Kulturë
Përparim Hysi: "Harta" e mirënjohjes
E shtune, 04.01.2020, 10:10 AM
"Harta" e
mirënjohjes
(ese)
Nga Përparim
Hysi
Nuk
ka ndjenjë më të bukur se mirënjohja.
Mirënjohja është tipar i njerëzve me dinjitet. E kundërta e mirënjohjes, është
mosmirënjohja. Nga mirënjohja tek mosmirënjohja është veç një pe i hollë që i
ndanë. Se sa vlerë ka mirënjohja për njerinë,e ka thënë me kohë IMMANUEL KANTI:- Mosmirënjohja është më e liga e
poshtërsive! Pak më vonë se KANTI. LUDWIG van BEET'HOVEN , të cilit ia hëngri
shpirtin i nipi duke u treguar mosmirënjohës për gjithë atë kujdes e dashuri që
tregoi BEET'HOVENI për të, e la me shkrim
postulatin:- Po bëre mirë, do ta paguash me lot!!!
* *
*
Pak
nga pak, dua ta ndërtoj "hartën" e mirënjohjes me shembuj nga
historia e letërsia dhe nga përvoja ( tani po shkoj drejt të tetëdhjetave dhe
më kanë parë sytë jo pak). PUSHKINI tek "Vajza e Kapitenit" ka një
fragment ku reklamohet mirënjohja. Saveliçi, çifuti që i shërbente Zotnisë, i
thotë PUGAÇOVIT, ku ky, rebel ndaj Carit,po i vinte në satër pronarët:- E harrove
atë peliçen prej lëkure? Dhe zemra
e"rebelit" PUGAÇOV u zbutë. NIKOLLAJ GOGOL tek "TARAS BULBA" ka dhe ky
një rast të madh mirënjohjeje. TARAS BULBA,heroi homonim i romanit, është
Ataman dhe me detashmentin e tij prej kozakësh, kanë vendosur që të
"provojnë" shpatat mbi çifutët. Por aty është dhe çifuti JANKEL që i
thotë Atamanit:- Po si do më vrisni mua,kur unë ju kam shpëtuar xhaxhanë?
Atamani u thye dhe i tha:- E sheh atë karrocën jashtë fushimit? Atje , poshtë
asaj karroce fshihu. Dhe,ndërsa Jankeli andej e mbajti frymën,Atamani i priu
repartit për në SEÇ ku jo vetëm"provuan shpatat",por bënë dhe pogrome
ndaj komunitetit çifut.
Kur
po kthehej,ATAMANI hodhi sytë nga karroca. JANKELI nuk mund të bënte përjashtim
se e"thërriste gjaku", mu poshtë karrocës kishte hapur dyqan që
shiste "çerte". Atamani mezi mbajti të qeshurit, por"mikun"
e shpëtoi. Dhe kush? TARAS BULBA që vrau djalin e tij,ANDREI,
se"tradhtoi"...
* *
*
Diktatorët
nuk e njohin mirënjohjen. Përkundrazi: janë shumë mosmirënjohës. STALININ e
shpëtuan nga ndëshkimi (LENINI kish dhënë porosi që të shikoheshim grindjet
STALIN -TROCKI),dy anëtarë të Byrosë Politike të asaj kohe: KAMENIEVI dhe
ZINOVIEVI, të dy,sado çifutë si TROCKI, votuan pro STALINIT. Më tej,TROCKIN e
përzunë dhe sosi në MEKSIKË,ku,me porosi të STALINIT,e vranë. Dy mirënjohësit e
tij, STALINI i vuri para togës së pushkatimit. Njerëzit e"afërm" të
STALINIT (ai nuk ka patur,historikisht,
të tillë), i thërrisnin,në intimitet:KOBA!
KOBA,-
bërtiti njëri prej fatkeqëve,- e njeh mirënjohjen ti?
-
E njoh,- tha qetë-qetë mosmirënjohësi,- është ajo sëmundja e ligë e qenit!!!
Dhe
një diktator tjetër: ENVERI "YNË"!
