Kulturë
Jusuf Zenunaj: Gjeli në karrige
E diele, 10.09.2017, 09:29 AM
Jusuf Zenunaj
GJELI NË KARRIGE
Hipi gjeli në karrige
si pulë kluçe kakarit,
rri mbi veze natë e ditë.
Ikën muaj, u bënë vite,
nuk zbret gjeli prej karrige...
J.Z. 3 qershor 2017
DERI KUR ?
Deri kur dorë
e dorës së huaj,
prej kohës në kohë ? !
Dje fshehtas ,
sot pa dro !
J.Z. shtaor 2017
NË KUVEND
Macja, qeni,
gomari edhe derri ,
pula e xhirafa
bashkë me ogiç,
për vend të luanit ,
në Kuvend,
shtyhen sikur t' ishin
në Kopshtin Zoologjik....
J.Z. 27 gusht 2017
VOTA JOTE
O deputet i partisë tjetër,
nuk ka rëndësi çka shkruan në letër,
a je me atë, a në këtë parti,
na jep ne votën të hyjmë n' qeveri !.
Përkrahësve hakut u kemi dalë,
nyjen zgidh vota jote,
për kryekuvendar..
J.Z. 7 gusht 2017
KUSH QESH MËRGATËN
Prej duarëve të çara
anë e kënd botës,
mërgimtarët në atdhe,
gëzimin ia kthyen sofrës.
E kur gjak kërkoi liria
si stuhideti
në luftë erdh rinia.
Mërgata e atdheu
dy duar të një trupi,
kush qesh mërgatën,
nënlokja thotë:
"e mbuloftë turpi " !
J.Z. 2 korrik 2017
NË DASMAT VERORE
Ushton daullja
zë lëshon klarineti;
dasmorët ngrejnë gotat,
ku ka kësi lezeti !?
Hareja në kulm,
në valle burra e gra
me këngë tallava.
Çdo ditë të javës
dasma e kanagjegje,
zgjate zot këso jete !
J.Z. 5 gusht 2017
FORCA E TË VARFËRIT
Lulin e Vocërr
të kohës së Migjenit
në çdo rrugë e lagje
me shokë e kemi !
"Poemën e mjerimit"
ua mëson jeta,
në fshat e në qytet
qyshkur ishin në djepa.
Me karroca dore,
duart "i forcojnë "
mëngjes deri n'darkë
punë kërkojnë.
Nëpër bërlogje
mbledhin kanaqe,
të kthehen në shtëpi
me bukë e ilaçe.
Zemrat e njoma
bëhen si oxhaqet;
prej agut në terr
shtohen vetëvrasjet.
Kupa e dëshprimit
rimbushet pa rreshtur,
forca e të varfërit
si e mizës në hekur.
J.Z.
LISTA N'BELIGRAD
Lista n’Beligrad
shkoi ta marrë bekimin,
me votat e saj
të drejtojë Prishtinën.
Një shekull e më shumë
të pushtuar ishim,
në sofër e në fushë,
në shkollë ,
fabrikë e n’gjumë,
në tokë e në ajër,
në oborr edhe në varre,
si ora serkisof, ,
me pare e papare
me Beligradin
hafija shqiptare.
Sot në liri
tonat parti,
vendin bën mish-mash
si kullën me kashtë,
ministrat vendepune
nga pesë- gjashtë,
populli përreth
vazhdon të bëj sehir,
me lutje të Zoti;
për një ditë më t’mirë.
Dimri as vera nuk sollen risi,
prapë me Listen Serbe
bëjmë q e v e r i…..
J.Z. 9 shtator 2017