Mendime
Mehmet Musa: Markalleshët, trima dhe atdhetarë nga Vraniqi
E enjte, 26.09.2019, 07:44 PM
MARKALLESHËT, TRIMA DHE ATDHETARË NGA VRANIQI
-NANA
HANË, MBURRET ME GJAKUN E TË BIJVE TË SAJË !-
Shkruan:
Mehmet MUSA
Që
nga Malësia e Gjakovës, malësia e mbishkodrës e anë e kënd Kosova ka dëgjuar
për oxhakun dhe gjakun e Markalleshve të Vraniqit. Ku çdo herë forcat okupatore
që vinin në këto troje, qoftë me Kuran nën sqetull, qoftë me Bibël nën sqetull,
qoftë me kryqin ortodoks, siq ishte lufta e fundit në Kosovë e që udhëhiqej nga
kisha pansllave serbe, thyenin dhëmbët dhe lenin kockat, siq kemi ndëgjuar nga
këngët rapsodike dhe historia jonë e lavdishme se, çdo armik që na ka mësyer
është ardhë me pushkë e,eshtë kthyer pa krye !
Do
flasim që nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi kurë pas luftës së dytë
botërore më shumë se gjysma e Shqiperisë natyrale, me dhunë, terror e bajoneta
u aneksua nga Jugosllavija, me ndihmën edhe të kolaboratoristëve shqiptarë dhe
të Europës shtrigë. Megjithate sa herë që e kërkonte nevoja dhe nderi i
Arbërit, Markalleshët nuk kursyen edhe pikën e fundit të gjakut për ta ujitur
me gjakun e tyre të pastër tokën e Arbërit.
Në
luftën e dytë botërore, ra dëshmor në Tropojë në fund të vitit 1944, Dedë Pashk
Lleshi, ndërsa Tunë Mark Lleshi, si njeri autoritativ dhe me za i kësaj ane çdo
herë ishte në ballë të pajtimit të ngatrresave dhe gjaqeve ndër popullin tonë,
bile, kishte raste që armiqët e kombit tonë përpiqeshin të fusnin urrejtje dhe
përqarje në kombin tonë në mes vëllezërve të një gjaku (të besimit krishterë
dhe musliman), por plakun e urtë dhe nam madh Tunë Markun nuk mundë kush ta
kthente prapa pa e shtrie dorën e pajtimit, shpeshherë përdorke si shembull
nëpër oda se: ortodoksin Fan Noli, katolikun Luigj Gurakuqi dhe muslimanin
Bajram Curri, a ka mundë kush ti ndajë ndonjëhere për të mirën dhe çlirimin e
Atdheut ? Jo, kurrën e kurrës e, aq do mundë të na ndajë e përqajë, sot e mot
katolik, musliman e ortodoks, deri sa Shqipëria e katër vilajeteve të bëhët një
Shqipëri.
Dhe
në luftën e dytë botërore në Smelovicë dy herë plagoset nga forcat malazeze që
donin ti okuponin vëllezërit tanë në Tregun e Ri (Novipazar),Tutin e Rozhajë e
Peshterë. Hapave të babait eci edhe i biri , Mark Tunë Lleshi , qoftë në
pajtimin e gjaqeve,dhe ngatrresave, qoftë me propagandën nëpër darsma dhe morte
kundër pushtuesit serbosllav deri sa damari i tij rrodhi gjak në betejën e
lavdishme dhe të pabarabartë të familjes Lleshi, ku ishin në front i madh i
vogël e i madh, burra, gra , djem e qika përballë, me forcat serbe ku bien dy
dëshmorë me 07 gusht 1998, në fushën e nderit për të rilindur prap dhe ku
dhjetë herë paguajnë veten .
Pra
7 gushti i vitit 1998 ishte dita e lavdisë dhe krenarisë sepse në familjen
Lleshi hyn në altarin e pavdeksisë, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi.
