Kulturë
Shefqet Sulmina: Princeshat dhe shtegçelësit
E marte, 19.09.2017, 06:27 PM
Princeshat dhe shtegçelësit
Nga Shefqet Sulmina
Shtegtimi për të gjetur një grua të bukur pati marrë dhenë në atë botë të gjelbërt, ku lëvizja të jepte si gjetje, edhe kënaqësi për gjetjen. Njerëzit, sikur kishin kuptuar që uji në vend qelbet dhe një burrë pa gruan e tij, e cila kontrollonte perëndinë e ujit, qelbej. Kjo, kishte rënë si shpatë në nyjat globine dhe i pati bërë pjesë-pjesë meshkujt për ta kërkuar këtë gjysmë domosdoshmërie të perëndisë. Një djalë trojan, sepse thoshin atëherë se Prometeu etj. etje., kishte prishur tërë pasurinë e tij, të energjisë së këmbëve, për të blerë një kalë, për të rrugëtuar dhe për të gjetur një grua. Kështu thuhej nëpër përralla, por trojani brodhi gjithë trojet për të gjetur një kalë, por nuk e gjeti dot. Sepse në atë kohë kuajt ishin më të shpejt se njeriu dhe rronin të lirë, pa njerëzit përsipër. Blerësi, ose kërkuesi i kalit thuhej, se ishte një trojan, por ende nuk dihej se ku ishte dhe ku binte Troja, sepse shpërndarja e kësaj arsyeje, nuk ishte Troja, por truri dhe truri i vogël që lëvizte për të gjetur. Gjithashtu, nuk dihej ende, pse duhej një kalë, kur dy këmbë janë më të shpejta se katër për rrugë të ngushta si atëherë kur trojani kërkonte grua i etur për trurin e vogël të Dijes. Ajo që ishte dëgjuar, ishte përralla për trojanin dhe një vajzë që quhej Lira, dhe ai e kishte njohur atje në nyje të mbledhjes së ujërave, në një liqen, tamam siç qe shpërndare nëpër përralla, nga përrallat e tjera, ndërsa ecte me këmbët e tij dhe jo me të ndonjë kali. Menjëherë, sapo djali kishte hasur në bregun e liqenit me barin e butë, të hollë dhe të vesitur, me kallama të rrallë, të gjatë dhe të lëkundshëm, me gjineshtra, me shatërvanë pemësh të shumta dhe të shumëllojshme, me patarysje patash, rosash, lejlekësh, pulëbardhash, fazanë, lepuj, ketrash, dhe ndonjë dhelpre të rrallë, aty buzë liqenit me ngjyrën e çelur të qiellit, ai qe rehatuar duke psherëtirë me vete:
-Oh re!...
Numri i shumtë i gjallesave që kishte parë nëpër shtigjet e ngushtë, ishte krejt i ndryshëm me nurin e gjallesave në këtë lëndinë, midis bregut dhe ujit dhe atij i kujtoi retë e qiellit. Nuk i kishte parë nëpër shtigjet e borës, nëpër përrenj të rrëmbyer, ato çka i shihte syri tash dhe me aq bollëk. Shumë ditë kishte mbetur pa vënë gjë në gojë, vetëm se ujë e ndonjë rrënjë bime. Në atë kohë ujërat e bollshme ta mbushnin kokën me këngë dhe të bënin të etur për gjëra të tjera. Nuk kishte zgjatur ende aq kohë, sa të dridhte në kokën e tij një duhan, përballë atyre gjërave të bukura dhe të ngrënshme, kur para syve i qe shfaqur një grua e veshur me mëndafsh të bardhë. Ishte Mbretëresha e ujërave të mbledhura në nyje, Mbretëresha e liqenit, por ai nuk mund ta njihte. Ai kërkonte thjeshtë një vajzë, sepse pati dëgjuar se po të kërkoje gjeje. Është e vërtetë se kërkoi edhe kalë për rrugë, por kur nuk gjeti, u mëshoi këmbëve. Kurmin e saj Mbretëresha e kishte lëshuar midis ujit dhe diellit dhe era luante me valët e ujit, flokët, sytë, duke i vënë një një melodi në tërë mbretërinë e saj ku po e tërhiqte me një forcë të magjishme edhe trojanin e lodhur nga rruga. Mbretëresha kishte parë që aty vinin shumë ujq, arinj, kuaj, por ajo pati menduar se një e keqe midis kësaj race të keqe, më të butë ishin qentë. Nuk i donte, por nuk i urrente qentë dhe i kishte lënë ata në anë bashkë me dhelprat. Lë të ushqehen me ngordhjen e ndonjë pate, pati thënë ajo. Kështu ma mbajnë pastër edhe kopshtin, nëse para se të urinonin të ngrinin këmbën. Ajo donte patat, lejlekët, mollët, malet dhe të ardhurit, që nuk kishin të bënin me racën e mësipërme. Por nuk kishte zgjidhje. Për këtë ajo kontrollonte gjithçka para Ujit që kishte para syve dhe do të pinte, duarve që mund ti binin në grykë, ose në frymëmarrje. Ajo lozte me ujin, pinte prej tij, lahej me të dhe një tufë me pulëbardha e rrethonin gjithmonë, duke zgjatur shtegun e çapave të saj në erë si një muzikë.
