Mendime
Kastriot Myftaraj: Pse u ftoh Zonja Merkel me Edi Ramën
E shtune, 05.10.2019, 10:50 AM
Pse u ftoh Zonja Merkel me Edi Ramën
Nga
Kastriot Myftaraj
Edi
Rama na u mburr për disa vite se kishte krijuar një marrëdhënie të posaçme me
Kancelaren Merkel, të cilën e bënte për të qeshur me shakatë e tij. Shkurt,
Kryeministri jonë krenohej që ishte bërë gaztori i Zonjës Merkel. Por tashmë
kjo lloj marrëdhënie ka marrë fund. Shkaku nuk është se Edi Ramës i kanë
shterur shakatë e tij. As se Zonja Merkel u vetëdijësua se Edi Rama ka krijuar
një regjim hybrid politiko-mafioz, siç thotë Opozita. Merkeli ka qenë
mjaftueshëm e informuar për Edi Ramën qëkurse e takoi për herë të parë atë si
kryeministër. Por Merkeli e ka toleruar Ramën si njeriun e përzgjedhur nga
amerikanët për të sunduar Shqipërinë. Meqënëse Kryeministri i Shqipërisë doli
të ishte një gaztor interesant, Merkeli krijoi diçka si një marrëdhënie të
posaçme me të, ashtu si ndodh me kllounët në skenë, kur jemi në një cirkus.
Befas
Zonja Merkel u ftoh me Edi Ramën. Kjo ndodhi për shkak të një anekdote polake
që ai i tregoi asaj. Edi Rama e kishte dëgjuar anekdotën nga nëna e tij Aneta,
e cila ka kryer studimet universitare në Poloni, në vitet pesëdhjetë. Sipas
kësaj anekdote, pula polake nuk bën vezë në kotecin gjerman. Edi Rama ia tregoi
anekdotën Merkelit kur u takuan në një rast, dhe ai ishte në dijeni se Zonja
Merkel kishte pasur një bisedë të vështirë me Presidentin dhe Kryeministrin e
Polonisë, për shkak të politikave të brendshme të këtij vendi, në kundërshtim
me parimet e Bashkimit Europian.
Edi
Rama u habit shumë që reagimi i Merkelit ndaj anekdotës ishte i tillë që dukej
se ajo e kishte marrë atë që iu tha si një fyerje personale ndaj saj. Më pas
Rama pyeti shumë vetë për shkakun e reagimit të Zonjës Merkel. Një prej të
pyeturve është ai që ma tregoi mua këtë histori. U gjend dikush që i dha një
shpjegim bindës Ramës për reagimin e Zonjës Merkel.
Shpjegimi,
në terma të anekdotës, është ky: Zonja Merkel është tekefundit një “pulë polake
në një kotec gjerman”. Gjyshi dhe gjyshja e saj janë polakë etnikë, të vajtur
në Berlin. Nga ana e gjyshit nga babai, mbiemri i saj është Wojciechowski. Më
pas, në Gjermani, gjyshi i saj nga babai mori mbiemrin e gruas së tij,
gjithashtu polake, Kazmierczak. Këtë e gjermanizoi si Kasner. Angela Kasner, u
bë Merkel, në sajë të martesës.
Anekdota
e ka fyer Zonjën Merkel sepse vërtet që kjo “pulë polake” nuk bëri “vezë” në
“kotecin gjerman”. Ajo nuk pati fëmijë në asnjë nga martesat e saj. Kështu
përfundoi karriera prej gaztori e Edi Ramës, në shërbim të Kancelares së
Gjermanisë.