ENVER
HOXHA qe nxënës në LICEUN FRANCEZ të KORÇËS. Në të njëjtën kohë me të,mbaroi
LICEUN edhe nxënësi HILMI QAZIM HYSI nga
VËRZHEZHA e SKRAPARIT. As e di fare se si mundi ENVER HOXHA të merrte të drejtë
studimi për në MON PELJE të FRANCËS. Se unë flas e shkruaj vetëm për gjëra që
di. Dhe di që HILMI HYSI është xhaxhai im që, pse qe laureat, u thirr në
audiencë tet a tet nga ish-ministrt i
ARSIMIT,MIRASH IVANAJ dhe iu dha bursë
shteti për në MON PELJE në fakultetin juridik. Pra,sado në degë të ndryshme,
shokët e LICEUT qenë bashkë. Siç duket,edhe kur HILIMI HYSI ushtronte detyrën e
gjykatësit në TIRANË, shokët e mbanin miqësinë. Kishte një përkim në këtë mes:
HILMI HYSI qe martuar me MYNEVER
SKRAPARIN,ish- nxënëse e "NANA Mbretneshë" që qe,bashkëshoqe, me
DELIKATEN me të cilën flirtonte ENVERI nën hundën e fashistëve.
* *
*
Vjeshta
e vitit 1947,HILMI HYSIN, e zuri në Gjirokastër si kryetar të asaj gjykate.
Papritur e pakujtuar,jo vetëm e arrestojnë, por dhe e"grupojnë" me
Grupin e dytë të Deputetëve me RIZA DANIN e CO... dhe, pas një gjyqi fars made
in BEDRI SPAHIU, e pushkatojnë në moshën 35-vjeç duke lënë jetime dy vajza të
mitura:njërën 6 dhe tjetrën 4-vjeç. Bashkëshorten, shoqen e DELIKATES,e heqin
familajrisht nga Tirana dhe e degëdisin në një fshat të Lushnjes. Po ç'hyn këtu
mirënjohja ? Në ndihmë,për ta hedhur në"hartë",vjen vet ENVER HOXHA
që pohon me gojën e tij. Ky pohim që na"zgjoi dhe ne nga
gjumi",ndodhi shumë vonë: kur fantazma e BANKOS nuk po e linte të qetë
dhe,për të "shpëtuar" pak nga krimi,tek retushonte një nga veprat e
tij,shkruan: "... kur fashistët më kërkonin me qiri në dorë, në
klandestinitet, jashtë Tiranës, unë nën hundën
e tyre, mu në mes tyre kaloja me biçikletë me Delikaten. Do të thoni ju:-
Po si ishte e mundur? Dhe po vet sqaronte:- A e kini parë një fotografi timen
me syze e mustaqe në Muzeun e Luftës? Atë fotografi ma ka bërë QEMAL STAFA. Syzet dhe mustaqet i lashë se doja t'i
ngjaja atij që më dha letër-njoftimin. Do të thoni ju:- Po si quhej ai miku apo
shoku që iu dha letër-njoftimin?
Aha,emrin
nuk "ia mbaj mend",por mbiemrin e kishte HYSI!!! Dhe Delikates ia dha
bashkëshortja e tij:VERA (shkurtimi i emrit MYNEVER) dhe,prej asaj kohe, në
shtëpi Nexhmijes i thërresim VERA!!! A
ka mosmirënjohje më të ligë se sa kaq? I shpëtoi kokën gjatë luftës dhe i mori
jetën në kohën e paqes. Vetëm e vetëm se mos i demaskohej"trimëria"
në kohën e fashizmit.
* *
*
Dhe
për ta bërë më të prekshme "hartën". Pa modesti të rreme, ngaqë jam
pakëz poet, kam shkruar:-Po harrova të ligën, të më nxjerrin njërin sy. Po harrova të mirën, të m'i
nxjerin që të dy. Unë e kam rrokur mirënjohjen de,ndaj po e bëj këtë
"hartë". Kam qenë një mësues i rreptë, por i drejtë. Do të skuqesha
po të gënjeja: kam përdorur dhe pëllëmbën. Në dyzet e ca vjet që kam punuar nuk
gjen qoftë dhe një nxënës që të thotë një fjalë të keqe për mua dhe kjo më bën
që të ndihem mirë.