Pati psherëtirë e rehatuar Mbretëresha për këtë prurje të re të perëndisë në trevat e saj. Qe rehatuar për së dyti dhe si në ëndërr pati psherëtitë edhe trojani, i ardhur në liqen. Po njollojë si edhe Mbretëresha e Liqenit që filloi ti buzëqeshte, filloi edhe ai ti buzëqeshte dhe ta kundronte, pa zgjatur duart dhe duke i thënë vetës:
-Oh, re!, Ajde re...
Mbretëresha sikur ti kishte dëgjuar me zemër fjalët e tij, foli edhe ajo me vete:
-Oh ri!, Ajde ri...
Një zë i fshehtë duket se jua përktheu fjalët në kuptime të anasjelltë:
-More, që do të rri, kjo është e natyrshme, - tha djali, - sepse unë për këtë kam udhëtuar që një zët yje rrugë, (sepse në atë kohë, rrugët dhe kohët mateshin me yjet e mëngjeseve dhe jo me kuti!!!), por ku do ti gjej fjalët që të flasë?
-More që erdhe pse nuk do që të rrish(të më rish), - tha mbretëresha.
Në atë kohë kishte lindur fjala bashkë me mendimin dhe pyetjen “Ku, Ku ta gjejë?”. Po ke? Çfarë ishte e denjë të kërkoje dhe kërkohej atëherë? Dhe ku? Gruan apo fjalën? Ishte kuptuar gjetja se ku? e gjetjes së gruas dhe duhej kuptuar gjetja e fjalës me të cilën ti flisje asaj. Nuk ishte e thjeshtë, por edhe shumë e vështirë nuk ishte. Ishte problemi yt dhe i gruas që kishe përball. Edhe sot përball një gruaje është fjala, pastaj arsyeja mes fjalësh. Edhe atëherë, ishte problemi i saj dhe i yti, se jo duhet të ecje ende, derisa të gjeje një tjetër. Është njëlloj si sot, që nuk kanë, ose kanë rëndësi fjalët me një grua, që e gjen, ose e le. Që atëherë lindi mendimi për gratë se ishin të ndezura dhe duke qenë të tilla, mund ti gjeje nëpër kroje, lumenj, liqene dhe buzë dete. Nëse ishe burrë dhe e doje një të tillë, siç doje të shuaje edhe etjen dhe gjeje një burim, e gjeje sapo të kishe gjetur ujin, një grua. Aty mësoje edhe fjalët me të cilat mund ti flisje asaj, sepse ishte ajo dhe zjarri i saj që ti mësonte, ose të mësonte nevoja për grua për tu shprehur. Nëse jo, duhet të ecje ende. Kështu, mund ta gjeje, mjafton të ndiqje shtegun e borës, që duke venë çapat e këmbëve të tua të ngrohta, e shkrije atë dhe e bëjë përrua. Kot thoshin ndonjëherë se gruaja kërkohej me kuaj. Në këtë rast Trojani i ri e kishte gjetur me këmbë, duke tërhequr edhe vëmendjen e Mbretëreshës se ai ishte vetëm dhe jo me një kalë. E dyta që ai kishte këmbë të forta, dhe Mbretëreshës i pëlqenin këmbët tek burri. Sepse edhe burri dallon nga këmbët dhe nga numri i tyre. Nga numri i këmbëve. Nga numri i këmbëve dhe i kokës. Këtë që bëri Trojani i ri, i cili, duke zbritur nga mali, nuk mori shtegun e lumit që e shpinte në det, sepse deti ishte simbol i ndarjes, por të përroit që e shpuri në liqen, duke duruar gjetjen dhe numëruar të gjithë yjet e agimit. Ishte edhe një gjetje tjetër e intuitës së tij, për të mos u lodhur shumë me emrin e gjetjes, sesa sensin e saj. Dukej se ishte me fat për gjetjen e tij, sepse dhe Mbretëresha nuk mund ta humbte këtë burrë krejt të vetëm dhe të gjithë për të, jo si ndonjë tjetër plus vetës dhe kalin. E gjitha kjo, ishte vetëm për çështje kohe, sepse, etja e tij nuk shuhej me sasi, por me freski që shpërndahej nga uji dhe trupi i Mbretëreshës që ai gjeti. Tani ai e shihte nga afër, jo si më parë, vetëm në ëndërr. Donte ti fliste dhe e kishte ëndërruar gjetjen e fjalëve, njësoj siç kishte ëndërruar atë, por në këtë çast ju duk se i pati harruar. Ndofta i turbulluar para bukurisë së saj. Prapë një arsye tjetër kjo dhe me fat e Trojanit për tu lidhur me Mbretëreshën, e cila do të kuptonte se fjalët që do të flisnin ishin të tyre dhe jo shabllone filmash. Trupi i zbuluar i Mbretëreshës së Liqenit, tërhoqi sytë e djalit që vizituan tërë kurmin e saj përrallor