Kulturë
Nebi Dragoti: Mallkim poeti
E diele, 10.09.2017, 08:09 AM
NEBI DRAGOTI
APOKALIPS
Kataklizëm njeriu sjellë,
se njeriu çmendurisht
me natyrën sillet keq:
bën manovra ushtarake në det,
nën tokë
e, manovra supersonikësh në qiell.
Politikë sakate,
çyryke e mbrapshtë,
sakaq harxhon kaq shumë,
për ç’ dreq?!
Hëëë, jo, jo,
nuk po e do as dreqi vetë.
Varfërohet atmosfera nga hidrogjeni,
nga oksigjeni farvërohet.
Për armatime ia marrin
e ajri po na vret.
Ka hipur në majën Everest
shejtani njeri
e… kataklizëm bërtet:
apokalips njerëzimi,
apokalips planeti,
i dehur vetes
Ia fut thikën thellë…
Kur, kur, o njeri, për vete
Mend kur do të kesh ti?
MALLKIM POETI
Për njeriun ç’ është e mirë dhe ç’është e ligë
përballem kësaj Bote, ngre zërin kritik…
Ka vringëllimë armësh, prova raketore,
p.sh. harxhon për armatim Koreja Veriore?...
Keq ndodh e ta kuptosh do pak mend,
se njeriu njerinë gati ta shqyejë me dhëmb…
Kërcënime, provokime, sondazhe në Botë,
gati: plas lufta e tretë pas luftë së ftohtë…
Perballë kësaj Bote me urrejtje e di,
Bota sot zjen dhe nuk ka jo qetësi.
Jo gjakderdhje: u shofshin luftëndezësit kudo!
Mallko, ti poet, me gjithë zemër mallko!
Durrës, 2017.