Kulturë
Demir Krasniqi: Njeriu i ndjekur 50 vjet nga UDBA
E diele, 03.09.2017, 11:19 AM
NJERIU I NDJEKUR 50 VJET NGA UDBA JUGOSLLAVE
- Prof. Dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri i Maqedonisë –
Prej gjithësisë një engjëll zdrypi –
E pagëzuan Reshat Nexhipi !
Shkrepi dritë si xhevahiri –
U gëzua gjithë Manastiri !
Profesorin e diturisë ,
Doktor shkence të historisë –
Nuk donin ta linin t’ gjallë ,
Edhe shtëpinë ia kishin kallë !
Burrë besnik me zemër guri –
50 vjet e ndoq kauri !
50 vjet UDB-a helaqe –
I bëri dosje 500 faqe !
50 vite UDB-a sllave –
Iu lëshuan n’ shpinë si ujqër llave !
UDB-a komuniste e Manastirit –
Diktuar nga këlyshët e qafirit !
80 vite nën përpjekje ,
50 vite nën përndjekje !...
500 faqe i banë dosje –
Nën kërcënime e krekosje !...
Sllavo – maqedonët me krime s’ u nginë –
Ia konfiskuan mallin , po e edhe shtëpinë !...
Kështu nga Manastiri , familjen ia dëbuan –
Në Maqedoninë Lindore larg ia internuan !
Me Universitet kur u bë Manastiri –
Reshat Nexhipi ishte profesor ma i miri !
Shpejt ia qiten rrethin forcat sllavo – armike –
E shpallen Reshatin :”Tepricë teknologjike !?”
Ky status ndaj tij , zgjati 20 vjet –
Jeta e tij zhvillohej kudo me kiamet !
Asnjë ditë të bardhë s’e lanë me e gëzua –
Derisa parakohshëm e kanë pensionua !
Grupe huliganësh , bashkë me kriminel –
Ia dogjën shtëpinë deri në themel !
Ia zhduken tërë librat me dhjetëra dorëshkrime –
Që i kishte t’ gatshme t’ gjitha për botime !...
Gjithë ato dorëshkrime i kishte grumbulluar –
Që me dorë të vet t’ gjitha i kishte shkruar !
Me sakrifica të mëdha dekada me radhë –
Profesor Reshati shkruante faqebardhë !
Organet e Punëve t’ Brendshme t’ Manastirit ,
N’ përbërje prej këlyshëve t’ sllavo qen qafirit ;
Me vendim sekret në rolin e t’ pa shpirtit –
Bastisen shtëpinë e Reshat Nexhipit ?!
N’ vitet e 90-ta , shkruajnë ca shovinistë ,
Se : “Reshat Nexhipi është nacionalist !
N’ Manastir e n’ Prespë , n’ rrugë separatiste –
Po përhapë ide veprimtari irredentiste !...
Familja e Reshatit është separatiste ,
Janë pjesëmarrës aktivë në bandat balliste !
I ati i Reshatit , n’ Gjermani ishte anëtar
I Organizatës Ekstreme : “4000 Shqiptarë” !
Ndaj Reshat Nexhipit , UDB-ashët nuk pushojnë –
Kishin marrë vendim – telefonin t’ ia përgjojnë !
“Ka rrjet separatistësh n’ Kosovë dhe jashtë vendit ,
Kështu do ta mbrojmë shtetin t’ mos na del prej rendit !...
Përmes telefonit nëse e përgjojmë –
Momente t’ rëndësishme ne do të zbulojmë !
Shumë plane sekrete dhe irredentiste –
Do t’ zbulojmë nga jeta e tij separatiste !...
Organizimi dhe themelimi
I Shoqërisë “Bashkimi” –
N’ Manastir duhet përgjuar ,
Reshat Nexhipi e ka themeluar ! “...
Dokumentet vijnë e shtohen –
Reshat Nexhipit i atribuohen !
“Reshat Nexhipi , ai trim malësor –
Luan rolin kryesor !...
Në regjionin e Manastirit ,
Në drejtim të shkatërrimit –
E luan rolin si mësues ,
T’ shkatërrojë rendin kushtetues !
T’ shkatërrojnë rendin Maqedonisë –
Për të drejta të shqiptarisë !
Duke dhanë konstruksione –
Për të bindur opinione !...
Jep këshilla , edukime ,
Mendime dhe konstatime ,
N’ funksion plane antiqeveritare –
Për të drejta mbarë shqiptare !“...
Më 29 Nëntor 1995 ,
Dokument shkruajnë ata t’ pa besë :
“ Reshat Nexhipi , prej mafive –
T’ thirret n’ bisedë informative !...
Iniciator pa fije kripe –
T’ hapë gjimnazin n’ gjuhën shqipe !
N’ Manastir , qytet kombëtarë –
Të mësojnë shqip nxënësit shqiptarë !...
Është përgjegjës i paparë ,
N’ aksione i pandarë –
Për themelimin e Degës së parë ,
T’ PPD-së veç për shqiptarë !...
N’ Manastir s’ kursente mund –
T’ organizojë Referendum
Për një autonomi tokësore ,
Politike dhe kulturore !...
Në mbarë trevat shqipe të Pellagonisë –
Organizator për bojkotimin dhe regjistrimin e popullsisë !
Përkrahës i pa kompromis i Pavarësisë s’ Kosovës ,
Ideator i themelimit të Universitetit të Tetovës !...”
Ndaj Reshat Nexhipit , që nuk bënte krime –
Nga organet e rendit silleshin vendime !
Sa herë që thirrej n’ biseda informative –
Në polici mbahej me shumë orë fiktive !...
Gjilan, më 15.08.2017. Demir KRASNIQI