E hene, 06.05.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Liman Zogaj: Udha deri në Beverly Hills

E diele, 01.10.2017, 10:39 AM


Liman Zogaj

 

UDHA DERI NE BEVERLY HILLS

 

Bijes sime, Abelinda Zogaj

 

Fillimi

ne Lladroc, e nise haprimin

atje, e mesove lojen me ftutura

kengen nga Bilbilat e brijave

vallen nga shqiponjat e malit...

Sonte

e percjella Ylberin,

Fluturen nga foleja ku rriten Skifteret,

sonte

e percjella vashen me sy shqiponje.

Ecja

nga Lladroci i djegur ,

i pergjakur

me gjakun e dallendysheve,

e ne Beverly Hills

nderton pallate qe shperthejn qiellin

e tani , u bere mike e mire me diellin.

Sonte ,Vasha me sy Shqiponje

floket i lidhi gershet

ne valixhe i plonte me kujdes:

Do plane per ndertim deri afer diellit,

do foto per ti freskuar zemres kujtimet,

Librin"Kosove nuk ta mora Diellin",

pak buke nga Nena

bekimin nga Babai,

pak lote nga motrat

-Mos u vono te tha vellai.

Ne Los Angeles

ishe para agimit

Ah sa mire

kur, edhe Diellit i thua:

Une jame vetem e zgjuar.

Abelinda

fole shqipe ne Beverly Hills

le te degjohet kjo gjuhe e Zotit

edhe ne Skenen e Holivudit

e le ta mesojn Regjisoret e Aktoret

se edhe Zoti Flet Shqipe.

Abelinda

Kur i bene Planet e pallateve te Larta

Te gjitha i kthen kahe dielli

le ta di , i gjithe Beverly Hills

se vash, me syte e shqiponjes

e solli frymzimin nga bardhesit e Kosoves

nga Planeti ku nuk durohet

ti shkelet Liria dhe Dielli.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora