Mendime
Florim Zeqa: Fitorja e vonuar e Albin Kurtit, fitore e "Pirros" për Kosovën!
E shtune, 12.10.2019, 04:08 PM
Fitorja e vonuar e Albin Kurtit, fitore e "Pirros" për Kosovën!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dy personalitete të
kundërta me analogji të njëjtë
Edhe
pse dy personalitete të kundërta, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti janë të vetmit
liderë në historinë më të re të Kosovës që nuk u tërhoqën për as një milimetër
nga qëndrimet e tyre politike dhe kombëtare.
I
pari, Ibrahim Rugova (i dëshmuar në qeverisjen e vendit) edhe përkundër
pengesave të shumta, nuk u tërhoq nga përcaktimet e tij, deri në frymën e tij
të fundit nuk e hoqi nga goja pavarësimin plotë të Kosovës nga Serbia.
Për
asnjë çast të vetëm Ibrahim Rugova nuk u lëkund nga binarët e lirisë,
pavarësisë dhe demokracisë së vendit të tij.
Edhe
i dyti, Albin Kurti (i pa dëshmuar akoma në qeverisjen qendrore) nuk heqë dorë
nga mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
Sikurse
Ibrahim Rugovën, ashtu edhe Albin Kurtin, konsistenca në qëndrime dhe
vendosmëria në arritjen e qëllimeve politike, i bën të dallohen prej
politikanëve tjerë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet etnike shqiptare.
Tani
radhën e ka Albin Kurti që të dëshmohet në qeverisjen e vendit për mbrojtjen e
shtetit, themelet e të cilit i vuri Ibrahim Rugova tri dekada më parë.
"Zajednica"
patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit
Nëse
ju referohemi aspekteve parimore për bërjen e shtetit, premtimeve dhe
qëndrimeve të liderit të VV-së, do të ishte fat i madh për vendin sikur Albin
Kurti të vinte në pushtet në zgjedhjet e vitit 2007-të, respektivisht para
shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008.
Mirëpo,
ardhja në pushtet e Albin Kurtit 12 vite më pas, përveqse e vonuar, do të jetë
me efekte minimale për kthimin e gjërave në vendin e duhur.
Kur
e themë këtë, e kam parasyshë faktin se, jo Kurti, por edhe kush do tjetër nuk
mund t'i kthenë Kosovës territorin e humbur me demarkim me Maqedoninë e Veriut
dhe Malin e Zi.
Po
ashtu, do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të anulohen
marrëveshjet me Serbinë në Bruksel, të nënshkurara nga dy ish kryeministrat e
Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për Asociacionin e Komunave Serbe
("Zajednicën") në veri të vendit.
E
vetmja gjë që ka mbetur e hapur akoma për diskutim, është demarkimi i kufirit
me Serbinë, gjegjësisht çështja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe
Kosovës sipas planit serb, të mbështetur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
dhe kryemistri shqiptar Edi Rama.
Ashtu
sikurse ish kryeministri Ramush Haradinaj që nuk mundi ta kthejë ne pikën zero
dialogun me Serbinë, as Albin Kurti nuk do mund t'i kthejë mbrapa proceset e
avancuara të dialogut Kosovë-Serbi.
Fitorja
e VV-së e 6 tetorit 2019-të, më shumë është meritë dhe produkt i lojës me fjalë
të Albin Kurtit sesa kontribut i kësaj
organizate politike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Përballja e Kurtit me
ndërkombëtarët
Se
cili do të jetë vizioni i Kurtit në përballje me ndërkombëtarët do ta shohim
nga momenti i konstituimit të qeverisë së re. Na mbetët të shohim e dëgjojmë se
cila do të jetë gjuha e Albin Kurtit me ndërkombëtarët.
Ndërkombëtarëve
nuk ju interesojnë thënjet filozofike me nga dy-tri kuptime, por gjuha e
shkurtër dhe e qartë, e prerë dhe pa ekuivoke politike.
Bazuar
nga gjuha filozofike dhe konceptet politike, qeveria e re e drejtuar nga Albin
Kurti, edhe pse e gatshme, nuk do mund të përballet me ndërkombëtarët për temat
që kanë evolvuar nga qeveritë paraprake. E vetmja gjë që mund të bëjë
"Qeveria Kurti" për të arsyetuar vendimin historik do jetë
"karta" e rrezikshme e bashkimit kombëtar.
Në
rrethanat aktuale, pas ndarjes territoriale të Kosovës, "karta" e
Kurtit për bashkim kombëtar mund t'i jepë fund tragjik shtetësisë së Kosovës,
ku dështimin në parandalimin e ndarjes
së Kosovës, Albin Kurti do t'ia "faturojë" qeverisjes 11 vjeçare,
përkatësisht presidentit Thaçi, ish kryeministrit Mustafa dhe kryeministrit
paraprak Ramush Hradinaj.
Fitorja
e vonuar e Albin Kurtit do të jetë fitore e "Pirros" për Kosovën!
Analogjitë e
"fitoreve" të mëdha
Rezultati
i zgjedhjeve të 6 tetorit, nga qytetarët e Kosovës po vlerësohet herë si fitore
e demokracisë e herë si fitore "çlirimtare", e krahasuar me çlirimin
ndaj Serbisë!
Mbarëvajtja
e zgjedhjeve e arsyeton konstatimin e parë, mirëpo konstatimi i dytë lenë shumë
për të dëshiruar, për shkak se, sikurse LVV-ja që është e pushtuar nga brenda
prej komandantëve, LPK-istëve (PDK-istëve), enveristëve, titistëve dhe
ekstremistëve fetarë, ashtu edhe LDK-ja është akoma e pushtuar prej titistëve,
strukturave të SHIK-ut famëkeq, klaneve dhe grupeve të interesit, matrapazëve
dhe rrahagjokësve politikë.
Prandaj,
me të drejtë mund të thuhet se zgjedhjet e 6 tetorit janë fitore e demokracisë,
por jo edhe fitore që çliron Kosovën nga kapësit e shtetit, për shkak se
kapësit e shtetit janë kudo dhe ngado në të gjitha subjektet politike.
Kosovën
nga kapësit dhe uzurpatorët, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar e çliron vetëm
një proces i monitoruar ndërkombëtar i VETTING-ut, që nuk i nënshtrohet asnjë
presioni nga partitë politike dhe nëntokat kriminale të tyre.