Kishte
ardhur demokracia dhe mua, në vitet e fundit të punës, më gjeti si inspektor në
Drejtorinë Arsimore të Fierit. Kisha dalë për makinë se kisha mbledhje në
Ministrinë e Arsimit. U afrua një veturë dhe më qendroi tek këmbët. Hedh sytë dhe shoh:shofer një
ish-nxënës i im që,për ca"kalamallëqe të vogla",por ndëshkoheshin
rreptë në ato kohë dhe kish bërë dhe burg. Shoferi foli:- Profesor,hip se do
paguash atë burgun tim. Jo vetëm më çoi në Tiranë,por më priti deri sa mbarova
punë dhe më ktheu në shtëpi. Kurrë nuk e kam ndjerë veten më të lumtur se sa
atë ditë. Bëhej 100-vjetori i shkollës ku kam filluar punën si mësues dhe,nga
të gjithë,unë qëllova gjallë. Nxënësit e parë të mi: që të gjithë në pension
dhe unë,pothuaj, në një moshë me ta. Duar që zgjateshin dhe nxënëset femra një
nga një puthnin me mall. Por nuk dua të harroj që,njëra,duke menduar se mësuesi
i saj u plak,nxori nga çanta një palë çorape leshi,të shoqëruar dhe me papuçe
leshi dhe nuk dua të shtoj dhurata të tjera që më përlotën.
Isha
në klub në Fier (kam vjete në Tiranë) dhe
dikush bërtiti:- Uh, profesori! U përqafova:qe një nga ata paksa
"rebelat",por tani qe bërë goxha djalë dhe më tha:-Nuk ke nga ia
mban? Do vemë të hamë një drekë. E falnderova,në pamundësi t'i plotësoja
dëshirën, por ai jo vetëm nuk u nda,por nxori njezet mijë leksh dhe më
tha:-Zëre se të dhashë një kafe dhe dëgjo,profesor, nëse ke nevojë të lyesh
shtëpinë,ky është numr im. Kam një kompani që lyej. E përqafova
fort,këtë"xhagajdur" që nuk linte dy gurë bashkë.
* *
*
Të
shtunën e këtij pas tërmeti isha në Fier,se më vdiq një koleg. U nisa me ngutë se qe një njeri i ndershëm që
nuk kishte shok. Pasi e përcolla mikun në banesën e fundit, mbasdite duhet të
kthehesha në Tiranë seimeshoqe qe e vetme
dhe gjysëm e trauamtizuar..Pak vonë për të gjetur makinë, por ja tek
vjen ish-nxënësi im,KADRI BILALI që më
tha:- Profesor,do të çoj unë. U mundova ta kundërshtoja me politesë,por ai jo
vetëm e bëri rrugën,enkas për mua,por më zbriti mu tek dera e shtëpisë.. Kur mbrita
në shtëpi,i bëra një mesazh falnderimi ku theksoaj se më futi në borxh me atë
shërbim aq njerëzor! KADRI BILALI banon në
Fier dhe është noter në qytetin e BALLSHIT. Ka qenë nxënësi im në vtin e largët 1968.
Është sinjifikativ mesazhi i tij dhe
ndaj po e sjell të plotë:
Përshëndetje,porfesor!
Sinqerisht,
borxhi para teje jam unë dhe,ndoshta, gjithë nxënësit e tu. Personai ju dhe AI
që përcollëm dje (është fjala për kolegun e ndjerë, të mirin KOZMA BLIDO,
që,për fat të keq,janë të pakët.Ju kini qenë dhe do të mbeteni udhërrëfyesit e
vërtetë të njerëzve të mirë në jetë. Ju kini lënë shpirtin për ne. Sinqerisht, ju hapët një dritare,përmjet së
cilës, ne filluam ta shikojmë botën ndryshe: me shkëlqim dhe me ngjyra,ashtu
siç paraqitet bota në artin e letërsisë. Nga goja juaj dëgjuam për herë të parë
se ka një Shekspir që ka shkruar
"HAMLET","OTELLO","MAKBETH" dhe të tjerë autorë
që programi i asaj kohe i prekte përciptas apo hiç fare..
E
quaj veten me fat që kam qenë dhe mbetem nxënësi juaj. Ndjej kënaqësi çdo çast
që kaloj me ju. Të uroj jetë të gjatë me gjithë familje. JIni i mirëpritur në
çdo kohë.
Fier,
më 2 dhjetor 2019
Pas
këtij mesazhi kaq prekës si shenjë mirënjohjej, nuk mund të rrija pa shkruar,
kur bota është bërë "polare". Aq më tepër është e prekshme kjo hartë
ku mirënjohja është temë e ditës,për shkaqe kaq alarmante siç është kjo javë
kaq e traumatizur apo javësizmike që vazhdon.
Tiranë, 3 dhjetor 2019