dhe së fundi u ngulën mbi gjoks, pa e prekur me dorë, por me mbushje fryme dhe sysh. Nuk dinte ku të vinte duart më parë, ose të këpuste mollë nga mollët në kopsht, ose të hante mollë nga kraharori i saj. Nganjëherë të dy rastet janë të bukur. Jo. Trojanit më tepër i pëlqyen mollët në gjoksin e Mbretëreshës, e cila nuk mund ta linte pa e shpërblyer edhe për këtë. ...Që, djali i mbante sytë në gjoksin e saj dhe jo mbi mollë. Djalit ju bë qejfi që mendoi siç ndjente dhe po ashtu, siç ndjente ai, shihte se kishte sukses në sytë e Mbretëreshës që vazhdonin të mbusheshin me dritë. Kishte ndjerë edhe Mbretëresha kënaqësi, aq shumë, sa edhe ajo i kishte humbur fjalët që diheshin në atë kohë, siç i ndodhi trojanit. Ishte e qartë: nuk ishin për shabllonët e filmave. Ajo kishte vënë buzën në gaz dhe priste që ti vinin fjalët e ngrohta. Nuk i priste nga qielli, por nga djali. Djali qeshi kur pa që e qeshura asaj i pati ngecur në buzë, sepse ishte ngecje që nuk po gjente dot fjalët. Sepse, e qeshura nuk ishte fjalë, ndofta shumë më tepër se një pirg me fjalë, por jo fjalë, ndaj djali qeshi prapë. Fjalët nuk kishin lindur në vetmi, fjalët kishin lindur atëherë kur lindi dyshi dhe numrat e tjerë duke qeshur.
Qeshi edhe ajo dhe vuri dorën mbi gojë, sikur të ishin atje fjalët që u duheshin, pas buzëqeshjes së gjatë.
-Po, po..., - tha ai dhe uli kokën para bukurisë së kurmit të saj, dhe para dy popujve të gjinjve, që po ti shtrydhje, apo ti thithje, kishte dëgjuar që kishin qumësht të bardhë. Pra, nuk ishin vetëm mollë, si mollët e bukura në mollët përqark. Mollët e kopshtit nuk thitheshin, por kafshoheshin, pra ai nuk kishte ardhur për mollët e kopshtit. Ndaj sytë i mbante në mollët e gjoksit të saj, sepse ai kishte ardhur për të përqafuar. E mbuloi një ndjenjë frike dhe u tromaks nga frika se do ta trembte atë qenie të gjallë brilante po të hapte krahët.
Mbretëresha vuri duart mbi gjinjtë e saj për ti mbuluar, duke ja matur vetëtimthi me sy trupin e bëshëm trojanit të ardhur, të cilit, më pas ja hoqi që andej vështrimin dhe ja ndezi mbi këmbët e tij, me të cilin mbështetej tërë ai burrë. Ju kujtuan pamjet e ujqërve që mbështeteshin me katër këmbë. Edhe pamjet e kuajve. Sytë e saj kishin një intensitet drite edhe më të lartë, nga çastet e tjerë, kur shihte malet e ngarkuar me borë dhe asaj, i dukej sikur peshonin aq shumë, dhe për këtë i dukeshin më të hijshëm, sepse nuk mbështeteshin mbi këmbë, por peshonin. Sepse, nganjëherë qe mërzitur me këmbët dhe numrin e këmbëve. Numri i shumtë i këmbëve i kujtonte të ndenjurit pak. Malet rrinin, por malet nuk ishin të lirshëm, ata dukeshin të ngujuar, sikurse edhe ajo vetëm vërdallë liqenit me pata dhe pulëbardha. Burri ishte krejt i lëvizshëm dhe kishte këmbë. Duhet ta urrente dhe ta donte për këmbët. U lumturua kur pa se nuk kishte aq shumë sa ujku dhe kuajt. Malet nuk kishin këmbë por nuk lëviznin. Ajo kishte rënë në dashuri me malet dhe lëvizte rrotull tyre, dhe kënaqej rreth tyre. Ajo nuk kishte parë kurrë male që të lëviznin rreth saj dhe me këmbë si të ujkut që bridhnin rreth gjërave të saj. Ujkun e kishte parë që rrotullohej rreth maleve dhe saj dhe ajo pyeste vetën, pse ai rrotullohej rreth tyre, jo rreth saj, por rreth gjërave të saj? Ajo donte vetë të lëvizte rrotull tij, rrotull ujkut, por qe ndjerë e brishtë dhe këtë e pati kuptuar se ajo kishte gjithmonë dy këmbë më pak dhe gjëra të tjera më pak se ai. Bëri një gjysmë rrethi, duke dalë pas të pasmeve të të ardhurit të ri me dy këmbë, duke e imituar atë me këmbë jo aq të trasha:
-Po, po... - tha prapë me një ndjenjë admirimi për të ardhurin me duart e saj ende kurorë mbi gjinj.
