E diele, 28.04.2024, 08:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Xi Ling Shi me Verën

E diele, 22.10.2017, 10:50 AM


Xi Ling Shi me Verën

Nga Shefqet Sulmina

Lumi vraponte poshtë këmbëve të qytetit me muzikën e ujit dhe të erërave, puhizën e shelgjeve, plepave dhe pëshpërimat e djegur të yjeve.Nuk i kam kuptuar kurrë qytete pa ujë, të kuptoja Elbasanin e luleve pa lumë. Për mua këtë kuptim kishte jeta për lulet dhe për ujin. Vetëm se lumi në Elbasan rrjedh në krahë të tij dhe mua më rri mendja, për krahun e tij tjetër, të lashtë dhe të heshtur. Kaloja shumë mëngjese të verës dhe mesditë, duke parë rrjedhën e tij të pastër dhe fluturimin e pulëbardhave, ndërsa prej rerës së nxehtë të bregut, vraponin hardhucat për të shuar etjen në të. Atëherë mendimi për lumin dhe ujërat, ishte mësimi i notit. Diku më tej ishte Mali i Vashës me histori tragjike. Unë kujtoja Shekspirin dhe më dukej se këmbët e anglezit po ngjiteshin drejt këtij mali që mbante mbi krye kapele të gjelbër, ndërsa u kujtonte njerëzve zjarret dhe dashuritë, që për mua qenë thjeshtë yjet mbi qielli. Mbrëmjeve kur derdheshin yjet mbi kurorën e baritur të këtij mali," me kap E le" të gjelbër, nëpër trëndelinat e tij, mua më dukej sikur dëgjoja si nëpër ëndërr mallkimin:

“-U djegsh ti o Mal i Vashës!”

Malet nuk digjen me yje, thosha pas pak me vete.

-Është e vërtetë, - më thoshte mali për vetën, -sepse nuk jam unë fajtori! -O njerëz! Shiheni fajin midis vetës suaj. Nuk jemi ne malet prej guri, por ju njerëzit që keni zemrat prej nesh... Ne jemi male, kemi jetën dhe detyrën tonë...

Legjenda për këtë mal tregohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm, sepse tregimet e njerëzve janë të lëvizëshme, siç janë vetë njerëzit. Mali ka mbetur i njëjtë, mirëpo legjenda, tregohej ndryshe nga njerëz të ndryshëm, sepse njerëzit vetë janë të lëvizlshëm, jo të ngujuar si malet dhe unë dua ta tregoj ndryshe. Kur ruaja yjet se mos digjnin malin, unë isha i ri. Yjet talleshin me mua, sikurse edhe unë tallesha me ta kur i lija pa i numëruar. Edhe yjet janë të lëvizëshëm si njerëzit. Në vend të tyre numëroja tregimet për malin e ngujuar. Njëra ishte se një djalë i varfër deshi një vajzë të pasur dhe babai i vajzës së pasur i tha që ta shpinte në krahë deri në majë, në ishte i zoti. Por kjo nuk më pëlqente, sepse nuk më pëlqenin klasat dhe ndarja e njerëzve nëpër klasa. Nuk më pëlqente kënaqësia e njërit në mundim të tjetrit. Dhe kjo nuk është për faj të malit, por dallimi i fjalës “klasë” me fjalën “glasë, lëvizja e dritës midis tyre.

Djali e mori vajzën në krahë dhe kur mbërriti në majë, ra shuk i vdekur.

Edhe kjo nuk më pëlqente, sepse në dashuri nuk më pëlqejnë vuajtjet, por sidomos vdekjet.

Një histori tjetër thoshte se ata ishin dy djem të një moshe, si unë me Tasin (një miku im i hershëm, dikur...), kur grindeshim për Verën. Vajza i donte të dy, por nuk dinte kë të zgjidhte.

E kemi fjalën për të zgjedhurit. Kjo ka qenë gjithmonë e thjeshtë midis njerëzve, sepse njerëzit, nuk kanë ditur asnjëherë se çfarë të zgjedhin, sepse zgjedhin shpejt dhe tërheqin me kërrabë si të çmendur. Mirëpo ne po flasim për legjendën. Vasha u ngjitë në majën e malit, mori një shami të kuqe dhe e vuri mes flokëve të saj të verdhë që ja trazonte dhe ja kundërmonte era plot nektar trëndeline. Shamia e saj i dridhej mes flokëve dhe flokët e saj dridheshin në erë. Ajo, edhe ajo dridhej në erë dhe ua bëri me dorë dy djemve që të ngjiteshin. Njëri nga njëra faqe e malit dhe tjetri nga faqja tjetër. Nuk kuptohej se cili ishte mali dhe cila vasha. Vashë e malë qenë bërë një. Djemtë u nisën të merrnin shaminë dhe Vashën, duke u ngjitur. Në mes të malit plot aromë trëndeline njëri nga djemtë u lodh dhe ra. Vajza u zgjatë nëpërmjet flokëve të saj dhe erës dhe i dha frymë trëndeline. Ai u ngritë dhe vazhdoi të ngjitej. Nga ana tjetër vajza pa që ra edhe djali tjetër, i rrethuar edhe ai, prapë me lule trëndeline, por pa frymë. U zgjat prapë Vasha nëpërmjet flokëve, i dha edhe atij prapë frymë trëndelinë dhe ai me mushkëri të freskëta filloi të ngjitej. Derisa mbërritën në majën e malit, patën pirë kushedi sa e sa frymë trëndeline, përzier me frymën e Vashës dhe u ndjenë në 1 maj të dy njëherësh. Atëherë ishte vërtetë maj dhe Vasha u rrinte në zemër. Të dy djemtë vunë dorën njëherësh mbi shaminë e kuqe mes flokëve të verdhë të vashës për ta marrë shaminë dhe tok me të Vashën. Ishte punë gishtash. Që të merrje shaminë, duhej ta tërhiqje. Por shamia e kuqe ishte bërë njësh me flokët, të cilët, tashmë kishin erë trëndeline atje në maj, me të cilët vajza u zgjat dhe u dha frymë atyre për tu ngjitur. Edhe ata mushkëritë i kishin të mbushur me erë trëndeline.

-Merreni, - u thoshte Vasha për shaminë.

Dy djemtë u panë sy më sy dhe i ngritën të dy duart në ajër. Duart e tyre mbetën të zgjatur dhe ngritur në ajër, ndërsa vajza mes duarve të tyre dhe nderur në erë, pa u prekur. Të tre mbetën në majën e malit dhe në legjendë me erë trëndeline pa u tretur...

Nga romani "Kulloshter Joantike"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora