E shtune, 05.10.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Bylbylat e Gollakut

E hene, 18.09.2017, 07:33 PM


BYLBYLAT E GOLLAKUT

1.

Do t’ ju këndoj burrave t’ konakut –

Për bylbylat e Gollakut ,

Që i dolën këngës hakut ,

Veç prej gëzimit e merakut !

2.

Gjeneratat brez pas brezi –

Kënga e vallja flakë i ndezi !

Amanet , na e lanë të parët –

Që t’ ia ruajmë kombit thesaret !

3.

Do t’ iu shkojmë fshatrave mbarë –

Instrumentistë dhe këngëtarë ,

Që e kanë dashtë këngën me zemër ,

N’ këtë Malësi , që kanë lanë emër !

4.

Në Tugjec – Mehmet Hatolli ,

Ishte i njohur nga mbarë trolli –

Mjeshtër surlesh pa mahi ,

Ishte i njohur n’ këtë nahi !

5.

Zenel Krasniqi , ai varfanjak –

Kavallist – legjendë n’ Gollak !

Kur i binte ai, kavallit –

Gurë e dru ndizte prej mallit !

6.

Dhe shumë tjerë n’ mëhallë të Kurtit –

Trashëgimtarë prej një trungit !

Hamdi Xhemën , me mezhnica –

Seç e njihte Kamenica !

7.

Sadri Krasniqi e Selman Kosumi –

Me kavalle si valë lumi !

N’ çifteli e me sharki –

Këndoi Ejupi me vëllazëri !...

8.

Me Muharremin e Sylejmanin –

Me mjeshtri kënduan mekamin !

Jakup Krasniqi me t’ vëllain Rrahmanin –

Sa krenarë kënduan vatanin !

9.

Shumë talent kanë dhanë këto treva ,

Ndër ta është Enver Pireva !

Shumë punuan e u munduan ,

Këngën shqipe kurrë s’e  shuan !

10.

Lindë n’ Tugjec – në Obërshinë ,

I pari këndoi n’ Radio Prishtinë !

Demir Krasniqin  , si këngëtarë –

Sot e njeh gjithë bota mbarë !

11.

Si këta djem t’ fisit Krasniqi –

N’ Busavatë – Selman Maliqi !

Ky rapsod me zemër t’ dëlirtë –

Këngës shqipe i dha shpirt !

12.

Atje poshtë n’ fshatin Meshinë –

Meloditë n’ kavall i shkrinë !

Mjeshtri i madh – Shefki Krivaça ,

Pleq e t’ rinj thoshin :”U kënaqa !”

13.

Fyell , kavall edhe mezhnica –

Shumë talentet ka dhanë Gëmica !

Për talentet e lagjes Matoshi –

Ndjeu Mirdita e Taraboshi !...

14.

Për Hesetin e Ramadanin ,

Për Hetemin e Xhemajlin ...

Sanije Matoshi , kjo bijë Malësie –

Është artiste mbarë Shqipërie !

15.

N’ fshatin Sfircë , ku rriten pisha –

Bukur këndoi Bajram Berisha !

Rapsod , mjeshtër Selajdini –

E ndjeu Drenica e Dukagjini !...

16.

N’ Gollak t’ Ulët , kah Jabllanica –

Shumë talent na ka dhanë Sfirca !

Abdurrahman Sfirca , ai aktivist –

Ish rapsod , instrumentist !...

17.

Djali i tij, ai Muhameti –

I bien defit për lezeti !

Nga Sijarina – Remzi Jakupi ,

Këngën shqipe kurrë s’e hupi !

18.

Në këto troje s’ pushon avazi –

Fyell, kavall – Kadri Abazi !

N’ rapsodi këngës i prini –

Si bylbyl – Ymer Emini !

19.

Qazim Beha , këngëtar me emër –

Këngës shqipe i dha zemër !

Vjen me vëllezër  Zog  Aliu –

Këtë traditë që e ripërtëriu !...

20.

Jetullahu , Zogu e Abazi –

Si bylbylat prej kafazi !

Kënduan këndshëm pa përtesë –

Këngës shqipe i dhanë shpresë !

21.

Në Zajçec , këngën e shprishi –

Ai rapsodi Hajdin Munishi !

Bashkë me te dhe Ibrahimi –

Rritej kënga , rritej gëzimi !...

22.

Dhe Mihrija me Pashijen –

Këngës sonë ia shtuan shijen !

Prej rapsodëve të këtij veni –

Mbahet mend Avdullah Hyseni !

23.

Selman Isufi e Hajrullah Veliu –

N’ çdo gazmend këngës i priu !

Bashkë me ta , Malush Ajeti –

Kënduan gjithmonë si është adeti !

24.

Nga ky fshat , motrave Selmani –

Larg e larg iu ka shkua zani !

Kënduan bashkë këto malësore –

Me traditat shekullore !

25.

Fshat i bukur Kremenata –

Dha talent n’ shumë gjenerata !...

Prej këtu ishte Beqir Prelezi –

Do t’ kujtohet brez pas brezi !...

26.

N’ çifteli tingujt i shkrinë –

N’ çdo program n’ Radio Prishtinë !

Rexhep Hajrizi e Hajdin Jashari –

N’ çiftelia luanin për së mbari !

27.

Mjeshtër ishte Muharremi –

Mirë e dinte ku është dyzeni !

Bashkë me vëllezër këngës i priu –

Ai rapsod – Xhavit Kadriu !

28.

Me Kosumin dhe Rexhepin –

Mirë ia dhanë këngës yrnekun !

Kremenata – vend i dritës ,

Ishte djepi i muzikës !

29.

Këngën tonë e ripërtëriu –

Ai rapsod Jeton Fetiu !

Lindë e rritë në Kremenatë –

I dhëntë Zoti , jetë të gjatë !

30.

N’ Gjyrishec , ku çmohej puna –

Ishte lindë Ylfete Rafuna !

Nga këto male si gjeraqinë –

Këngëtare n’ Radio Prishtinë !

31.

Në Dazhnicë, në odë te baci –

Mirë këndon Halim Gërbaci !

N’ fshatin Zhujë , rapsod ma i pari –

Na ka dalë Qazim Hajdari !

32.

Atje lartë nën maje t’ Kikës ,

Janë talentet e Poliçkës –

Njazi Vokshi e Zenel Vokshi ,

Nuk harrohet Shabi Vokshi !...

33.

N’ oda t’ burrave , n’ ballë oxhaku –

Me kavall – Mehedin Bunjaku !

Violina e parë nga Gollaku –

Ishte mësuesi Rexhep Bunjaku !

34.

Rapsod , si Sejdë Velegllava –

S’ pat Gollaku , as Morava !...

Me kavall e me mezhnica –

Ishte Hajredin Mushica !

35.

Atje n’ fshatin Kronidell –

Shumë talent lanë gjurmë të thellë !...

Behlul Leka e Halil Leka –

Me kavalle i zinte dreka !...

36.

Fehmi Leka me sharki –

Trasoi rrugën për vëllazëri !...

Si Remziu e Fejziu ,

Adnan Leka i ripërtëriu !...

37.

Vjen me radhë këngëtarë –  Besimi ,

N’ çifteli – mjeshtër Afrimi !

Gurrë rapsodësh prej tabani –

Ishte Familja Shabani !...

38.

I pari priu Qazim Shabani –

Ndër rapsodë , ai , emër bani !

Vjen Sabiti e Ismeti ,

Vjen Besimi – gojë sherbeti !

39.

Dhe pas tyre , vjen Lindita –

Këngës sonë iu shtua rrita !

Jem krenarë me këto tradita –

N’ trojet tona shkëlqen drita !

40.

