E merkure, 09.10.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Shushica e Vogël

E shtune, 06.01.2018, 05:09 PM


Shushica e Vogël

 

Nga Shefqet Sulmina

 

Poshtë janë shtëpitë,

Oborret, avllitë, fëmijëria ime,

Fushat që s'i mbollëm sivjet,

Rrugët me barë, gjethe, erë, xixëllonja

Dhe hapat e së dashurës sime

Që shpesh më vononin për darkë.

U bënë të mbytur hapat e heshtur,

Hapat e gjallë u bënë të heshur,

U bënë liqen,

U bën erë,

U bënë valë dhe mallë.

 

Kështu kanë lindur liqejtë,

Përrallat dhe legjendat,

Në nyje të ujërave dhe fushave

Kërthiza. Kështu pati lindur Shushica...

Mbi ujë mbeti vetëm një urë e ngritur,

Si akt akuze për kopilët...

Baçet e gjerdhet e lashtë,

Mëritë e të parëve tanë,

Krojet dhe burimet,

Zambakët e bardhë,

Tokat e bukës,

Që u flijuan për kopilët e dritës.

 

Poshtë janë...

Sot është e enjte

Dhe ne u ndamë të hënën,

Po s'di nëse atje poshtë

U mbushën a s'u mbushën me lule pemët.

Di se atje poshtë toka ka mall për grurin,

Për këngët, legjendat.

Si akt akuzë mbeti një urë:

Kërthiza dhe Zemra.

1987-2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora