Mendime
Zymer Mehani: Skandal dhe turp për Komitetin Nobel
E enjte, 10.10.2019, 07:32 PM
Skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin për letërsi
Reagim nga Zymer Mehani
Shkrimtari
austriak Peter Handke (1942), fitues i çmimit Nobel në letërsi (2019), është
proserb dhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s (19990), si dhe
një mbështetës i ish- kriminelit Slobodan Millosheviq. Ai i mohoi masakrat e
serbëve ndaj popullatës civile të shqiptarëve të Kosovës.
Peter
Handke, më 2015 mori edhe një çmim nderi nga Serbia, ngase ai e kundërshtoi
botën perëndimore në vitet ‘90 kur e shkruajti esenë “Drejtësi për Serbinë”.
Ashtu
si ishte i tronditur publiku i huaj dhe vendës nga mendimi i tij për
Millosheviçin, i cili sipas tij nuk ishte aspak nacionalist dhe se dëshiroi të
ruante Jugosllavinë, po ashtu është tronditur edhe sot, kur u bë nobelist për
letërsi. Është krejtësisht skandaloze vendimi për ndarjen e çmimit NOBEL një
figure të tillë, kur fare mirë dihet se ai këmbëlnguli se madje Millosheviqi
nuk ishte diktator dhe një kasap i Ballkanit. Miqësia me Millosheviqin duket se
është forcuar me kohën kur shkoi në Hagë dhe Handke shkoi ta vizitojë. Ai edhe
në varrim të Millosheviqit shkoi, duke deklaruar se prania e tij në varrim
ishte një çështje tërësisht private.
Ky
është skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter
Handken me çmimin për letërsi…