Mendime
Astrit Lulushi: Njeriu i parë
E diele, 06.10.2019, 09:00 AM
..njeriu i parë
Nga
Astrit Lulushi
Pyetja
është: A ka patur njeri të parë? Nëse po, ai duhet të ketë udhëtuar në rrugë të
verbër, rrugës që një ditë i vjen fundi, ku njeriu edhe pse me dëshirë për të
jetuar është i detyruar të marrë fund. Por, nëse përgjigja është jo, atëherë
njeriu nuk është as i pari e as i fundit i llojit të vet, ekzistenca e tij
është pa nisje e pa mbarim. Çështja, pra, i ngjan një nate me qiell pa re, ku
syri i pa vemendshëm nuk dallon gjë veç errësirës, ndërsa syri kurreshtar
vështron qindra yje ose miliona nëse nuk lodhet të numërojë.
Njeriu
është qenia më e gjallë dhe më e mistershme; ai nuk e di nga vjen dhe kështu,
nuk ka si ta dijë as se ku shkon. Shkencëtarët thonë se njeriu u krijua nga një
mikroorganizëm. Teologët qeshin dhe mësojnë se njeriu u krijua jo më larg se 6
mijë vite më parë. Por asnjë nga këto ide nuk është pranuar nga të gjithë,
prandaj mbeten të diskutueshme dhe në konflikt me njëra tjetrën.
Nëse
njeriu ka ekzistuar gjithmon?, dhe ka qenë siç njihet edhe sot, me të gjitha të
metat dhe të aftësitë; kjo është ide jo shumë e rrahur, dhe shumë pak vetë
përpiqen të thellohen, ose nuk duan ta kuptojnë se gjithësia, përfshi njeriun
në ‘të, janë të përhershëm, pa fillim e pa fund.
Të
gjitha fetë dhe filozofitë e ndryshme tregojnë për të vërteta, flasin për
parime e zakone, që në thelb janë të njëjta. Shkrimet e autorëve të lashtë,
njeriu i sotëm i studion e nxjerr mësime. Arsyeja është se njerëzit më të
shquar në të gjitha kohërat kanë thënë të njëjtat gjëra shumë të vjetra, por që
gjithnjë tingëllojnë të reja. Nëse njeriu sot mendon, frymëzohet e shkruan
bazuar mbi mësime a ide t? lashta, atëherë lind pyetja: Po autorët e atyre
kohërave mbi çfarë bazash i paraqisnin a i shkruanin idetë e tyre? A nuk duhej
t’i kishin mësuar ato diku a prej dikujt tjetër më parë, apo të njëjtat ide
vetëm qarkullojnë duke u përsëritur në kohë të ndryshme? Pyetje e prirje
mendimesh të tjera të ngjashme tregojnë se gjithçka që njeriut i nevojitet për
udhëzime në jetë ose kanë ekzistuar gjithmonë, ose njeriu i ka brenda vetes dhe
ndërgjegjja i thotë se çfarë të bëjë dhe çfarë të shmangë për të mos humbur
synimin.