Kulturë
Dedë Preqi: Hero, kush të mohon?
E marte, 05.09.2017, 07:22 PM
Dedë Preqi
HERO, KUSH PO TË MOHO?
(Gjergj Kastriotit-Skënderbe)
A je ti Gjergj Katrioti-Skënderbe
Ke lind njëherë dhe ska tjetër më,
«Në Bibël e Kuran ke bërë be»
Me luftu për komb e atdhe.
Sa luftëra i ke realizuar në jetë
Populli shqiptarë me pasë lirinë e vet,
Të bashkuar si vëllezër pa dallim feje
Të një gjaku e një ideali e të një rrëfeje.
Osmania ishte gjarpëri ynë shekullor
Që helmoi gjenet e popullit arbërorë,
Pastaj sllavët ishin të njëjtit barbarë
Që deshën këtë popull ta zhdukin në farë.
Shqiptarët e kanë një histori të vjetër
Ndoshta të veqantë si asnjë popull tjetër,
Ajo që e ka cilësuar krenarinë shqiptare
Ka qenë «besa» dhe dashuria kombëtare.
Hero i kombit, Gjergj Kastrioti-Skënderbe
Të rrallë fali zoti njëherë mbi këtë dhe,
Të çmojmë vepren tënde dhe shembëlltyrën
Të na mbulojë turpi, që ta mohojmë fytyrën.
Kush të ka zili me vraqin tënd të zi
Është turkoman, sllav apo kryqeli,
Krenar dje në luftë, krenar në shesh sot
I pa mposhtur do të mbetësh për jetë e mot.