Kerko: a
Dedë Preqi: Çmimi Nobel nuk i takon një shkrimtari rebel
E merkure, 16.10.2019, 09:00 PM
ÇMIMI NOBEL NUK I TAKON NJË SHKRIMTARI RREBEL
Nga
Dedë Preqi
Do
duket si një teatër absurdi, nëse Çmimi Nobel, do përbuzej në këtë mënyrë, duke
e marrë edhe të pa merituarit, sikur në këtë rast tëshkrimtarit Peter Handke
nga Austria, sepse përveq se do të ishte një retrospektivë ndaj gjinisë letrare
dhe Letërsisë Botërore, një gje e tillë ngjall shumë reagime dhe përçarje në
mes popujve, kur autori i këtij nobeli të pa merituar ishte paraqitë hapur para
botës, në mbrojtje të kriminelit dhe kasapit të Ballkanit S.Millosheviq, si
edhe kundër NATO-s, që kishin për qëllim çlirimin e popullit shqiptarë të
Kosovës.
Do
të ishte «nënçmim» për një Institucion
të lartë dhe të veçantë e me vlera universale, i cili do bëhej pre e një
logjike të tillë, duke ia humbur vlerën këtij titulli të madh Nobelian të
vepres njerëzore, dhe si pa turp dhe konsekuencë morale e njerëzore ngritet një
njeri i tillë mbi njëmendësinë botërore pa meritë.E kanë latinët e vjetër një
thënje të veçantë, «non bis in idem»-që do të thotë, mos u përseritë më.
Kjo
dëshmon se ndaj shqiptarëve edhe Evropa po e përvetëson sëcilën ditë e më shumë
një politikë ndryshe, apo tërësisht të njëanshme, dhe kjo anshmëri e ka
përcjellë Kosovën dhe popullin e saj deri në ditët e sotme, duke e lënë
popullin SHQIPTARËsi të përjashtuar, nëse marrim parasysh pozitën e tyre si
dytësore, kur shkrimtari i madh i këtij populli Ismail Kadare, disa herë
konkuron për një Nobel, që e meriton me veprat e veta të karakterit letrar
botëror, dhe deri me sot sikur mbetët në bankat rezerve të këtij Institucioni.
Duke
dhënë një shpjegim të thjeshtë për shkrimtarin austriak Peter Hadke, ky autor
do quhej si një mjeshtër i madh i Letërsisë austriake dhe botërore me një stil
të veqantë që ka në këtë lëmi, sidomos në prozën e tij të shquar, por
shkrimtarin në fjalë e bënë edhe më të «shquar», mbrojtja e tij e vazhdueshme e
kriminelit Millosheviq, duke shkakëtuar polimika të shumta në opinion dhe
rajon, i cili në paraqitjet e tij publike kriminelin e quan hero dhe mbrojtës i
popullit serb.
Një
gjë e tillë do ishte krejtësisht iracionaleme vlerat e Letërsisë dhe ato
universale dhe nuk do shquhej vlera e këtij Institucioni N O B E L, nëseveprat
njerëzore e marrin vlerën e tyre në këtë mënyrë,apo Akademia Suedeze do të
nominonte me një çmim të tillë edhe autor kontravers, ku një qëndrim i tillë do
shdërrohet në të kundërtën e Nobelit në «Ç`NOBEL» dhe për këtë donominohen edhe
autorët që janënë përkrahje përveq Millosheviqit, edhe të Qaushevskit, Gadafit,
E.Hoxhës, Sadamit, Erdoganit dhe shumë diktatorëve të tjerë të botës.
Populli
shqiptarë nuk është urrejtës dhe as dhunues i një populli në rruzullin tokësor,
por dhe as xheloz ndaj austriakut e shkrimtarit Peter Handke, si nominues i
Çmimit Nobel për Letërsi, por një rast i tillë, sipas rregullave dhe parimeve
të titullit Nobel, që jep Akademia Suedeze, për vepra të shquara të kësaj lëmie, këtë herë nuk e ka goditur
cilin e vet, por e ka çoroditur tradicionin dhe parimin e këtij titulli të madh
botëror.