Mendime
Florim Zeqa: Vota për Isuf Berishën, votë për ndryshim dhe zhvillim
E shtune, 28.09.2019, 08:14 AM
Vota për Isuf Berishën, votë për ndryshim dhe zhvillim
Shkruan Florim Zeqa
Kandidati për deputet numër 106 në listën 134 të LDK-së,
Isuf Berisha rrjedh prej një familje të madhe, bujare dhe me tradita të pastra
atdhetare. Sikurse gjatë shekujve të kaluar, edhe përgjatë historisë më të re
të Kosovës, Isuf Berisha me familjen e tij dhanë kontribut të çmuar në lëvizjen
paqësore dhe demokratike për çlirimin e Kosovës, të kulmuar me pjesëmarrjen
aktive në luftën çlirimtarte të viteve 1998/99.
Isuf Berisha ka lindur më 15.09.1964 në fshatin Gjurgjevik i
Madh, komuna e Klinës. Është i martuar, është kryefamiljarë i mirë dhe shumë i
përgjegjshëm.
Isuf Berisha karrierën politike e ka filluar nga viti 1989,
përkatësisht nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ishte
anëtarësuar dhe angazhuar në mënyrë aktive në lëvizjen paqësore dhe demokratike
(LDK), fillimisht në fshatin Gjurgjevik i Madh si anëtarë i Aktivit, më pas
edhe kryetar i Aktivit të LDK-së dhe
kryetar i nëndegës së LDK-së për Bashkësinë Lokale të Jashanicës dhe
kryetar Këshillit për Financim.
.
Kandidati për deputet numër 106 në listën e LDK-së, nga viti
2000 e këndej ishte bashkëpunëtorë i afërt i kryetarit të parë dhe historik të
komunës së Klinës, z.Ismet Rraci, pastaj bashkëpunëtor i veprimtarëve të shquar
të LDK-së që kanë lënë gjurmë të pashlyera si; Kolë Berisha, Hamit Krasniqi,
Prenk Gjetaj, Anton Kola, Fadil Gashi e shumë veprimtarëve të LDK-së rugoviane,
që ishin themelues të degës së LDK-së në
Klinë.
I vlerësuar për kontributin e çmuar dhe të jashtëzakonshëm,
Isuf Berisha është zgjedhur delegat nga dega e Klinës për Kuvendin Qendror
Zgjedhor të LDK-së në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit partiake është zgjedhur
anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në
Klinë, degë e cila udhëhiqet nga komandanti i vijës institucionale z.Fadil
Gashi.
Këtu vërehet qartë, se nuk ishte i rastësishëm nominimi i
Isuf Berishës për deputet nga dega e LDK-së në Klinë për zgjedhjet e
parakohshme parlamentare, i cili mori votat unanime në kuvendin e kësaj dege si
kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, aktiviteti i kandidatit numër 106 në listën e LDK-së
nuk përfundon me kaq. Krahas veprimtarisë politike, Isuf Berisha shquhet edhe
për veprimtari të suksesshme afariste.
Isuf Berisha është themelues i biznesit privat "Burimi
SHPK", kompani e cila merret me ndërtime të larta, ku deri më tani ka
ndërtuar më shumë se 5 objekte të banimit të përbashkët në Prishtinë me
standarte evropiane.
Isuf Berisha është pronarë edhe i Fabrikës së Ujit të pijes
"GRAND", e cila shquhet për prodhim cilësorë të ujit. Vlenë të ceket,
që krahas përmbushjes së nevojave vendore, kjo fabrikë eksporton ujë të pijes
edhe në disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Lindjes së Mesme.
I vlerësuar për cilësi dhe i çmuar për saktësinë dhe
seriozitetin në punë, Isuf Berisha ka arritur të krijojë ura bashkëpunimi me
investitor të jashtëm, siq janë ata italian, me të cilët ka organizuar edhe
Panairin e produkteve italiane në Prishtinë.
Moto e punës së politikanit të dëshmuar dhe biznesmenit të
suksesshëm Isuf Berisha është puna me nder, sinqeriteti, dalja zot e fjalës së
dhënë, korrektësia dhe saktësia e
veprimeve.
Isuf Berisha me shpirtin e tij human shquhet edhe për
bamirësi dhe solidaritet, duke ju qëndruar gjithnjë afër njerëzve që kanë
nevojë për ndihmën e tij.
"Ne shpesh mendojmë për internacionalizimin e raporteve
me vendet e largëta, është e rëndësishme edhe kjo, por më e rëndësishme dhe me
vlerë është t'i shfrytëzojmë energjitë tona të zhvillimit me shtetet përballë
dhe shumë afër nesh" (Isuf Berisha).
Ky është kandidati numër 106 për deputet në listën 134 të
Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isuf Berisha, është binomi më i suksesshëm
Politikë-Biznes në Republikën e Kosovës në shërbim të të gjithë qytetarëve të
vendit tonë.