Mendime
Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë i durimit dhe besimit të pathyeshëm
E marte, 15.10.2019, 06:21 PM
IN MEMORIAM: LIMON ISUFI
LAMTUMIRË BACA I
DURIMIT DHE BESIMIT TË PATHYESHËM
Ngushëllimet
për Bacën Limon vijnë krejtësisht të natyrshme, sikurse një rrjedh e qetë
lumi... Veprimtari Ahmet Isufi e kishte jo vetëm baba, por dhe një shok
këshill-dhënës e këshill-marrës... Bacën Limon vazhdimisht e ka karakterizuar
atdhedashuria dhe vullneti i pathyeshëm për lirinë e shqiptarëve... Kurrë nuk
është ligështuar, as nuk është thyer nga pushtuesit e okupatorët serbë.
Gjithnjë, ne që e kemi njohur, na ka dhënë shtytje për të ardhmen... Nuk e ka
pasur lehtë me fëmijët atdhetarë: Saimja në ilegalitet, madje u detyrua të
dilte jashtë në emigrim për të vijuar edhe atje kundërvënien ndaj shtetit okupator;
Ahmeti po ashtu, veprimtar i grupeve ilegale, pastaj i burgosur politik, i
torturuar dhe i gjykuar, luftëtarë dhe komandant i UÇK-së i Zonës së Karadakut,
mandej veprimtar politik i pas Luftës
Çlirimtare ... Baca Limon asnjëherë nuk e ka shfaqur as fijen më të vogël të
dëshpërimit nga trusnia e rrethanave politike, të cilat e ndoqën familjen e tij
atdhetare... Jeta e durueshme e Bacës Limon arriti t`i përjetojë dy epoka:
periudhën e ndjekjeve për zhbërje të shqiptarëve dhe epokën e qëndresës paqësore,
si dhe rrethanën e qëndresës paqësore dhe me pushkë... Ai arriti ta
përjetojë dhe ëndrrën, përkrahjen
Euro-Atlantike dhe çlirimin e Pavarësimin e Kosovës! Për jetën e tij të vuajtur
e të ndershme mjaftuan këto... Baca Limon shkoi i lehtësuar në botën e amshuar!
Ai la pas bijtë, bijat, nëpër e mbesa dhe shtetin e Kosovës që po
konsolidohet... Lamtumirë Baca Limon! Lavdi durimit tënd!
Mehmetali
Rexhepi