E marte, 15.10.2024, 11:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mercedes Gega

E merkure, 01.11.2017, 07:11 PM


Mercedes Gega

 

FALEMINDERIT baba!!!

 

S'di a do të mjaftonte

Në fakt është vërtet shumë pak

Për ty që zgjodhe punën

Të flasë dhe të bëj bashkë!

 

Për ty që s'njohe festa,

Të diel apo të hënë

Për ty që ngopur ishe

Dhe kur s'ishe i ngrënë!

 

Për ty që dhe kaq shumë

Mirësi e dashuri

Që sfidove dhe durimin

Me të tënden qetësi.

 

Për ty që dorë për dore,

Ndonëse me pak fjalë,

Me mua ngjite shkallët

Deri në qiell të parë.

 

-Më the:

" Vajzë, kjo është bota!

Ka brenda gjith' nga pak

Ka ditë, ka natë, zhgënjime

Shpesh dhe vuajtje pa fare hak!

 

Por ti, kurrë, jo mos u step

Të jesh vetvetja bijë

As turp kurrë të mos ndiesh

Pse je njeri i mirë!

 

Se bota, bija ime,

vazhdon edhe më tej...

Nëse këmbëngul, do të gjesh

Dhe diell, ylber dhe ndjenjë!"

 

Kishe të drejtë baba

(Për gjithë sa më tregove)

Një gjë mësova vetë

Është nder, që në këtë botë,

Unë të jem bija jote!

 

24 shtator 2017

 

 

 

 

 

Unë dhe ti

 

Unë...

Thjesht erdha.

Ti...

Thjesht më prite.

 

Kush isha?

S'më  njihje.

As unë

Jo s'të njihja.

 

Agimet dhe mbrëmjet

E jetës që pasuan

Na rritën, na njohën

Afruan...larguan...

 

Vetë jeta na foli

Si veç ajo di

Me yje...me shpresa

Me erë...me shi.

 

Sa herë s'e kuptonim

Dialektin e absurdit

 

Kur pas shpine iu përqeshte

Krahëve të mundit.

 

Ti ishe aty

Aty isha unë

Më shihje dhe nuk flisje

-Duro,- thosha unë.

 

Agimet e mbrëmjet

E jetës që pasuan

Herë në ball na puthën

Herë keq na penguan!

 

Por ti ishe aty

Aty isha unë

Sa qeshëm sëbashku

Sa qamë po ashtu!

 

Më lejo të them se

Nga gjithë kjo botë ç'më dha

Mrekulli e parë

Është që të kam  ty pranë!

 

29.09.2017

 

I parrituri

 

Ti linde për të mos u rritur

Sa keq më vjen për ty

Kur në këmbët e tua mezi ecën

E shkallët do t'i ngjtësh dy nga dy!

 

Ti linde për të qenë i vogël

I vogël e s'u rrite dot

Kur të tjerët synojnë të bëhen dikushi

Ty të duket pak dhe "Gjitholog"!

 

S'më vjen keq që linde i vogël

As si disa me ty s'qesh dot

Në një kuptim të gjithë të vegjël jemi

Po sa keq që ti këtë s'kupton!

 

Problemi nuk është se je i vogël

Por se mbahesh më i madh se të mëdhenjtë,

Kur beson se ti mund "të drejtosh" edhe botën

Dhe këtë e beson dhe me gjithë mënd!

 

Për ty ndjej thjesht kaq keqardhje,

Por dhe një  merak e kam në fakt,

 

Ja të besuan dhe "ta dhanë në  dorë botën"

Mjerë bota me gjithë çka brenda pastaj!!!

 

29.07.2017

 

Peng i artë

 

Kam shumë për të të thënë

Sikur ta dish se sa...

Por s'di sot çfarë vallë fjalën

Dhe penën peng m'i mban?!

 

Ah sikur ta dije

Sa shumë kam për të thënë

Se ç'shije ka agimi

Pas një nate hënëngrënë!

 

Kam shumë për të të thënë

Po aq dhe për të shkruar

Sa s'kam mjaftueshëm fletë

As fjalë për t'i përshkruar!!!

 

Ndaj...

Ndaj sot

Po i lë të prehen

Dhe penë dhe fletë dhe fjalë

Ato sot s'mund ta shprehin dot peshën e të timit  "MALL"!!!

 

2.10.2017

 

Mjafton...

 

Vetëm një e jotja kërcitje hapash

Nga e jotja frymëmarrje, një psherëtimë

Që dhe në më të thellin qiell monotonie

Të shpërthejnë ylbere mijëra ndjesish!!!

 

7.10.2017




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora