Kulturë
Nebi Dragoti: Politika vret
E diele, 15.10.2017, 10:20 AM
NEBI DRAGOTI
POLITIKA VRET
Poemë
I-
Dëshirë e madhe
Botën ta shohim me lule…
E di Bota ka lule natyrale,
Bota me paqë të kërcënuar
nga
ide skizofrenike
garon të vishet gjer në dhëmbë
me armatime.
Dëshirë e madhe
Botën ta shohim me lule…
II-
Por, por…
Vret politika,
shumë keq politika vret,
kur politika e keqe
halldupçe
vjen në pushtet…
Lajmi të çmend
në shekullin XXI:
u vranë aq e kaq në përleshjet
për drejtësi,
për paqë,
për punë,
për asgjë tjetër
gjaku nuk derdhet.
Në Botën me lajme,
lajm i ndezur të çmend:
u vranë aq e kaq
fëmijë të pangrënë,
pa streh,
jetim
në Amerikë,
në Indi,
në Afrikë,
gjithandej vrasje, përplasje.
Dëgjoj i vrarë shpirtërisht,
e vrasin njeriun
gjithandej, gjithandej
përmend këtu,
pa harruar, dhe Shqipërinë.
III.
U mërzita me lajmet,
se veç politika vret,
nuk vret populli,
nuk vret në asnjë vend
dhe sidomos populli im,
djep mëkimi paqe, miqësie
gjithë vitalitet.
Godas me gurë politikën
me vargjet e poemës,
godas, godas, godas
me qëllimin e mirë
dhe nuk vras,
askënd nuk bëj me gjak.
Godas me gurë politikën,
shtrembaluqen politikë
si në Lindje
dhe në Perëndim…
LIndja dhe Perëndimi
si dy shemra
janë në grindje
për territore,
baza ushtarake,
për influenca,
me dhëmbë shtien çakthi
si qentë.
Godas në largësi
nga Shqipëria,
se nuk dua vrasje,
nuk dua gjak,
nuk dua lajme
me kronikë të zezë:
u vranë kaq e aq,
aq e kaq u vranë,
për qejf të politikës
vriten kot fare.
Godas me gurë politikën,
politikën e krimit godas,
politikën me ideollogji kriminale
e godas si me shtizë;
shtizë e kam fjalën,
shtizë ideollogjike.
IV-
Radiot,
televizorët,
gazetat,
interneti
u çmendën me kronikën e zezë.
Çorodit me lajmet politika palaço,
eterin bllokojnë me antenat
e radarëve difektoz
që të mos zbulohen
pisllëqet
që mbjellin shtetet(…)
kundra njëri-tjetrit
me dipllomaci të rreme
thurur gjithë djallëzi,
gjithë intrigë,
li e lesh,
lesh e li.
Këtë që ua them,
e keni në timen poemë:
popujtë me lule paqe në dorë
njëri-tjetrin përshëndesin,
popujtë e urtë
që kurrën e kurrës
nuk nxisin,
nuk ndezin,
nuk vrasin,
nuk duan luftë.
Çka u them
të vulosur
e keni në poemë…
V-
Politika politikën e vet
ta zhveshi,
t’i bëjë vetkoment:
pse, pse, pse,
sigurisht, për ta kuptuar
pse politika vret!?
Godas me gurë politikën
t’ia thyej nofullën,
brinjën,
t’ia marr frymën
kësaj politike intrigë,
kësaj politike shtrigë,
politikës së degraduar,
politikës së droguar
që veç llafe tjerr
e zhurmë prapanice nxjerr?
Me revolucion radhët t’i ngjeshim
edhe ne, poetët,
edhe ne me revolucion ideollogjik
me këmbë ta shkelim,
me rrënjë ta shkulim
të pamëshirshmen e pamëshirë
që të mos ketë Hiroshimë,
që të mos ketë vdekje,
që të mos ketë kurrë më
me bombë atomike bombardim.
VI-
Politika dhe ndërton,
politika dhe rrit ekonominë,
gjithçka me bukuri madhështon;
veç, ama, këtë e bën,
kur është e kulluar fort mirë…
Prognozë e politikës
e thjeshtë,
shih:
është kjo jetë
e kjo jo,jo, jo nuk do
gjykim e koment…
Politika politikës që bën,
politikës që ndjek
t’i bëjë analizë vetë,
veten ta pyesi:
pse, pse, pse,
sigurisht, për ta kuptuar,
për t’u ndryshuar
rrënjësisht
pse politika vret (!?)…
Tetor, 2017.