E hene, 07.10.2024, 09:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Qaj nënën e vdekur

E diele, 05.01.2020, 01:24 PM


Nexhat Halimi

Qaj nënën e vdekur

Trup i mollës i lulëzuar nën qiell gjatë verës

Jepte fryt me aromë vjeshtës ngjyrë gjaku

Nën hije i flinte fëmija i flinte pranë dhe plaku

E lëviznin ëndrrat në kullë përmes derës

Papritur ra vetëtimë dhe pëlciti shi e ra borë

Mollë e Kuqe degë më degë thau mbi zjarr

Toka zgjoi në gjak e lumi ngriu dhe guri çau

Çasti peizazh të rëndë këputi në krah e dorë

Molla e Kuqe mbeti veç simbol gojëdhënë

Hija e ndiqte hijen vdekjes në ecje ndër gjol

E plaga e qentë e varret në borë nën hënë

Tashmë qiellit gjithnjë në lot fluturon `i sokol

Vjen te kufiri e i dëgjohet vigma në gjëmë

Unë qaj nënën e vdekur në gojë me maramë

gjithnjë

ende pik gjak në bedena të ngrirë

natë lehje qensh deti mbi ëndrra

mbi vjetët mbi ullinjtë mbi fatet

e vjen galera e humb pika e dritës në kala

e një zog e end shpirtin gjithësisë

ende vjen mes robërisë e lirisë

kaq vjet shëtit me një tabut abanozi

e i bën muzikë ceremonisë së amshimit

e jeta zvarritet mbi bedena

herë tjetër bën roje vdekja

ai zogu i zi me pendën e këputur

të bardhë vetëtimë në kokë

e natë digjet e deti mbi ëndrrat

e hëna e kërkon udhën e humbur

afrimi te vetja

ndërmjet ëndrrës e gurit të paepur ik uji

apo gjakut të fjalës vjen halili vjen muji

kuajt në kas kafshojnë kohën nën degë ulliri

udhën e vetme nën hënën ngjyrë hiri

e në kodër me ag hapin varrin nën bli`

e humbur rrjedh cemi hijes së etanen

në flakën e etjes të fluturojë mbi ylberin

e ndjenja e xh perkajt prek gjarprin

përplasjen e ujit magjisë së fjalës

humbur thellë pakapshëm shpirtit të lirisë

ata që ranë për të mund të jenë të mahnitur

me përjetimin e fluturimit mbi dritën

njëshkolona afrohet gur më gur te vetja

e pëlcet vetëtima e në hi merr gjuhë etja

ulli mbi det 2

me fytyrë zoti me frymë guri Ulk

në dritaren me qemer në xhamin nën avull

ta vizatoj galerën detit në flakë

ta zgjoj etjen e fjetur kaq vjet në gjak

ja fedorë pse ulliri mbi det i ka sytë tu

e ka moshën e gurit e flokët e thinjur në kala

lulen e vetëtimës të gjallë në hi

lirinë brenda robërisë flutur në gji



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora