Kulturë
Xhevahir Cirongu: Hesht!
E diele, 10.09.2017, 07:05 AM
Xhevahir Cirongu
Hesht!
Hesht
heshtja,
dhe..ikën pa e kuptuar
në heshtje....?
I them heshtjes:
Pse hesht?
As një fjalë
Dhe… përgjigjen marr prej saj
vetëm heshtje.
Hesht!
hesht!
tek ajo do gjesh
në heshtje
mendim e fjalën,
dhe prapë
ajo vetëm hesht!?
Pse hesht – heshtja?
kërkoj prej saj
një fjalë,
të më thotë:
‘’edhe unë mbaj të fshehur
tingullin fjalë!’’
Hesht- heshtja
në vaskën e saj
mban të fshehura
miliona fjalë.
Hesht – heshtja
ajo di të flasë
vetëm at’herë
ku njerëzve u duhet
e bukura fjalë.
Hesht – heshtja,
dhe në heshtje
na flet të gjthëve
me filozofinë e dritës fjalë.
Vetëm at’herë
e shkruar në shkëmb e gur,
hesht – heshtja
Hesht!
hesht!
gjthë mjaltë e nur.
Durrës, 20 gusht 2017
Komentoni
Artikuj te tjere
Pierre-Pandeli Simsia: Shoqata e re
Demir Krasniqi: Sëpata e skuqur prej gjakut
Viron Kona: Epigrame
Luan Kalana: Jetën dashuroj
Namik Selmani: Poetit nga Gjakova Tahir Bezhani
Resmi Osmani: Një roman për Gjon Buzukun
Tefik Selimi: Prozë me shije të hollë e të lartë artistike
Përparim Hysi: Kur 'kërceu prifti' nga belaja
Dedë Preqi: Hero, kush të mohon?
Demir Krasniqi: Njeriu i ndjekur 50 vjet nga UDBA
Zymer Mehani: Poezia e poetes Xhemile Aliu
Kristaq Turtulli: Sa të shtrenjta janë lulet!
Xhemaledin Salihu: Presheva dhe Plisi i Bardhë
Demir Krasniqi: Kryengritja e Ilindenit
Ilir Muharremi: Fyerje ndaj figurës së Adem Jasharit
Pierre-Pandeli Simsia: Violinisjta, nusja e Afrimit
Nexhat Halimi: Flaka e etjes
Ilir Muharremi: Tallje me shtatoren e Ismet Jasharit
Timo Mërkuri: Jemi që pa ardhur deti
Gjovalin Muzhani: Pa pagesë, as mirënjohje!