Kerko: a
Mëhill Marku: Unë do jetoj sa ju të më lexoni
E shtune, 05.10.2019, 10:32 AM
[3.10, 11:43] Mehill Marku: ===UNË DO JETOJ SA JU TË MË LEXONI !===
===========================
Ashtu
si partizani mbajti pushken në krah
Unë
laps e leter mbaj çdo ditë në dorë
Kur
të vdes m'i vendosni atje mbi varr
Në
vend të buqetluleve ti kem si kurorë!
Dhe
në arkivol dua të m'i shtini
Laps
e leter e një shishe me ujëdeti
Në
u ringjallsha e më vjen frymzimi
Të
shkruaj poezinë që pa shkruar më mbeti !
Kur
të vdes ,dikur, te pllaka mbi varr
Nuk
dua të më shkruani shumë fjalë
Shkruani:"
Këtu pushon një marinar
Që
dallgët i thuri vargje,dallgët i bëri valë!"
Ju
lutem nga këto fjalë mos u trishtoni
Do
jetoj gjatë, gjatë shpejt nuk do mbes
Unë
do jetoj sa poezinë ju të ma lexoni
Kur
s'do shkruaj poezi,e ju s'mi lexoni,do vdes!
Mëhill Marku
Shëngjin :
21.09.2019 10:05
=================================
[3.10, 11:43] Mehill
Marku: ===== SE LIBRAT JANË ILAÇI I MËNDJES !===
=============================
Një
lexuesit tim të dashur
Tre
librat desha t'i dhuroja
Dhe
mbeta shumë i merakosur
Se
s'gjeta me se ti amballazhoja!
Se
si më erdhi as unë nuk e di
Tek
s'lash vend pa kerku në sepete
Gjeta
një qese ku shkruhej "Farmaci"
E
mora,u gezova e qesha me vehte!
Tek
ja dhash i mbenë sytë te "Farmaci"
Zgjati
doren,u step u skuq pak në faqe
Mendoi:
"autori a është a s'është në terezi
Unë
s'jam i sëmurë që të më sjell ilaçe !?"
Me
ket qese do ja çoja dhe të gjeja tjeter
Rëndësi
kanë librat , jo pamja e qeses
Se
siç është thënë që në kohë të vjeter:
"
Librat janë per të gjithë: Ilaçi i mëndjes."!
Mëhill Marku
Shëngjin:
25.09.2019 16.30
====================================
[3.10, 11:44] Mehill
Marku: ===QENKA E VËSHTIRË UDHA E POEZISË !==
==============================
Qenka
e vështirë udha e poezisë
Më
e vështirë se lundrimi në det
Si
bleta mjaltin luleve vargjet stis
Dhe
dallgët më të egra i çan më lehtë!
Poezia
është Atëdhe, është flamur
Është
lëndinë me lule gjithë aromë
Si
vullkan e bën të dridhet një burrë
Dhe
thatësiren e bën të njomë, njomë!
Në
rini me Nendetse kam lundruar
Mbi
ujë e nenujë zhytur në thellësi
Asgjë
shpirtin s'ma ka dallgëzuar
Sa
një varg i bukur apo një poezi!
Vargjet
janë si notat në pentagram
Që
të thurur bukur krijojnë një melodi
Një
fjalë e pa gjetur poezinë e stonon
Siç
stonon dhe kënga nga një notë "si" !
Vargjet
janë si shoqe a si shokë
Që
më të mirët se vehten i zgjedh
Janë
si farërat që zgjedh, mbjell në tokë
Që
drithra dhe frutat më të mira të mbledh.
Vargjet
janë shpirt, vargjet janë zemer
Që
të tjerëve ua dhuron si një dhuratë
Ti
zgjedhesh si per djalë deshiri emer
Vargje
që të mbeten në mëndje gjatë !
