Kulturë
Xhevahir Cirongu: Na fton shekulli i ri
E enjte, 02.11.2017, 07:23 AM
Xhevahir Cirongu
Na fton shekulli i ri…
Atje në lindje ku dielli përflak
Vjeshta u ul këmbkryq mbi lumin Jance,
Një zë më thirri e ndali tek unë pak
Vargu i trishtimit aty ende seç pikonte;
Dhe….sakaq vargu i poetit Du Fu
E puthtëte e dhe e përqafontëte…!
…Dhe drama mizore luante me fatet
Tek mjegullat lart në malin Jingtin;
Ç’kishte ndodhur me fatet njerëzore?!
As vet s’e di,e sërisht mali seç u ngjall
U zgjua me vargun e poetit Li Boi.
Vargjet e poetëve të lashtësisë
U bënë njësh me lumin Jance ,
Bashkë me erërat e malit Jingtin,
Perandoritë ngrihen e bienë
Si gjethe vjeshte në rrugëtim.
Dëshmia historike fle tek ai mur Kinez
Veç vargjet e poetëve suferinës qëndruan;
Sa edhe sot ato janë si shpirt i hajmalisë.
U grisën perandoritë si cerga merimangash
Eja, si rreze dielli ngjyrë gjaku në perëndim
Të flasësh me valët e Lumit të Verdhë,
Na fton të gjithëve ky shekulli i Ri
Jo, s’do të thotë, se kjo është hipokrizi.
Durrës, Tetor 2017