Kulturë
Rrustem Geci: Ankth për Çamërinë
E shtune, 06.01.2018, 04:50 PM
ANKTH PËR ÇAMËRINË - poezi e Një Janarit, 2018
Sytë me shikim të ndaluar
e shohin më thellë Çamërinë
si një shtëpi me shumë varre
dhe pa diell të tokës amëtare!...
Në një betejë që duhet të luftojmë
betohem në dheun që më ka bimur
në të rënët e të gjitha epokave, që
fjalën shqip të mos e mbuloj myku
Çamëri, gjak i një lindje të madhe
edhe sikur lufta të mos japi asgjë
qaj, bërtit, të dëgjojë e tërë Evropa
në Çamëri greku ka bërë gjenocid
Betohem në dheun që më ka bimur
dhe në gjakun e mbretëve pellazgë
u thërras të grumbullohemi si retë;
që Greqisë t ´ia marrim Çamërinë
Mashtrimi Grek ndaj Evropës dhe
Genocidit të saj ndaj popullit çam
janë të vërteta të rënda, sa që çamët
e arvanitët do të ngriten së afërmi!...
Rrustem Geci - Dortmund, 2018
B R U T Ë T - poezi nga libri "Trokitje çame"
Çasti është shqiptarët të bashkohemi
çasti është të bëjmë një bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi vëlla, një
gjuhë, një alfabet, dhe një tërësi etnike.
Këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Kosovë dhe askund tjetër
këtu dhe gjithandej është Çamëria
këtu dhe gjithandej është Kumanova
Ngritu Çamëri, flamurja e Shqipërisë,
lufta me fqinjët ende s´ ka mbaruar,
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret,
Kosova Shqipëri është zëri i Devollit.
Çamëria Shqipëri është zëri i Janinës,
Çamëria Shqipëri është zëri Prevezës,
Çamëria Shqipëri është zëri i Filatit,
Çamëria Shqipëri është bashkimi ynë.
Çasti është shqiptarët të bashkohemi,
në një bahkështet dhe nën një flamur,
Folë atdheu ynë i ndarë, folë Shqipëri,
Devolli njeh Republikën e Çamërisë!..
Rrustem Geci - Dortmund, 2018