Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur Ylli Baka
E shtune, 04.01.2020, 01:15 PM
Flet këngëtari i mirënjohur Ylli Baka: Kënga e nënës po thyen rekorde;
“Mirëmëngjes nëna ime” është
bërë një hit për një javë
I
kam kënduar babait, dashurisë, por kënga për nënën më ka mbushur me lot
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ylli
Baka ka vite që është një ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor. Me
një zë karakteristik, me një zë plot ngjyra dhe
bukuri natyrale ai është i kërkuar kudo në botë ku ka emigrant shqiptarë
por më shumë në Amerikë. i thjeshtë i
dashur, miqësor, Ylli të bën për vete në bisedë. Të bën çudi mënyra e
komunikimit, pasi ai në çdo bisedë fjalën mik e ka gjënë më të shenjtë. Për të
miqësia është investimi më I bukur në jetë. Me miq thekson Ylli arrihen
rezultate, bëhen mrekullira, arrihen maja. Vetëm je njeri pa vlerë. Kënga e
fundit :Mirëmëngjesi nëna ime” jashtë çdo parashikimi të tij po thyen rekorde.
Ajo për afro 15 ditë po arrin një milion klikime. Zëri tij, orkestra, por mbi
të gjitha dhe teksti I Jorgo Papingjit të tria në unitet ka bërë që klipi I ri
të arrijë majat. Kjo këngë po bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare kudo në
botë. Kjo është magjia e zërit ë Ylli Bakës, magjia e interpretimit të tij
brilant por mbi të gjitha e mirësisë që
ai përcjell kudo që shkon.
Si Lindi ideja për këtë
këngë?
Një
ditë miku im kompozitori Mario Bregu, më
bëri me dije për një vijë melodike me fyell të interpretuar nga virtuosi Mandi
Xhambazi. Janë dy miqtë e mi premtues në fushat e tyre. Mario më tha që kjo
melodi është në ideimin tënd muzikor. E dëgjova me kureshtje dhe atë moment nuk
dhashë arsye. Madje thashë nuk më pëlqen. U largova pa dhënë për ta se si do
vazhdohej. Por melodia më pas s’më hiqej nga mendja.. Seç kishte ai fyell diçka
magjike që të lidhte me tingujt baritor që kur i dëgjon maleve të shtangnin.
Gjithmonë melodia e fyellit më ka mbërthyer dhe më ka bërë për vete. Ka diçka
hyjnore se dhe barinjtë në majë maleve duket se bisedojnë me zotin se janë afër
tyre dhe të vetmuar. Tingujt e fyejve kanë dhe një mall që lidhet me largësinë
e mërgimtarit pasi dhe barinjtë janë si migrues brenda vendit të tyre. Gjatë
mbrëmjes e përcolla shumë herë melodinë
dhe pas disa ditësh kur po kthehesha nga puna
vendosa që të bëj një klip për nënat. Erdhi rrëmbyeshëm kjo dëshirë.
Ishte si një ndjenjë e brendshme që po gjente momentin të shpërthente. Pasi e mendova mirë bashkë me dy miqtë e mi
shkova direkt në studio...
Sigurisht një pjesë të
mirë të suksesit të këngës e ka dhe autori I tekstit. Kush është autori i saj?
Unë
po e them me forcë se një këngëtar nuk mund të triumfojë I vetëm kurrë. Suksesi
vjen me miq me bashkëpunëtorë. Dhe unë një pjesë të suksesit e kam nga
bashkëpunëtorët. Edhe kjo këngë më ofroi bashkëpunëtorë të shkëlqyer. Autori I
tekstit të kësaj kënge është poeti I mirënjohur Jorgo Papingji. Pra pasi shkuam
në studio dhe e përpunuam dhe e dëgjuam
shkuam të nesërmen tek Jorgua... Ishte i sëmurë por sa I thashë që kam
një këngë të re që dua ta kem me ty la shtratin dhe erdhi menjëherë. Ky është
Jorgo, njeriu me zemër të madhe. E bëmë tekstin për gjysmë ore, kënga mori
besimin dhe uratën. Ka shumë nostalgji,
dhimbje, popull brenda kënga. Tani them që në një javë ka mijëra komente dhe
klikime në YouTube. Ka marrë dhenë sepse kënga “Nënë” nuk ka të bëjë vetëm me
refugjatët që u mungon, por dhe për ne.
-Po për klipin si
veprove?
