Kulturë
Mëhill Marku: Shuberti i pyllit
E hene, 25.09.2017, 06:22 PM
SHUBERTI I PYLLIT
-Cikli poetik nga Mëhill Marku, Lezhë-
DETET S'KAN UJË, KANË LOT...
-NË SHENJË NDERIMI E PËRSHPIRTJEJE , PËR QINDRA BURRA, GRA,FËMIJË, TË RINJ E TË REJA QË NË KERKIM TË NJË JETE MË TË MIRË, HUMBËN JETEN NË DETE, NË KËTO 25 VITE -
NJË MAL DHIMBJE KAM NË KOKË
BËJ TA SHPRAZI E S'E THEM DOT
NE DETIN ADRIATIK E DETIN JON
AQ SA UJË (PO-PO) KA EDHE LOT.
NË GJI, AQ JETË NJERZISH MBAJNË
NDAJ DALLGET MË SHUMË GJEMOJNË
ME DHIMBJEN NJERZORE BASHKOHEN
SI ILACET QE PERPIQEN TA SHEROJNE.
KAM DEKADA QE NË DET LUNDROJ
(SOT HIJE NJERZISH MË SHOQËROJNË)
ESHTE SHTUAR EGERSIA E DALLGËVE
GJËMËT E TYRE TASH DHE LOTOJNË.
MË DHEMB SHPIRTI E KAM NJË HALL
(ME VELLEZER E MOTRA DUA TA NDAJ)
DETI, QE GJITHE JETEN E DESHA BOLL
QE NGA '90-ta SI ME DUKET = ARKIVOL
NDAJ O DETE E KAM NJE AMANET
SHPIRTRAT E TYRE MBAJINI ME NDERIM
JU LUTET, ÇDO BABË, LUTET ÇDO NËNË
DHE NJE VETERAN DETI ME PERMALLIM.
DETI ME NJERIUN NGJASON!
TEK RRI NË BREG TË DETIT
MËNDJA THELLË LUNDRON
DHE I BËJ PYETJE, VEHTES
-Ç’KA DETI QE DALLGËZON!?
HERË DALLËGËZUAR HERË I QETË
VALL DETIN KUSH E NGACMON?
NJË I MOSHUA ME NGJASON DETI
ME TEMPERATURË E ME TENSION.
KUR DETI KA TEMPERATURË TË LARTË
DALLGËT KULMOJNË SI VARGMAL
GJËMON SI I SËMURI NË SHTRAT
QE THELLË NE VETVETE KA ZJARR!
SA VJEN DOKTORI NJËRIUT I QESH FYTYRA
DHE SI MË DORË SËMUNDJEN JA LARGON
DOKTORI I DETIT, ËSHTË VETË DIELLI-ZOT
AI E BËN TË QETË, PO AI E DALLËGËZON?!
-SHENGJIN : 18. 8. 2017-
SHUBERTI I PYLLIT
FLUTURON BILBILI
NGA LISI E NË LIS
SA NDAL FLUTURIMIN
KËNGES SHPEJT JA NIS.
ME ATË ZË TË BUKUR
ME TË ËMBLA MELODIE
GJINKALLA E FLUTURA
MBLIDHEN NË KORIE.
DËGJOJA MELODITË
MË DOLI VEHTJA QEJFIT
MË NGJANË SI SIMFONITË
SIMFONIT' E SHUBERTIT.
EDHE KAFSHET E PYLLIT
NDALEN E DËGJOJNË
I DEH KËNG'E BILBILIT
…NE S'DIJMË TË KËNDOJMË.
ÇOBANË E ÇOBANESHA
ZALISUR LUAJNË NË HIJE
DHE ZOGJ E LAURESHA
DEHUR PREJ MELODIJE.
KËNDO, KËNDO BILBIL
ASHTU SI DO E TI DI
JE SHUBERT I PYLLIT
SHUBERTI TE KA ZILI.
- LEZHË, 08. 09. 2016-
DY SHENJTEN KA SHQIPËRIA.....
SA E VOGEL, SA E MADHE
PASKE QENË, O SHQIPËRI
MBUSHUR DERTE E HALLE
POR TË MADHE HISTORI.
NEPËR SHEKUJ, NEPËR MOTE
THELLË E LARG, NË ILIRI
EDHE SOT, NË GJI TË KËSAJ BOTE
SHËNDRIT SI DIELLI, NË QIELL TË NXI.
PATE BURRA E PATE GRA
NË LUFTRA NDRITEN LAVDIE
ZEMERZJARR E FLAKADA
BOTA DRIDHEJ PREJ HORDHIE.
NEPËR SHEKUJ E NEPËR BREZA
LAVDINË TËNDE, KURR S'E HUPE
KE N’BALL GJERGJ E SHEN TEREZA
NGA EUROPA E DERI TE KALKUTA.
DY HERË BOTA U LUT PËR TY
DHE TE TI, I NGJALLEJ SHPRESA
KUR LUFTOI GJERGJI ME TURQI
KUR U SHËNJTRU NANE TEREZA.
SA TË JETË JETA, NËNË SHQIPËRI
SA TË KETË HANË E TË KETË DIELL
KËTA DY SHENJTEN TË SHTOJNË LAVDI
GJERGJI NË TOKË TEREZA NË QIELL.
LEZHË, 10 09 2016
FESHFËRINË LEHTË,LEHTË ERA E VJESHTES
GJETHET E MENDIMEVE RRËZON MBI LETER
I MBLEDH NJË NGA NJË, JANË GJETHE TË JETES
ME GJETHET - VARGJE, NIS POEZI TJETER.
TË GJITHA PEMËT FILLOJNË TË XHVISHEN
NA DUKET SE LËKUREN E TYRE NDËRROJNË
NDERSA GJETHET ME TOKEN NGJISHEN
FRUTET E TYRE NË HAMBARE SHKOJNË.
MENDIMET SI GJETHE NË LETER I LËSHOJ
(FJALET SI GJETHET S'DUA TË ZVERDHEN)
SE ATO JANË COPËZA TË JETES QË SHKOI
NDAJ SI FRUTE TË MENDIMIT ME ERDHEN.
NGA NJË VARG GJETHE, KUJDO IA DHUROJ
TA KET SI KUJTIM NGA SHOKU I RI I VJETER
NË MOS I PËLQEFTË, BUZET MOS TI RRUDHI
VARGJE TË GJELBËR DHUROJ HEREN TJETER.
SE NJERIU, KREJT SI VET NATYRA ËSHTË
NDONJËHERË NUK I KA FRUTAT E MIRA
EDHE UNE NJERIU KAM VERË E VJESHTË
HERË,HERË VARGJET NUK JANË TË ARRIRA.
LEZHË, 23 09 2016
MUZA IME E DASHUR!
MBREMË SEÇ MË ERDHE NË ËNDERR
MUZA IME E DASHUR, VEZULLUESE
UNË I VESHUR PORSI DHËNDERR
TI E LULZUAR ME VELLO SI NUSE.
ÇDO GJË SHËNDRISTE E LLAMBURISTE
SI ASKURRË DHE AS NDONJËHERË
ISHTE DIMER ,DËBORË E AKULL KERCISTE
NE NA DUKEJ SE ISHIM NË PRANËVERË.
NË MENDJE MË ERDHEN SHUMË MOTIVE
GJUMIN SEÇ MA PRISHI FRYMËZIMI
FRYMËZIMIN TIM NË VARGJE E SHKRIVE
ME NOTA TË TRISHTA E TINGUJ GËZIMI.
TI MUZË E DASHUR JE VETË JETA
HERË ME DALLGË E HERË ME VALË
NË KRAHET TUAJ GJITHËMONË MBETA
Si SOT BURRE E QË KUR ISHA DJALË.
ME MUZËN ,GJITHËMONË DASHURUAR
SA TË JEM GJALLË, E DERI SA TË MBES
SI TI KUSH ZEMREN S'MA KA FLAKËRUAR
NË KRAHET TU DO JEM DHE KUR TË VDES.
NJE DITE KUR TË IKI NGA KJO BOTË
JO PAK VARGJE DUA TI LE SI KUJTIM
QË KUR TI LEXOJË DIKUSH TË THOTË:
" DHE NGA VARRI PO JEP FRYMËZIM"!
LEZHË 22. 09.2016
-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini Shtator 2017-