Lufta po merrte përmasa për jetë a vdekjedhe Pren Zef Lleshit nuk i zihej vendi
vend në Zvicërr që punonte nga viti 1986, ku edhe pse ishte caktuar nga shokët
në ushtrimin e shum detyrave me rëndësi në shërbim të çështjes së atdheut,
qoftë për grumbullimin e mjeteve financiare për UÇK-në , qoftë në organizimin e
vullnetarëve për tu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe një ditë të ftohët. Dimërit
të nëntorit 1998, pa u hamendë fare, përshendetet me shokët duke iu thënë
lamtumirë shokë e lamtumirë toka e Zvicrrës, se Kosova duke u kallur flakë e
duke u djegë edhe fëemija në bark të nënës, Pren Zef Lleshit i ka hije të jetë
krah për krah në front me vëllezërit e mij dhe në fillim të dhjetorit Pren trimin
e gjenë në front aty ku maten burrat e motit.
Trualli
i tyre tani kishte marë një pamje tjetër, aty pushonin dhe gjenin strehë si
trimat e motit Shkelzen Haradinaj me shokë, Markalleshët u bënë krah i djathtë
i
Ramush
dhe Shkelzen Haradinaj. Po edhe Memë LLeshi vellau i Prenit dhe Gegës ishte
fjalë pak e trim i pamatur, punëtor dhe që e gjejmë në ballë të detyrave që
kërkonte nderi i Atdheut, që nga viti 1990 në protesta e demonstrata e deri të
dalja në fushë të UÇK-së, nuk u ndal deri në natën e kobshme të 28 janarit 1999
ku bien për të mos vdekur kurrë dy vëllezërit Memë dhe Pren Lleshi në pritën e
Godenit në Has të Gjakovës, bien duke e shkrepur deri edhe fishekun e fundit
duke lënë përtoke shumë xhelat të zi dhe duke e paguar shumfish veten.
Tani
familjes Lleshi ju shtue nderi dhe lavdia edhe me shumë,nga dy u shtuan në ,
katër dëshmorë, të Atdheut me një dëshirë të vetme, nga fjalët e tyre të fundit
lanë porosi që"lufta të vazhdohet deri në fitore". Dhe porosinë e
tyre e çuan në vend duke mos e ndalur kurrë pushken Markalleshët dhe sidomos
djemtë e këti trualli: Deda, Nika, Toma e deputeti i ardhshëm i kuvendit të
Kosoves Gegë LLeshi, deri sa u nxjerr nga Kosova edhe ushtari i fundit i
hitlerit Sllobodan Milosheviqit.
Një
natë në vitin që shkoi, isha mysafir, te oxhaku i Markalleshëve erdhi e na foli
nënë Hana, një grua malsore e plot tipare burrërie edhe pse kishte dhënë dy
djem, kunatin dhe djalin e kunatit në luftën e UÇK-së, ndihej krenare e shum e
fortë, dëgjova nga goja e saj fjalë që kurrë s´kisha dëgjuar gjerë mëe tani.
Dëshmorët
e Markalleshëve i kryen dy detyra gjatë jetës së tyre, në njërën anë i falën
gjakun Atdheut, që e patën amanet nga të parët dhe në anën tjetër, ua mbyllën
gojën armiqëve të kombit tonë që u përpoqën ta njollosin luftën tonë clirimtare
me lloj epitetesh, se:lufta që po zhvillohej në Kosovë është luftë
fundamentaliste e muxhahedine,dhe çdo here gjatë tërë historisë mijavjeçare
populli ynë dëshmoj se në luftë për çlirimin e Atdheut si vëllezër të një gjaku
kan marë pjesë katolik, musliman e ortodoks sepse në damarët e tyre të gjithë
kan gjak Arbëri. Pra jemi dhe ndihem tejet krenarë që gjaku i Markalleshëve u
bë bashkë me lumenjët e gjakut të Prekazit legjendar e Gllogjanit heroik e të
gjithë dëshmorëve tjerë anë e kënd Atdheut, që njëherë e përgjithmonë ti
nxjerrim nga vatrat tona bishat e egra të karpateve, tha lokemadhja Hana Lleshi
nga Vraniqi i Gjakovës!
Lavdi
gjakut dhe oxhakut të Markalleshëve!
Lavdi
dëshmorve të Atdheut!
Rroftë
kombi shqiptar!