Pyes
mikun tim, parodistin nga Vlora, Afrim Agalliun, se më duhet një aktore ën rolin e nënës. I
shpjegoj këngën se si duhet të jetë në xhirim. Doja ti jepja detaje. Ai më
dëgjoi dhe më tha çfarë do nga mua. I thashë që dua një aktore për rolin e
nënës. Pak më vonë ai më thotë ta gjeta. Më ofroi aktoren Lavdie Bisha. Një
aktore plot temperament. Një aktore që e futi Brenda personazhin e nënës si të
ishte nëna vetë në rolin e jetës. Ajo e ndriti klipin, tamam si një nënë e
vuajtur. Dua të theksoj se erdhi për mua nga Italia, xhiroi dhe iku prapë. Një
artiste e rrallë. E xhirova me MAX production për dy orë. Ndaj tani që po
flasim “Mirwmëngjes nëna ime” është bërë një hit për një javë.
Ku e ndjen të veçantën?
Te
tingulli, muzika, interpretimi, teksti, një unifikim I rrallë. Sa dëgjojnë
njerëzit këtë, tekst fillojnë të gjithë qajnë. Një strofë: mirwmëngjes nëna
ime, si je sot si u gdhive/ thuam ç’të ka munduar,/që gjithë natën ke qenë
zgjuar! E thotë nëna: a more bir të keqen nëna/ natë e ditë të shoh në
ëndrra,/ngrihem e dëgjoj e mjera/ mos troket njeri te dera. Në fund mbaron: E
lus zotin atje lart/ se për juve kam merak/ të ju shoh të gjithve bashkë. Dmth
nëna prêt dhe fëmijët që janë larguar, dhe fëmijët që janë në mërgim, rikthimin
e fëmijëve. Jo vetëm në termin e migrimit, por e kujdesit në përgjithësi nga
ana e nënës, që merr e pyet çdo moment për ne.
Pse ja besove Jorgo
Papingjit këtë?
Ja
besova sepse unë historikisht kam punuar me dy pena të forta, me Arben Dukën
dhe Jorgo Papingjin. Nuk e di pse atë ditë, u drejtova te Jorgua dhe pse unë
punoj dhe vetë me tekstin. Port ë jem I sinqertë Jorgo është pak më I thjeshtë,
më I qetë në bisedë, më I shtruar, kështu ia besova atij.
Pra thua është i
realizuar si tekst?
Nuk
ke çfarë i shton. I ka thënë të gjitha. Brenda në vargje ka mallin, dhimbjen,
trishtimin, ankthin, pritjen, dëshirën, kujdesin, pagjumësinë, çdo gjë të bukur
që ka lidhje me nënën.
Unë
them se si kjo këngë skam për të bërë këngë më të bukur. I ka kaluar
parashikimet.
Mendoj
se duhej kjo këngë, sepse kam bërë këngë për baballarët, qytetet, dashurinë,
shoferin, kam bërë për tërë Shqipërinw
edhe babain tim e kam nxjerrë në një klip. Mungonte nëna.
-Çfarë veçon tek klipi
ri?
Ky
klip është një harmoni mes kompozitorit, këngëtarit dhe tekstit. Rrallë ndodh
kjo harmoni e tillë. Kjo tregon dhe për dashurinë e bashkëpunimit. Unë kam
bashkëpunuar me shumë kompozitorë, poetë, muzikantë, por pa ata s’mund të bësh
dot asgjë.
Kush është mesazhi I
kësaj kënge?
Një
sekret profesional, të gjitha këngët që xhiroj nga kolegë, miq dhe të huaja, të
gjitha kanë sukses. Kemi këngët e patriotëve tanë, të Grupit të Ali Pashës që
janë të pathyeshme. Të thyesh hite është shumë e vështirë. Kanë kënduar shumë
për nënën, kushdo ka kënduar. Por që të thyesh këto hite, është shumë e vështirë.
Pra me këtë klip mendoj se kemi thyer hite. Vetëm me dy fjalë e kemi thyer
hitin apo hitet e mëparshme. Kemi sjellë atë që se ka gjetur njeri. Dhe mesazhi
është ky: “mirwmëngjes nëna ime” kjo ishte fjala sekrete dhe vija melodike me
fyell. Ky është sekreti. Kjo ishte dhe
mbetet specifika e këngës.
Fjalët
janë kënga. Nëse nuk di si të goditësh me fjalë, sado e bukur të jetë muzika,
nuk bën dot gjë. Në këtë këngë harmonizuam çdo gjë. Ta gëzoni këngën nëna të
dashura.