Kulturë
Demir Krasniqi: Vetëm shqip
E merkure, 11.10.2017, 08:00 PM
VETËM
SHQIP
Shqip flasim , shqip mendojmë ,
Shqip shkruajmë, shqip lexojmë ,
Shqip punojmë , shqip jetojmë ,
Shqip krijojmë, shqip prodhojmë .
Refreni:
T’ gjithë shqiptarët lëshojnë kushtrim –
Jem një popull , duam bashkim !
Jem një komb , duam një shtet –
Bjeshkë me bjeshkë e det me det !
Shqip këndojmë, shqip vallëzojmë ,
Shqip festojmë , shqip gëzojmë ,
Shqip vishemi, shqip marshojmë ,
Shqip lindemi , shqip zhvillojmë .
Shqip krijojmë , shqip dizajnojmë ,
Shqip pikturojmë , shqip ekspozojmë ,
Shqip ndërtojmë , shqip konstruktojmë ,
Shqip jetën e lulëzojmë .
Shqip gjallërojmë , shqip kultivojmë ,
Shqip shpresojmë , shqip shijojmë ,
Shqip frymojmë, shqip ëndërrojmë ,
Shqip mendojmë, shqip veprojmë .
Jem një komb , kemi një shtet ,
Kem një gjuhë , një alfabet .
Kem traditë e kem kulturë ,
Kem një himn, kem një flamur .
Kem një Zot, kem një Atdhe –
S’ na përçan dot asnjë fe !
Rrojmë së bashku t’ lumturuar –
Në një Shqipëri të bashkuar !
Zoti ne, na ka bekuar –
S’ mundet kush për t’ na coptuar !
Vendi i ynë është Iliri –
Nëna e jonë është Shqipëri !
Baba i ynë është atdhetar –
Është Ilir – n’ Ballkan i parë !
Kem identitet kombëtarë ,
Jem krenarë me plis të bardhë !
Jem një popull – shtet unik ,
S’ ka ç’ na banë asnjë armik !
Një Republikë , një Kushtetutë –
S’ na përçanë dot top , as luftë !...
Jemi n’ rrugë demokratike –
Krah për krah me shtetet mike !
Rrojmë në paqe e siguri –
Kem një Zot , me një ushtri !
Shqipëria ka një Zot –
Ai quhet Gjergj Kastriot !
Një profet me shenjtëri –
Është Ilir me Shqipëri !
Mbarë Shqipëria në brendi –
Ka një Zot , një Perëndi !
Gjithë kah quhet Iliri –
E bashkuar është Shqipëri !
Në gadishullin Ballkanik –
Jem Ilirë – popull unik !
Prej Morave n’ Adriatik –
Jem një shtet demokratik !
Të bashkuar jemi sot –
Vendit tonë i dalim Zot !
Nuk jetojmë ma nën robëri –
Kemi nënën tonë Shqipëri !
Gjilan, më 01. 10. 2017. Demir KRASNIQI