pyeti
lejlekun plak që kishte jetuar më shumë se tre shekuj: ”Na trego se çfarë të
mire ke pa në këtë botë?” E duke transmetuar një filozofi të hollë lejleku
shpjegon se nuk është shumë ilumtur. Të këtij grupimi janë edhe disa të tjera
si: Njeriu me mjekët, Hazreti Hisa që jetoi në varfëri, Hëzri mjekër
bardhë,(këtu spikasin edhe disa elemente mitologjike duke e bërë këtëlegjende
ndër më të veçantat) .
Janë
tejet interesante edhe legjendat që lidhen me toponomastikën e vendeve të ndryshme.
Këto legjenda nga njëra anë përpiqen të japin përgjigje se pse ky apo ai shkëmb
quhet Shkëmbi i Nouses, apo i djalit. Këto përgjigje bazohen në fantazinë
popullore dhe besohen krejtësisht si të tilla. Nganjëhere historitë janë
rrënqethese, përmbajnë elemente tragjikë (Gjuri i nuses). Nusja që sheh të
shkatërrohet dita më e bukur e jetës të saj, që sheh të vdesin para syve të saj
të gjithë dasmorët mallkon. E mallkimi i bën gur njerëzit. Here herë keto
trillime që lidhen me vende të caktuara edhe elemente të inçestit.E veç kësaj
ky grupim përmban edhe rite që bazohen në fuqinë shëruese të gurëve në vende të
ndryshme. Edhe ketu duket dominimi i elementeve mitologjikë që e shtyn në
kohëra shumë të lashta krijimin e ketyre legjendave.
Vetë
autorja ka përfshirë në këtë vëllim dhe disa krijime të cilat kanë atributet e
1
Skilfir—lloj furtune e shpejtë
2
Bajshë- me bë
3
Mbajtish-mbytish tregimeve. Të
mbështjella me një tis të një humori të hollë, ata përcjellin mesazhe
moralizuese. Marrëdhenjet burrë-grua, motër –vëlla, nuse vjehërr, gjithnjë
jepen të përshkruara me nota të një ironie të hollë që jo rrallë arrin deri në
sarkazëm. Janë tregime popullore të lidhura ngushtë me jetën e përditshme të
njeriut me problemet e ndryshme . Këtu mund të përmendim jo pakshembuj. Vajza
dembele bëhet shumë punëtore. Askush nuk e detyron. Ajo nxjerr vetë mësime. Kjo
kategori ka disa motërzime. Diku burri i ri i jep mësime tërthorta nuses
dembele, diku mësimet jepen nga vjehrri. Diku ndërhyrja e nënës të vajzës
dembele është negative, diku babai kënaqet me rrugën që merr e bija. Po ashtu
edhe vjehrri plak që lihet në vetminë e tij kur bijtë shkojnë në emigrim, nuk
ankohet se nuset nuk e kanë parë, përkundrazi i lëvdon shumë nuset. Por e
vërteta del sheshit nëmënyrë të tërthortë përmes “lojës “ që ai i punon nuseve.
Si
përfundim na mbetet vetëm të shprehemi se fondit të Folkloristikës i shtohet
edhe një libër me vlera të jashtëzakonshme.
10.8.2019
Shkodër