"O
moj Shqipëri, o e mjera Shqipëri
"Gjuha
jonë sa e ëmbël sa e mirë"
Më
shumë se 100 vjet kanë këto poezi
Poezi
që të ndrisin dhe naten në errësirë
Ndaj
është e vështirë udha e poezisë
Vështirë
që fjalve e vargjeve tu gjesh udhë
Vështirë
si per fjalët e rralla të dashurisë
Siç
mpreh syrin kur shtie në objekt me flurudhë!
Mëhill Marku
Shëngjin :
26.09.2019 20:58
===================================
[3.10, 11:44] Mehill
Marku: = =NA ËSHTË BËRË SHTËPIA SI MUZEUM !==
=================================
Sa
herë hy e dal nga e imja shtëpi
Se
si ndjehem ngusht,ngusht unë
Në
vend që të gezoj e bisedoj me fëmi
Muret
mbush fotografi si muzeum!
Me
fotot si me njërzit unë bisedoj
Me
çdo foto flas, jam bërë ciceron
Si
erdhi kjo kohë rri e gjatë mendoj
Si
statujë rri,secilin shikoj më shikon!
Si
unë besoj a ndjeheni edhe ju
Me
njerez plot e me shtëpi thatë
Vetem
pleqtë kanë mbet pa mergu
Të
tjeret i ka marrë e zeza mergatë!
Ndaj
hy e dal ,nuk ndërroj asnjë fjalë
Shikoj
vetem fotot e me ato flas unë
Shyqyr
s'më dëgjojn,do më quanin budallë
Më
duket vehtja si ciceron në muzeum !
Ç'dua
unë këtu, atje shtëpinë e kam plot
Mbushur:vajzë,djem,
miq, nipa ,mbesa
Rri
këtu i merzitur,me dhëmbje dhe lot
Se
them: do kthehen, këtu është shpresa!
Rri
e pres,pres, e pritja s'po mbaron
Në
vënd të fëmijve me fotot ndërroj fjalë
Kur
do vish o ditë ,që të gjithëve na gezon
Mos
vono,se po vonove s'di a na gjen gjallë!
Mëhill Marku
Shëngjin: 02.10.2019
13:42
=====================================
[3.10, 11:45] Mehill
Marku: === VJESHTA E VARGJEVE TË MIJA !==
===========================
Çdo
gjë te unë sot është Vjeshtë
Vjeshtë
është mosha, pamja,shikimi
Por
si gjethe e zverdhur nuk hesht
I
gjelber te unë është veç mendimi !
Tek
shkruaj vargje, shkruaj poezi
Si
frute të pjekura që dikur në vite
Që
nga stina e bukur, e kaluar, rini
Në
zverdhimin vjeshtuk, end pak rreze drite !
Dhe
vargjet si gjethet le të hidhen
Veç
ngjyren e verdhë të mos kenë
Neper
faqe të librave ato të mblidhen
Ndoshta
janë fruta që hahen,kanë vlerë!
E
dua ngjyren e argjendtë të Vjeshtes
Fëshfërimen
e gjetheve që bien e dua
Nuk
dua pemet t'i nenshtrohen çveshjes
Se
çveshja e pyllit më trishton fort mua!
Se
pylli pa gjethe më duket si i tharë
A
i djegur nga zjarri i Veres pervluese
E
dua të gjelber me gjethe,lule,nektarë
Ashtu
siç vishet kur martohet një nuse !
Dhe
nëse ndoj varg imi nuk është i arrirë
Si
gjethe e zverdhur ka hijen e Vjeshtes
Më
falet se edhe unë ngjasoj me natyrë
Se
edhe unë sot jam në Vjeshten e jetes!
Do
të donim unë e natyra të kemi Vjeshtë
E
dua Vjeshten per frutat, jo per nga ngjyra
Gjelbrimi
i vargjeve kurr të mos më rresht
Të
ndryshoj mendimin siç ndron stinet natyra!
-Për ZemraShqiptare, nga
Shëngjini 03.10.2019 -
===================================