Djali ngeci serish për fjalë dhe për ujë.
Mbretëresha për ta nxjerr nga sikleti i tregoi malet dhe lisat e rrallë nëpër të duke i thënë:
-Byy...Lis!”,
I tha këto, sepse po i ngjante vërtetë me malet dhe me lisat e rrallë nëpër ta. Por në këtë rast, para saj ky lis ishte i gjallë, më këmbë dhe me dy prej tyre dhe jo me katër, plus një lisi tjetër që e mbante mbuluar me duar.
Duke e parë burrin nga pas, përsëriti prapë habinë e saj dy herë rresht me fjalët :
-By, By,” - duke u rrotulluar dhe duke u çuditur qe po fliste, pasi me ujqërit nuk kishte gjetur asnjë fjalë. Jo pse ata vetëm bërtisnin dhe merrnin me të katra, por ngaqë, nuk kishin kushedi se çfarë për tu soditur tek skërmitnin dhëmbët e mprehtë. Pa diçka të ngjashme me një këmbë që nuk ishte lis i vërtet, por një lis tjetër i vogël dhe i çuditshëm. Trojani e mbulonte vazhdimisht me duar. U qetësua. I ardhuri ju duk si ato malet që mbanin në prehër lisat, të cilët ishin të rrallë dhe i ngjanin popujve të gjinjve të saj dhe ajo i quante, lisa të gjallë që lëviznin.
-Jo, - i tha djali, - ky, - tregoi ai, për atë çka kishte para, duke i bërë duart kurorë dhe e mbuluar, si ajo që mbulonte me duar popujt e gjinjve të saj, - nuk është lis, por Z.
-Zor (zorrë)! - tha mbretëresha e liqenit dhe mbeti me sytë fiksuar para duarve të djalit që mbulonin atë gjë, ku ai e tërhoqi jo pa qellim.
Djali, duke folur dhe duke gjetur fjalët, pa se sendi i tij “Z” nga Zor, po i ngrihej si lis para këmbëve dhe pa e pyetur atë.
-Da, da, - tha mbretëresha për duart e djalit vënë kurorë para vetës, - se dua të shoh se me ngjaka jo me zor, por me një lis të gjallë.
Në kokën e djalit dy pushtetet e kokave qenë ndarë. Djali kuptoi ndarjen e pushtetit nga dy kokat dhe ndau duart.
-Da, da, edhe ti kurorën e duarve nga popujt e gjinjve që ke, se dua të pi, - tha djali me kokën e madhe - dhe lëshoi duart e bëra kurorë nga koka e vogël.
E njëjta gjë po ndodhte edhe tek Mbretëresha. Në sytë e mbretëreshës, ngjau se lëvizën malet dhe njëri prej tyre po i vinte drejt. Koka ju turbullua dhe po i ndahej më dysh. Deshi të mbronte sytë, por ndau këmbët.
-Iii! - tha djali, - u trembe dhe u tremb për vete.
-A t hyn? Të pish? - u mburrë mbretëresha dhe hoqi duart nga gjinjtë e bollshëm që pati mbuluar me kurorën e duarve.
-Boo! - tha djali, duke parë popujt e gjinjve të qumështit për të cilët kishte dëgjuar.
-Jo, - i tha mbretëresha. -A t hyn lisi, duke parë përrenjtë e maleve me borën e shkrirë që ti shkrinte në gjinjtë e saj të fryrë nga fjalët e djalit!
-A t' hin? Hin, hin, po, bo bo! - përsëriti djali.
-Y re! Ke? Nuk sheh?
-Po, po...shoh! - tha djali duke pirë gjinjtë popuj me qumësht dhe me dritë që ngriheshin mbi kurmin e saj.
-Da,da, - tha mbretëresha duke ndjerë peshën e maleve mbushur me borë që i shkriheshin përbrenda dhe ajo i transformonte në qumësht ndërmjet popujve të gjinjve të saj të bukur muskulor.
Nga romani KULLOSHTËR JOANTIKE