Kulturë
Nebi Dragoti: Me redaktorët e socrealizmit
E marte, 03.10.2017, 08:12 PM
NEBI DRAGOTI
ME REDAKTORËT E SOCREALIZMIT
1- ISAMAIL KADARE.
Në gazetën “Drita” jam njohur me këtë personalitet të letrave shqip. Takimi i parë, kur i dërgova dorazi, me shkrim dore, poezinë “Në çezme” e cila nuk m’u botua. Kuptova: botimin e çdo krijimi e aprovonte kolegjumi i redaksisë. Kadare pati mendim të mirë për krijimin. Një herë tjetër i dërgova “Baladë për nënat amerikane”, kur bëhej lufta në Vietnam. Ismaili stonoi, e, me sa kuptova, ky qëndrim qe për rrymat ideollogjike të kohës, ku nuk dilje kundra. Nuk i vura faj, se botimi i saj mund të kishte pasoja si për atë, si për mua. Këtë krijim e grisa. Veç kolegjiumit kjo gazetë kishte dhe organizatë partie. Një herë në redaksinë e revistës “Nëntori” disa student donin të botonin një shkrim kritik për Kadarenë. Konkretisht, studentët pretendonin, se personazhet e shkrimtarit kishin koncepte borgjeze në mënyrën e të ngrënit. Redaktori i përcolli: “ Shumë duan të përgojojnë atë, e megjithatë Kadareja mbetet i madh''. Çdo zhurmë rreth tij edhe sot është e kotë.
2- DALAN SHAPLLO.
Ka punuar edhe në “Drita”, edhe në “Nëntori”. Ka qënë redactor i zoti. i zoti ka qënë edhe si kritik. Në “Drita” në faqen e parë të gazetës më botoi dy poezi. Po kështu edhe tek revista “Nëntori”. Dalani ka qënë edhe prozator i spikatur e cilësor. Është marrë edhe me përkthime. Në punë ka pasur natyrë serioze. Tregohej shumë dashamirës me talentet e reja të cilëve u jepte ndihmë dhe përkrahje.
3- VEHBI SKËNDERI.
Në një shkrim kritik, që nuk m’u botua, e pata cilësuar “Poeti i ndjenjës”. Në lëmin e poezisë ka qënë prodhimtar dhe shumë shpesh botonte në “Drita”. Kishte një gamë të kënaqshme tematike. Vargun e ngarkonte me ndjenjë. E takoj si reçenzent të një volumi poetik në “Shtëpinë Botuese 8 Nëntori”, ku ia kishte qejfi që të botohej kjo krijimtari. Diskutonin për këtë me Gjergj Zhejin redaktor. Për çudi, në mënyrë spontane, u futa në këtë diskutim, pa ndonjë djallëzi. Gjergji nuk ishte dakord. I ndëgjova e lexova disa poezi. Kur u pyeta, dhashë përgjigjen:”Në këtë volum ka peizazh, fëshfërima gjethesh, klorofil e cicërima zogjsh. Mungon njeriu.- E sheh,-foli Gjergji.Për nga natyra unë tregohesha shumë tendencioz në tematikë, në përmbajtje dhe artin e poezisë e doja të shëndosh. Kështu qëndrimi im influencoi për mosbotimin e kësaj vepre. Kur mbeta vetëm me Vehbiun, ai m’u drejtua : “Më prishe punë!”. I thash se nuk mund të dilja, ndryshe, jashtë realitetit të asaj vepre me poezi. Vehbiu i qetë më hodhi dorën mbi sup dhe duke profetizuar mbi të ardhmen time në letërsi u shpreh:” Ky tendencioziteti që ke, do të japi rezultate të kënaqshme nesër”.
4- REFLEKTIMI SOT.
Çdo art vihet dhe duhet të jetë në shërbim të shoqërisë. Shoqëria duhet të jetë objekti i çdo vepre. Objekt frymëzimi duhet të jetë dhe politika që punon dhe si punon për këtë shoqëri. Por jo të gjithë krtijuesët sot e rrokin dhe e kuptojnë këtë. Madje, ka dhe poet të formuar në vend që ta thurin poezinë, bëjnë të kundërtën, po e shthurin : bëjnë verprimin e përmbytjes duke dëmtuar si një lumë që derdhet në fusha të mbjella, e, që i merr përpara ato. Konstatimi që bëhet është refleksion real. Ka dhe debutant që është shumë larg nga ky objektiv. Ka debutante që, thjesht, shkruajnë për ëndërrat e tyre individuale dhe mbresat nga jeta e tyre private. Me të tilla është mbushur facebooku e aty çfarë nuk lexon… Kjo mënyrë e gabuar përceptimi dhe praktike bën që lexuesi të largohet nga vepra të tilla arti. Kjo na shqetëson sot. Nuk duhet të kultivohen tek lexuesi shije vulgare e mediokre. Më shumë ka zhurmë e vetëmburrje, ka fiktivitet se sa efektivitet në krijimtari. Kësaj duhet t’i ruhemi dhe t’I shmangemi në mundësinë maksimale.