Edhe fshati i Desivojcës –

Shumë bylbyla i dha Kosovës !

N’ ato pllaja , n’ ato kodra –

Bilbileshë Sadete Shkodra !...

41.

Kur këndon Sirie Gagica –

Seç krenohet Kamenica !

Ndjeu Kosova e mbarë Drenica –

Atë bylbyl – Nazim Gagica !...

42.

Do t’ kujtohet Murat Surdulli –

Kavallisti i këtij trualli !

Florim Gagica , për mrekulli –

Luan bukur me çifteli !

43.

Nga Zarbinca – Besim Limani ,

Bylbyl kënge – nëna e bani !

Fluturoi larg , si sokol mali –

Gjithë çka pat – këngës ia fali !

44.

N’ çifteli , kavall , mezhnica –

Është e njohur Kosovica !

Shtyllë folklori prej Gollaku –

Ishte Familja Bunjaku !...

45.

Rrahman Bunjaku , ai skofiar –

Kavallist e fyell i parë !

Murat Bunjaku , ai qejfli –

Ishte mjeshtër për çifteli !...

46.

Nga Bunjakët , porsi shqipja –

Me këngë t’ bukura , priu Taibja !

Këndojnë Nazifja e Merita –

Këngës sonë i shtohet rrita !

47.

Nga Strezoci – Xhavit Sadiku ,

Bashkë me te , i vëllai Refiku –

Ia thonë këngës dhe muzikës ,

Ruajnë melosin e traditës !

48.

Si shumë fshatra nga këto treva –

Është krenare sot Krileva !

Nevrije e Nazmije Demolli –

Mrekulli – këngës na i solli !

49.

Gani Demollit nga Gllogovica –

Seç ia ka lakmi Drenica !

Nuk e lëshon sharkinë prej dore –

Mbanë gjallë jetën kulturore !

50.

N’ Prapashticë , këngës i prini –

Ismail e Jahir Nuredini !

Krahas këngës dhe krijimi –

Ishte Ejup Ibrahimi !...

51.

Jehoi Zllashi e Lisica –

Këndoi Mihrije Prapashtica !

Me këngë që këndoi Mihrija –

Është krenare gjithë Malësia !

52.

Në Marec , këngës i priu –

Fejzullah e Rizah Musliu !

Bashkë me ta , Behram Canolli –

Dashurinë në këngë e mbolli !

53.

N’ çifteli , Fatmir Makolli –

Është legjenda e këtij trolli !

Kur e merr çiftelinë n’ dorë –

Seç i shkrinë malet me borë !

54.

Në Mramor, atje rrëzë Zllashi –

U lindë rapsodi – Muharrem Gashi !

Zeman Gashi , me sharki –

Këndonte këngë , bënte mahi !

55.

Zejnullah Bajramin nga Slivova –

Mirë e njohu mbarë Kosova !

Bija e tij – Arta Bajrami ,

Zë i artë , me emër nami !

56.

Nga Grashtica – Shaip Berisha ,

Burrë urtak , rapsod pa bishta !

Nga ky fshat , Lulëzim Krasniqi –

Me mjeshtri këngën qëndisi !

57.

Naim Abazi , në Keçekollë –

Këndoi ëmbël me zë të hollë !

Nga Koliçi , Faik Binaku –

Këndoi këngët prej meraku !

58.

Ishte Ajvaz Matiçani ,

Me melos si e do vatani !

Mjeshtër fyelli e kavalli –

N’ çdo aheng , harenë e ngjalli !

59.

Për bylbylat në Gollak –

Fort po drojë , mos po u hy n’ hak ?!

E di mirë , se ka shumë tjerë –

Do t’ përmenden tjetër herë !

60.

Amanet , pleqtë na e kanë lanë –

T’ ruajmë traditat e t’ parëve tanë !

T’ ruajmë zakonet dhe adetin –

Mos ta humbim identitetin !

 

Gjilan, më 05.08. 2013.      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora