E premte, 08.11.2024, 12:15 PM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Ç`ti bëja moj nënë!

E marte, 24.10.2017, 06:37 PM


Dy poezi nga Viron Kona

 

Ç`ti bëja moj nënë!

 

Porositë moj nënë,

një për një  m`i dhe,

veçse zemrës sime,

një fjalë pse s`i the?

 

Ç`ti bëja moj nënë,

kur erdhi si erë,

unë isha pulëbardhë,

ai ishte skifter!

 

Ç`ti bëja moj nënë,

kur ecja me nge,

më doli te shtegu,

më hodhi rrufe!

 

Mendjen se ç`e humba,

rreth e rreth vija,

të fshihesha te ftoi,

apo te kajsia?

 

Atje tej ca vreshta,

pranë ullinj, qershi,

s`dija ku të fshihesha,

në pyll a ku ta di !

 

S`kuptova se ç`bëra,

s`mora vesh ku shkova,

veç te krahët e djalit,

s`di si përfundova.

 

Pastaj të dy bashkë,

bëmë çfarë donim,

thëllëzat fërë -fërë,

zogjtë cicëronin.

 

Erdhën dhe sorkadhet,

dhe drerët e malit,

veç ne na shikonin,

na kuptonin hallin.

 

Eh, moj nënë s`rrëfehen,

me “më the”, “të thashë”,

s`dija se ku isha,

n`ferr a në parajsë!

 

 

Nishanet

 

Aman këto nishane,

ç`të paskan lezet,

ca janë të vërteta,

ca të bëra vetë.

 

Ato të vërtetat,

si heq dot nga  mendja,

seç po më dalldisin,

seç m`i dashka zemra!

 

Nuk di pse s`mi jep,

t`më shuash zjarrin,

më mos më mundo,

por ma zgjidh hallin.

 

S`di ku t`i kërkojë,

s`di se ku të vete,

po s`mi dhe ti vetë,

mbarova, më trete.

 

Të të vijë te shtëpia,

me hithra më zbon,

mëhallën ngre në këmbë,

udhën më tregon.

 

Po të vij`te stani,

do më lëshosh qentë,

kostumin e dhëndrit,

ma grisin me dhëmbë.

 

Po erdha te shoqet,

do t`i mbytë zilia,

fytyrën ma çjerrin,

m`ikën bukuria.

 

Po të vij`te kroi,

ku lahesh e ndez retë,

sa t`i shohë nishanet,

do shkrepin rrufetë.

 

Po më plas zemrën,

moj aman, aman,

për ato nishane,

do shkallmoj dynjanë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora