Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Një pasqyrë...!
E enjte, 21.09.2017, 08:32 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
NJË PASQYRË...!
Tri herë jam hedhur nga qielli
Dhe drejt në tokën time kam rënë
Tri herë jam fundosur në dete
Dhe rënë kam në thellësitë
E fshehtësive të atdheut
Tri herë jam djegur në flakë
Dhe shndërruar jam
Në hirin e vatanit
Sa herë që jam gëzuar
Pragun e derës së shtëpisë
Puthur e kam
Tri herë rrast jam hidhëruar
Dhe shumë vuajtje
Më kanë kapërthyer
Sa herë nënën e kam uruar
Që ndoshta kur nuk duhej
Më solli në jetë
E heroizmin e babait
Gjithnjë me qëndresë e kam praruar
Ç’është kjo
Asgjë
Pos reliev i jetës sime
Dhe një pikëpyetje e atdheut
E unë rri
Duke qeshur e duke qarë
Duke i shprushur
Dhe duke i ledhatuar shekujt
Këta hilexhinjë të historisë...
(E enjte, 15 shtator 2016)