Mendime
Dedë Preqi: Efekti i votimit në kuptimin e ndryshimit
E shtune, 05.10.2019, 03:35 PM
EFEKTI I VOTIMIT NË KUPTIMIN E NDRYSHIMIT
Nga
Dedë Preqi
Nuk
duhet që eksperienca e jonë kosovare gjatë periudhës së pavarësisë të
orientohet vetëm aty ku dominon zhgënjimi dhe ta kopenzojë këtë fatkeqësi me
një zhgënjim tjetër, duke i shëruar plagët e vetëshkaktuara në këtë model, por
si gjithë të tjerët që i kaluan këto sfida edhe ne presim ti tejkalojmë, duke i
hapë rrugë të ardhmës tonë përmes ndryshimeve të mundshme.
Gjatë
kësaj kohe parazgjedhore, gjegjësiht gjatë fushatave partiake, janë vëzhguar
programet dhe premtimet e liderëve të ndryshëm, të cilët nuk i shmangën edhe
premtimeve abstrakte dhe marramendëse, ku Kosova dhe qytetarët e saj, do të
krahasoheshin me vendet më të zhvilluara në rajon, por ata mendojnë ta
shfrytëzojnë lirinë e tyre në këtë mënyrë para qytetarëve të vet, duke
mashtruar sikur edhe herave tjera…
Është
e turpshme për gjithë ata që arsytojnë sjelljet e tyre abuzive dhe korruptive
ndaj popullit të vet, dhe tani të njëjtit njerëz, japin premtime se do ta
luftojmë një gjë të tillë abuzive, që ishte deri më tani, dhe ky rrezik (në
kuptimin e higjenës shpirtërore) është objekt psikologjik i sëmundjes
shoqërore, të cilin duhet ta shërojmë vetëm përmes votës së popullit.
Nga
gjithë kjo mjegullirë e ç’rregullimit tonë shoqëror, ne duhet të mësojmë edhe
pse gjitha shoqëritë dhe grupet njerëzore përbëhën nga njerëz të ndershëm dhe
të pandershëm, në këtë domethënje, asnjë grup njerëzor nuk i përketë vetëm të
mirëve, por ajo që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, i ka kaluar të gjitha
prigjet dhe përmasat e një shoqërie normale për shkak të pushtetëve dhe
qeverisjeve të dobëta.
Prandaj,
erdhi dita e votimit dhe ndryshimeve në vendin tonë, dhe para kësaj çështje,
duhet t’ia adresojmë vetës disa çështje, sidomos kur populli e humb besimin në
ardhmërinë e vet, ai gjithashtu e humb edhe qëndrimin e vet shpirtëror,
duke u ballafaquar me shpresat e jetës,
dhe përgjigja tipike e këtij njeriu, i cili si argument e merr kthimin e
besimit, që synimin e ka për një jetë më të mirë dhe më të begatshme.
Edhe
pse në mesin e shoqërisë tonë ekzistojnë sadist, në kuptimin më të qartë
kliniko-shoqëror, të cilët dëshmuan metoda brutale ndaj kësaj shoqërie, përmes
krimit dhe korrupsionit, ku ndjenjat e qytetarëve sikur janë topitur nga
durimi, së paku është afruar një shansë me rastin e këtyre zgjedhjeve, që të
ndalohet veprimtaria e tyre njëherë e përgjithmonë.
Ndikimi
i votës së lirë dhe të ndershme është ndikimi më i mirë dhe më efektiv, që
ndikon fuqishëm ku jehona e saj do të ishte më e fortë se herave tjera, dhe
gjithë ata që abuzuan me gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ndjenjat e këtij
populli, do të ndëshkohen vetëm në këtë mënyrë, duke i refuzuar përmes kutisë
së votimit.
Përndryshe,
nëse vazhdojmë të kundërtën, duke i votuar dhe simpatizuar njerëzit e njëjtë
dhe abuziv, kësaj gjendje ekstreme do ia shtojmë edhe njëherë madhështinë e
djallit, që të përdor autoritetin e vet, ku edhe zoti nuk do ishte në disponim
të na ndihmojë apo të na jep një lloj përkujdesje për ne, kur vetë do të ishim
fajtor…
Përgjigja
e votuesit duhet të përbëhët nga vullneti dhe veprimi i drejtë, e jo përmes
simpatisë partiake dhe klaneve të tyre, duke i kthyer edhe njëherë si të tillë
në skenën politike, ku do marrësh përgjegjësinë edhe më të madhe për të gjetur
përgjigjen dhe zgjidhjen e drejtë të problemeve, që jeta vazhdimisht i kërkon
dhe absorbon në plotësimin e kërkesave të saj.
Sëcila
situatë do të shquhej nga uniteti i saj, dhe aty ekziston gjithmonë një
përgjigje e fiksuar nga kjo situatë, kur njeriu e kupton se fati i tij po
abuzohet padrejtësisht, ai duhet ta kuptoj detyrën e vet dhe shkakëtarin e saj,
dhe të kuptojë jetën si përmbushje të një qëllimi nëpërmjet krijimit aktiv të
diçkahit me vlerë, sikur në këtë rast që është efekti i votimit në kuptimin e
ndryshimit të gjendjes dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.
Dhashtë
zoti që fati i këtij populli të ecën për sëmbari, si edhe në këto zgjedhje
vullneti dhe verdikti i popullit do
përqëndrohet në mundësinë e vlerave reale dhe faktorëve pozitiv, që përmes
votës së vet të lirë të përcaktojë dhe vlerësojë njerëz të denjë dhe të
guximshëm, që ia kthjenë besimin këtij populli dhe këtij vendi, ashtu sikur e
meriton.