Mendime
Skender Jashari: Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës
E hene, 14.10.2019, 07:00 PM
Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës
Nga
Skender Jashari
Lugina
e Preshevës aspiron edhe sot, Bashkimin
me Republikën e Kosovës, pjesë e së cilës ishim deri më
1945, e që përdhuni për të ndryshuar përbërjen etnike Shqipëtare, u bënë ndarje
të tilla. Të gjithë
Shqipëtarët e Luginës së
Preshevës, e shikojnë këtë si opsionin
e vetëm, duke mos pasur asnjë opsion alternativ.
Kohëve
të fundit, ngjarjet në rajon e më
larg janë duke u zhvilluar me shpejtësi më të madhe se
më parë. Padyshim ngjarjet e tilla
shkaku i lidhjeve të ndryshme reflektohen edhe në Luginë të Preshevës.
Kryesisht shohim dy ngjarje që patjetër
reflektohen në Luginë të Preshevës, ato janë: zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës dhe invazioni turk në territorin kurd të Sirisë.
Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Republikë të Kosovës, kanë patur
interferim të dyanshëm.
Qytetarë
të Luginës së Preshevës, të cilët nuk
janë banorë resident të
Republikës së Kosovës, madje edhe të tillë që jetojnë nëpër
vende të ndryshme të Europës, kanë qenë të politizuar
dhe ishin aktivizuar në fushatën parazgjedhore dhe zgjedhore për zgjedhjet
parlamentare të 06.10.2019. Për dallim nga zgjedhjet
e më hershme, qytetarët
e Luginës së Preshevës, në këto zgjedhje
kanë qenë kryesisht ithtarë të një partie politike- dhe
nga duket që kanë luajtur rrolë në rezultatin
përfundimtarë.
Përgjegjësia kushtetuese dhe sipas ligjeve
ndërkombëtare, bie mbi Republikën
e Shqipërisë, në mbrojtjen e
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, po të njejtën përgjegjësi
ka edhe Republika e Kosovës. Deri
më tash, asnjë hap relevant nuk
kanë bë, nuk mund të pritet që as në të ardhmen të bëhet- edhe pse shpresat e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës paksa janë
riforcuar.
Tashmë janë
dy opsione, rreth Luginës së
Preshevës: ai i presidentit të Republikës së Kosovës, për bashkimin e saj Kosovës dhe opsioni i status quos alias reciprocitetit
me serbët e Kosovës. Opsioni i Bashkimit me Kosovës,
i promovuar së fundmi nga
presidenti i Republikës së Kosovës,
është ideal dhe dëshirë e çdo
Shqipëtari, pra edhe të Shqipëtarëve të Luginës, por zgjedhjet e fundit dëshmuan që as Shqipëtarët
e Luginës nuk e besojnë këtë. Derisa
tashmë SHBA, por edhe vende të fuqishme të BE-së, janë për zgjedhjen përfundimtare të çështjes së
shekullit, atë Shqipëtaro-serbe, ne
Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, më
fuqishëm se kurrë duhet të ngrisim
zërin për Bashkimin me Kosovën.
Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund ta
privatizoj e patronizoj dhe përfaqësoj
idealin e Shqipëtarëve të Luginës, siç askush tjetër pos popullit nuk është i denjë ta përfaqësojë këtë ideal. Por edhe
mjegullimi i kërkesës së Shqipëtarëve të Luginës së
Preshevës për Bashkim me Kosovën, pjesë e së cilës vazhdimisht ishim e që u ndamë pas Luftës së II botërore, është po aq i
dëmshëm, e mos të flasim më për reciprocitet me serbët e Kosovës.
Lugina
e Preshevës, nuk mund në asnjë mënyrë të
pranojë reciprocitet me serbët e
Kosovës, për faktet: serbët nuk
kanë kontinuitet historik dhe
territorial-gjeografik, pra edhe Kosova
Veriore( Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani) por janë sediment kolonësh, derisa Shqipëtarët e
Luginës së Preshevës nuk janë minoritet por
shumicë në shtrirjen e tyre
territoriale-gjeografike.
Influenca turke
në Luginë të Preshevës, është më
e madhe sesa në pjesët tjera të
Trojeve Shqipëtare, krysisht për arsye
të tre faktorëve: lidhjeve me muhaxherët
së bashku me ndikimin serb për turqizimin
e Shqipëtarëve dhe ndikimit të hoxhallarëve të
Akaidës turke.
Lugina
e Preshevës, është pjesa e fundit trashëgimtare
e Golgotës Shqipëtare të
Sanxhakut të Nishit, të viteve 1877 deri
më sot. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë
historian, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman(
nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882
kishin mbetur 12.000 të tillë. Pas vitit
1912, me pushtimin serb të Luginës së
Preshevës, Shqipëtarët e
kësaj ane, u përballën me
asimilimin, muslimanizimin, boshnjakëzimin, turqizimin, me të
cilat edhe sot përballen. Shpërnguljet
edhe gjatë viteve
1912-1914, të rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën
e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar për në
Turqi, një pjesë e tyre ishin edhe nga Lugina e Preshevës, në përqindje më të
lartë. Kjo ka bërë që edhe sot,
Muhaxherët të kenë lidhje
farefisnore me farefisin e tyre në
Luginë të Preshevës. Madje analizuar më në detaje, shumica e tyre janë
ithëtarë të Taip Erdoganit, të
cilën e reflektojnë edhe farefisi i tyre në Luginë të Preshevës.
Prandaj si lidhjet farefisnore
ashtu edhe ndikimi i qëllimshëm
i Serbisë, që Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, edhe sot të orientohen
drejt lindjes-Turqisë, siç ishim orientuar gjatë viteve 1877-1908, prej nga
Serbia fitoi territor
nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe më
pas fitoi asimilim dhe shpërngulje të
Shqipëtarëve për në Turqi, janë vetëm në interesin e saj. Derisa në këtë
drejtim Institucionet e
Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë të shurdhëra. Derisa ndikimi i
hoxhallarëve, të cilët predikojnë Akaidën turke të besimit islam, ende reflektojnë
dhe ndikojnë në shtimin e
influencës Erdoganiste në Luginë
të Preshevës.
Së
fundmi me invazionin turk, në Sirinë veriore, në tokat etnike Kurde, reflektoi edhe në Luginë të Preshevës, por
edhe tek Shqipëtarët në Republikën
e Maqedonisë së Veriut, troje këto ku
është më evident influenca turke.
Reagimi i ashpër i botës demokratike, kryesisht SHBA-së, Gjermanisë, Francës,
Britanisë, Izraelit, nuk u shoqëru edhe nga
reagimi i zëshëm i politikës tonë
Shqipëtare.
Andaj
Shqipëtarët e Luginës së Preshevës,
duhet të vazhdojmë edhe sot, kur situata është në dobi tonën, që të kërkojmë asipiratën
për Bashkim me Kosovën, si zgjedhje
definitive e problemit
Shqipëtaro-serb. Çdo zgjedhje tjetër,
vetëm do ishte në interes të Serbisë, që
të “ngrijë problemin” për ta
rihapur kur situata të jenë në favor të saj. Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, do i jepte fund edhe shumë
ndikimeve tjera, qoftë atij turk mbi
këtë pjesë, qoftë edhe ndikimit serb në asimilimin e Shqipëtarëve të kësaj ane.
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.