E premte, 29.03.2024, 02:27 PM (GMT)

Kulturë

Rrustem Berisha: Tregime të çuditshme nga Ulqini

E shtune, 04.01.2020, 11:16 AM


TREGIME TË ÇUDITSHME NGA ULQINI

Recensoin për librin “Kroni i Zanave” të Gazmend Çitaku, botoi Shtëpia Botuese “Fad” Prishtinë 2019

Nga Prof. dr. Rrustem Berisha

Letërsia trajton tema të varfërish dhe të pasurish, trimash e frikacakësh, besnikësh dhe tradhëtarësh, luftërash dhe paqeje, miqësh e armiqësh, gëzimesh dhe dëshpërimesh, vendesh krimi dhe vendeve të argëtimit. Ajo e kumton jetën përmes rrëfimeve dhe përjetimeve.

Pra, është jeta të cilën e ndjejmë shpirtërisht nga fjalët e ka shumë nga këto i njohim në veprën e Gazmend Çitakut “ “Kroni i Zanave”-Tregime nga Ulqini(Legjenda)”.

Këto tregime më parë janë të thëna nga mendja e popullit në trajtë kallximesh, legjendash. Gazmendi, themi kështu, i ka riletrarizuar. Tema të tilla nga letërsia e tabanit tonë kombëtar kanë trajtuar me sukses Mitrush Kuteli (Tregime të moçme shqiptare – nga këngët kreshnike), Gjergj Fishta (i cili e ka mbështetje rapsodinë e kreshnikëve), Ismail Kadarea, i cili kaptin në trajtë moderne në disa nga legjendat tona më të mira), pastaj Adem Demaçi, Rexhai Surroi, Rexhep Qosja etj.

Gazmendi, si fillestar në shkrimin e prozës, ka ritrajtuar dhe riletrarizuar legjenda të këtij qyteti, por ka treguar prirje të mirë narracioni, duke u dhënë gojëdhënave e legjendave një shtrirje e dimension që e tipizojnë me shenja të veçanta jo vetëm lashtësinë po edhe të sotmen.

Këto tregime e sjellin te lexuesi zërin e gjeneratave të hershme, sjellin vlerën e njerëzve të formuar me karakter të mirë, na i shfaqin pamje të hershme të Ulqinit dhe të rrethinës së tij me komunikimin bashkëkohës që u jep autori. Në këtë mënyrë, sikurse i lexojmë, tregimet çmohen me vlerë më të madhe. Ku gjenden ata rrëfimtarë – dijëtarë popullorë që i krijon e i rrëfen? Nuk janë më në jetë, prandaj autori i ka bërë të flasin në mënyrë të re. Ai nuk ka shprehur pretendime se këtu janë thënë e shkruar të gjitha. Populli i vendit ka shumë më tepër begati letrare. Sigurisht krijuesit e këtushëm do t’i trajtojnë kush në poezi, kush në drama, kush në romane dhe Ulqini do shkëlqejnë ashtu si i ka hije një qyteti me moshë të vjetër.

Mendoj, ashtu si ndihem vetë, lexuesi do të entuziazmohet me leximin e veprës së Gazmend Çitakut. Lexuesit e vendit do të krenohen me Likacenin, me Lutin, me Hysejnin etj., nëpërmes të të cilëve fiksohet tradita e banorëve të këtushëm me veçoritë më njerëzore, atdhedashëse.

Unë përgëzojnë Çitakun për vepra të tjera dhe më të suksesshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora