Kulturë
Namik Selmani: Poetit nga Gjakova Tahir Bezhani
E enjte, 07.09.2017, 05:45 PM
Namik Selmani, Tiranë, Çamëri
LUM LAHUTA QË PREK TELIN!
-poetit nga Gjakova,Tahir Bezhani,me rastin 70 vjetorit te lindjes-
Thrret Çarshia,thrreth Çabrati,
Zënë ia merrka Ereniku
Sot po gëzon Tahir Bezhani
Gëzon fjala,lumon miku.
Po ndez zjarrin lis me lis
Në një log e nder kuvende
Rrofsh sa malet o Fisnik
T’u baftë fjala,bajrak jete!
Gëzon Gjakova prag më prag,
Me stërkala shatërvani
Fjalëëmbël gojartë
Sot e mot Tahir Bezhani
Po sjell fllad që larg Valbona
Sjellë për ty një këngë kushtrimi
Në livadh bleta bletoka
Po nxjerr mjaltin për Tahirin
Lum lahuta që prek telin
Lum pranvera që lëshon lule
Dritë e gaz të ketë poeti
Si petale nëpër supe.
Vjen një valë Lumëmbardhi
Vjen një valë nga Rugova
Paq gëzim Tahir Bezhani
Mot me mot të ndrijë kurora!
Nga Smolica vjen nderimi
Ia prek thinjat,ia puth ballin
Lum kjo tokë që të rriti
Lum kjo ditë flamurtari.
Po vjen princi me kurorë
Me një dritë prej Smolice
Nuk e ndal mali me borë
Kur kthen kokën pas në vite
Po ia thotë Shkëlzeni këngën
Ku martina gurin ndezë
As ia shihni fjalën,ëndrrën?
Por si zjarr e ka poeti.
Dashka sonte lule Sharri
Dashkam këngë Çamërie
Gaz e mot Tahir Bezhani
Fjalëlisi nëpër brigje.
Dashkam sot një fllad Sylbice
Për te dashkam fjongo Bune
Se poeti ka ditëlindje
Lum kjo shkronjë që o ka hije!
Dashkam fjalë shenjtërie
Plis më plis ku skuq bajraku
Tahir Trimi,Burrë me hije
Të gëzoftë oda te pragu!
Tiranë-Gjakovë,17.maj,2017