Mendime
Idriz Zeqiraj: Pse jo LDK e parë?
E premte, 11.10.2019, 07:38 PM
PSE JO LDK E PARË?
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Kur
Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e 9-të Zgjedhor, problemi i parë doli
kushti 50+1, për mundësimin e kandidimit për kryetar Dege. Si delegat, reagova
i pari, duke thënë se ky është kusht monstrum i klanit Isa Mustafa, që
pamundësoi konkurrencën e Vjosë Osmanit, për kryetare të LDK-së, në Kuvendin e
8-të Zgjedhor. Dhe, si të tillë nuk e pranojmë këtë kusht.
E
menjëhershme ka qenë ndërhyrja e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, i cili së
bashku me Sali Morinën, kryetar i LDK-së në Malishevë, monitoronin Kuvendin
tonë: "Mirë, mos e zbatoni, sepse edhe ashtu është i diskutueshëm".
Nisur
nga cilësia e deklaruesit Rugova, menduam se ky kusht nuk do të vlejë as për
Kuvendin Qendër të LDK-së. Por, ndodhi e kundërta! Sepse, vetëm ky kusht,
supër-monstrum, i stisur, i shpikur, i shpifur nga klani i stazhionuar në
Kryesinë Qendrore, do ta rikthente, për të tretën herë, Isa Mustafën në krye të
LDK-së. Përndryshe, me një konkurrencë të ndershme, me një votim të fshehtë
demokratik, të lakuarit për kryetar të mundshëm, jo vetëm më cilësorët, Vjosë
Osmani e Kujtim Shala, por cilido nga ekipi i tyre, do ta pensiononte Isën me
gardën e tij.
Monopoli i klanit mbi
Kryesinë Qendrore, rrënues
Kryetari
Isa Mustafa ishte vullnetmirë, që emërimet të bëhen sipas preferencës të
anëtarësisë të LDK-së. Këtë e realizoi në përzgjedhjen e Këshillit të
Përgjithshëm dhe të deputetëve. Por, jo edhe në Kryesinë Qendrore, sepse
nënkryetarët ngulmonin të ruanin pozicionët e tyre në hierarkinë drejtuese të
partisë. Mbledhja dështoi, për të vazhduar të nesërmen, duke plotësuar kërkesën
bazë, plus drejtimin e Shtabit Zgjedhor, të dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe
Lutfi Hazirit.
Që
këtej shpresa e ndryshimit në LDK-e, u zvetnua dhe ruajtjen e statusquosë e
trumbëtuan skajshëm mediet, nën kontrollin e PAN-it si dhe Vetëvendosja. Për
rrjedhojë, votuesit e papërcaktuar, filluan të besonin më shumë tek Kurti, i
cili konsiderohej si autonom, i shpenguar nga të tjerët, sovran në mendime, për
ato që deklaronte, premtonte.
Koalicioni LDK-PDK,
plagë që kullon
Hija
e koalicionit të LDK-së me PDK-në, aprovimi i vendimeve fatale për Kosovën:
Asosacioni, Demarkacioni, zgjedhja e Hashimit president, të Kadrisë kryeparlamentar,
fillimi i pagesës të veteranëve, ende pa u verifikua vertetësia e "dëshmive të veteranëve", pagesa
e shpenzimeve të akuzuarëve në Hagë, ishte dhe vazhdon të jetë një barrë e
rëndë për LDK-në. Kjo barrë i faturohet, padrejtësisht, LDK-së, ashtu siç i
faturohet edhe marrëveshja për koalicion e poste në bashkëqeverisje me PDK-në.
Realisht,
vendimet e cituara kanë qenë të klanit brenda kryesisë të LDK-së, madje në
kundërshti të hapur me anëtarësinë e saj. Presionet, shantazhët ndaj kuadrove,
në përgjithësi, dhe të deputetëve, në veçanti, kanë qenë enorme, madje, deri me
kërcënim për përjashtim nga LDK-ja!
Ka
një të dhënë domëthënëse, se vendimi për koalicion me PDK-në, nën trysninë e
deputetit gjerman, është marrë pa prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Haki
Rugova. Paketa e marrëveshjes fatale, thonë se është sjellur nga kryetari
Mustafa, dy nënkryetarët, Agimi e Luta, në shoqërim të deputetit gjerman dhe
është shpalosur në kompleksin hotelier "Trofta" në Istog, duke e vënë
nënkryetarin tjetër, Haki Rugovën, para faktit të kryer.
