E enjte, 28.03.2024, 02:44 PM (GMT)

Kulturë

Vahit Nasufi: Tradhtares

E shtune, 04.01.2020, 11:31 AM


Vahit Nasufi

TRADHTARES

Në vitet e arta të rinisë,

Ishin ditët e lumturisë,

N`kohën e bukur t`beqarisë,

Ishte fillimi i dashurisë!...

Kurgjë tjetër nuk mendoja,

Por, cilën vajzë ta dashuroja,

Një çapkëne më pëlqeu,

Zemrën shpejt ma rrëmbeu.

Mjedis hollë shtat selvi,

Sytë e saj si rrush i zi,

Kishte gojën si kuti,

Buzë të ëmbla si qershi!...

E dashurova atë vajzë t`bukur,

Pas më vinte porsi flutur,

M`thoshte i dashur, hej aman,

Të kam shpirt, të kam xhan!

Dashurinë kur e filluam,

Njëri - tjetrit, i premtuam,

Dashurinë tonë të vërtetë,

S`ndahemi kurrë n`këtë jetë.

Por, pas një viti më tradhtoi,

Ajo, mendjen e ndryshoi,

Shpejt prej meje u largua,

Pse i besova kam gabua.

Ah, moj vajzë, moj lajkatare,

Serioze s`qenke fare,

M`paske dashtë për avanturë,

Këtë prej teje s`e prita kurrë.

Tjetrin djalë, kur e dashurove,

Për lidhjen tonë, a i tregove?

Nëse jo, shumë ke gabua,

Edhe atë e ke mashtrua.

T`mirën vetes kush ia donë -

Një herë në jetë dashuron!

E zgjedh djalin që i pëlqen,

Kurrë në jetë nuk e gënjen.

Ndër mend, një duhet ta keshë,

Me të e lumtur kurrë s`do t`jeshë,

Pasi tradhtove dashurinë e parë,

Tjerat kurrë s`të shkojnë mbarë.

Ku i ke fjalët që m`i ke thënë?

Ku e ke besën që ma ke dhënë?

A e din, ti moj tradhtare -

Kështu s`vepron femra shqiptare!

A t`kujtohen ato takime,

Kur më thoshe: "Zemra ime"?!

Kur më thoshe: "Shumë të dua"!

Gëzim i madh ishte për mua!

Sa herë t`hidhesha n`përqafim,

Ti më thoshe: "Shpirti im"!

Sa herë belin ta kam rrethua,

Ti, për qafe më ke shtërngua!...

A e dinë kur ma dhe besën,

Se me mua do t`bëjsh fejesën,

Kur të merrja në krahërorë -

Me ty thoje - do t`bëj kurorë.

E mbaj mend, kurrë se harroj,

Kur më the nuk të tradhëtoj,

Vetë m`thoje, me ty krenohem,

Kurrë prej teje s`do t`largohem!

S^kam menduar kurrë më parë,

Se me një tjetër të kam ndarë!

Unë t`kam dashur, ty për s`tepër,

S`kam besua se donë një tjetër!

Keq i bëre ti vetëvetes,

Nuk e dinë shokun e jetës,

Me një më shumë, me një më pak,

N`fund martohesh me një plak!

Ajo që ka pasë disa lidhje,

Nuk ka vend as ndër familje,

Dhe ndër popull dëgjohet shpejt,

Me gisht drejt saj, do t`bëjnë krejt!

Është traditë ndër shqiptarë,

T`jemi t`pastër si qelibar,

Ta ruajmë nderin dhe moralin...

Se gabimet nuk na i falin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora