Kulturë
Enver Bytyçi: Sot profesori i madh Anton Çeta do të mbushte 100 vjet
E premte, 03.01.2020, 04:04 PM
Sot profesori i madh, Anton Çeta, do të mbushte 100 vjet! Ai lindi para një shekulli dhe u bë protagonist i një procesi historik që do të kujtohet shumë e shumë shekuj të tjerë.
Para
30 vitesh Profesor Anton Çeta u shndërrua në ikonë dhe protagonist kryesor i
proceseve historike të Kosovës! Ai, së bashku me Profesor Zekeria Cane dhe të
tjerë intelektualë patriotë udhëhoqi aksionin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Ishte
aksioni më i madh i shekujve të shkuar për shqiptarët! Ishte akti sublim jo
vetëm i pajtimit, por edhe i homogjenizimit të shqiptarëve në luftën e tyre për
liri dhe çlirim nga okupatori serb!
Por
Prof. Anton Çeta do të kujtohet gjithashtu si shkenctar i krijimtarisë
folklorike të shqiptarëve, si gojëmjalti i Kosovës dhe shqiptarisë, si modeli i
urtësisë, maturisë dhe mençurisë!
Lavdi
emrit dhe veprës së këtij kolosi të historisë moderne të Kosovës!