"Futi në votën e
fshehtë demokratike!"
Ishte
ky refreni i përsëritur, deri në bezdi e tepëri, i delegatit nga Dega e LDK-së
në Gjermani, në Kuvendin e 9-të të LDK-së. Të 355 delegatët në sallën e
Kuvendit, aprovonin me duartrokitje, propozimin racional, për aplikimin,
zbatimin e votimit të fshehtë demokratik. Por, çuditërisht e hipokrizisht, po
këta delegatë, me shumësinë absolute, votonin të kundërtën, propozimet e
listuara nga klani brenda Kryesisë të LDK-së!?!
Një
popull i lindur dhe rritur në robërinë e gjatë, nuk arrin ta vrasë frikën
tmerruese. Ai mbetet rob, skllav edhe në shekullin digjital! E mjerueshme, e
turpshme!
Cila është mrekullia e
votës së fshehtë demokratike?
Votuesi
i hapur, aklamativ, me ngritje dore, është sa subjektiv, aq edhe primitiv.
Thashethëmnaja, përmasa e fjalës prapa shpine, është 9 me 1, në raport me fjalë
syzash, ndër sy. Kujtoni votimin aklamativ më 1943, në Mbledhjen e Buajnit, në
Malësinë e Gjakovës dhe mashtrimin e madh për "Vetëvendosje", pas
mbarimit të Luftës. Po ashtu, kujtoni Kuvendin e Prizrenit, më 1945, ku u votua
me aklamacion, për mbetjen e Kosovës me Jugosllavinë!
Vota
e fshehtë e transformon shqiptarin, rob të hipokrisë, në njeri të lirë, të
dinjitetshëm, shprehës të mendimit vetjak.
Prandaj,
po të lëndëzohej thirrja, deri në çjerrje, e delegatit nga Dega e Gjermanisë,
në Kuvendin e 9-të të LDK-së: "Futi në votën e fshehtë demokratike",
sot, LDK-ja do të ishte e parë në fitore. Sepse vota e fshehtë zgjidhte
Kryetarin dhne Kryesinë meritore të LDK-së, duke e realizuar edhe reformën
plebishitare partiake.
Reforma,
ndryshimi, aq shumë i pritur në Kuvendin e 9-të farsë, do të ishte bazë e
fitores të sigurtë, në zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo do të ishte mbushamendja më e
natyrëshme e anëtarësisë dhe të elektoratit se, vërtet, LDK-ja i kthehet frymës
rugoviane, duke marrë edhe mandatin e krijimit dhe të drejtimit të qeverisë.
Gogolin
e përçarjes të LDK-së, e solli klani brenda Kryesisë, sepse vota e fshehtë i
tmerronte, i diskualifikonte, për arsye të vendimeve dëprurëse, të marra në
pajtim me PDK-në, përgjatë qeverisjes së përbashkët. Vota e fshehtë
demokratike, përjashton çdo mundësi përçarjeje dhe ndarjeje të partisë. Kjo, tashmë,
është provuar në botën demokratike.
Debati
i shpenguar, konkurrenca e ndershme dhe vota e fshehtë demokratike, janë parime
bazë të demokracisë. Këto tri parime të shenjtërisë të demokracisë, nuk mund të
zëvendësohen me kalkulime e akrobacira të asnjë lloj konsensuesi, marrëveshje,
që, sado të mira të jenë, ato janë nulitet, në raport me votën e fshehtë.
Megjithatë,
LDK-ja është e fituara dinjitoze, në vendin e dytë, me një ngushtësi rezultati,
nga vendi i parë. Ylli i kësaj fitoreje ishte kandidatja brilante për
kryeministre të Kosovës, Vjosë Osmani. Në rolin parësor të kësaj fitoreje,
është edhe ekipi i Vjosës, deputetët e Legjislaturës së shkuar, në pritje për
mandatin e ri.
Fort
të përzgjedhur e simpatikë ishin edhe garuesit e tjerë nga LDK-ja. Pavarësisht
rezultateve individuale, të gjithë ata (ato), janë prurës të votave për LDK-në,
janë pjesë solide e fitores. Vet marrja e besimit për kandidim për deputetë-e,
është vlerësim suprem nga antarësia dhe strukturat e partisë.
Respekt
dhe admirim për të gjithë!