Kulturë
Përparim Hysi: Poezi të fundvitit 2017
E shtune, 06.01.2018, 04:44 PM
Poezi të fundvitit 2017 *
Nga Përparim Hysi
1.Dimri
Dimri vjen si i nxindosur
Dimri ka kohën e tij
Unë mbledhur,plevitosur
Dhe në gusht unë zë mbërdhij.
Dhe në gusht zë e "mbërdhij"
Punët s'i kam në terezi
Pleqërisë nuk kam shtëpi
(Fajin nuk ma ka njeri)
Fajin nuk ma ka njeri
Epo ç'njeri? Fajin mua nuk ma ka "bota"
Nuk mendova për pleqëri
Ndaj tani m'u thinj koka.
M'u thinj koka (s'bën para)
Koka bën e koka pëson
Përfundova me qera
Der në iks a ypsilon.
2. Ndonjëherë
Ndonjëherë,- thonë,- që e kam prishur
Se me vargje shkel"moral"
Si,- më thonë,- një burrë i thinjur
Na shkruan vjersha si të jesh djalë?
Zë na shkruan për dashurinë
Dhe nxjerr femrën "çipllak"
Për këto gjëra lër rininë
Nuk e sheh që,tash, je plak?
Unë ua kthej me politesë
Se unë qesh, se nuk qaj dot
Për dashuri,- u them,- kam "lincencë"
Nëpër vargje bëhem plot.
Mbushem plot dhe harroj
Harroj halle,edhe derte
Dashurisë zë i këndoj
Si ta filloi atë"sefte".
Dhe pastaj zë e këndoj
Për një femër,delifemër
Sikur me të zë e"flirtoj"
Ata plasin, kërkojnë emër.
Emër kurrë nuk xjerr në shesh
Unë për femrat kam respekt
Se më kot nuk kam "lincecë"
Dhe "tapinë" me hipotekë.
3. Çudi?!
T'i mora qerpikët dhe t'i bëra penë
Sa e sosa vargun, m'u shndrrove në mjelmë...
4. Unë
Unë, anijembytur që bregun nuk e gjej
Ti bëhesh "nostrome": këndej... këndej.
5. KOSOVARJA AISHE!
Tmerret e luftës e sollën tek ne
Kosovaren e bukur me emrin AISHE!
Nga syri filxhan pikonin ca lot
Ankohej nga tmerri:- Po ku je,o ZOT?
Në votrat tona qemë,askujt s'i thamë "plaç"
Përse na ndëshkuan, me kuç e me maçë?
Ankohej e qante kosovarja Aishe
Për prindërit e vrarë dhe shtëpinë atje!
Shtëpinë ia kallën dhe prindërit ia vranë
Ca bisha dalëshpellash "alla Sllobodanë"
E vranë shpirtërisht të bukurën AISHE!
Ribërë si Feniksi, fitimtare u kthye.
6. Dikur
Dikur, kur qeshë djalë,në shkollë,në Elbasan
Më desh një elbasane me syrin si filxhan
Por unë,siç duket, s'e pashë me këtë sy
Se me një fierake kisha rënë në dashuri.
E mirë qe elbasania, me synë e zi me bisht
Ç'e do që fierakja më kish verbuar tërësisht
Por ndodhi si ndodhi (asnjë prej tyre s'mora)
S'di gjë për elbasanen( fierakja nga Vlora)
Për vete, jam i lumtur, me timeshoqe,SIKËN!
Por ja që i kujtoj ca çaste që u "fikën".
7. Në dritaren tënde
"Dil pak në penxhere
Që të shoh,se cila je?"
Popullore
Në dritaren tënde, mua më mbetën sytë
Sa del ti atje, më mbyten gjemitë
Më mbyten gjemitë se deti ka dallgë
Mu në mes të dallgëve,klith si pulëbardhë!
"Klith" e klith pulëbardha sikur ndjen "rrezik"
Sulem ta shpëtoj,se kot nuk jam ashik.
Shkallët seç i ngjit nga dy apo tre
Se më kot nuk"klithe", kur dole atje
8.Një mikeje
Mu si lepurushkë që më del prej strofkës
Ja,kështu më dole, nga kanata e portës.
Unë t'u qepa pas,si zoku i këlloçkës
Dhe as që pyeta fare, më nga sytë e botës.
Të vija unë pas teje dhe ruaja distancë
S'duroj thashë e theme(jo më the, të thashë)
Tutje- t'hu me çap, ç'i re bulevadit
Copë m'u bën opingat, mua,hallemadhit.
Bëj të them një fjalë,po ja që s'ta thashë dot
Veten ha me dhëmbë,kur mbylle atë portë.
9. X...
Në ballkon nden rrobat,sytë i mban nga unë
Unë i dalloj "lodrat" dhe më zë me shkumë.
NJë rrobë ra nga teli,ulesh dhe e ngre
Mu si luledielli, veç nga unë sheh.
Unë në vend qëndroj, të marrë vesh çfarë do?
Uh, po çfarë shikoj: prapë dukesh që"oh!"
Seç më ha me sy, si një e "uritur"
Më plaçin të dy, se s'jam i lajthitur.
Kapërcej ballkonin si një akrobat
Se kam "zakonin", bukën s'e ha thatë.
I mbështeta buzët, mbi buzët e tua
Kur zu i thëthita, u bëra dragua,
10. Faji
Fajin e ka plaku
Që s'e lë meraku
Dhe bën sikur s'sheh
Që "stërheq oxhaku"...
* botohen për herë të parë.
Tiranë, 26 dhjetor 2017