Kulturë
Mercedes Gega: Aromë kujtese
E merkure, 13.09.2017, 08:00 PM
Mercedes Gega
Alo?!
Alo!
Po?
....
Po?!
...
Çfarë ka?
...
Të lutem, më fol!
Thuamë një fjalë!!!
...mall...
Për ty...
Kaq mall...
...
...
7.07.2017
Droje e bukur
E di që e di,
Që e ndjen,
E kupton.
E di që me fjalën
Marrëveshje kërkon.
E di që me veten
Dhe jep...
Dhe merr...
E duart
Të djersiten
E këmbët ...
mend s'i ndjen.
Dhe sytë...
Padashje?!
Qeshën...
Folën...
Qanë...
E me një shikim të vetëm
Rrëfyen...një roman.
30 maj 2017
Paradoks njerëzor
Njerëz që vijnë nga diku...
Të tjerë që për diku nxitojnë...
Të vërteta që ulërasin në heshtje disa mbartin
Disa, triumfe që dot s'belbëzojnë...
Disa ulërijnë të thonë…
Asgjë.
Të tjerë thonë me heshtje...
Shumëçka.
Shumë pasurinë falin për pak dashuri...
E të tjerë e shkëmbejnë për pak…
Parà.
Ka të rinj që ndjehen të moshur...
E rininë ç'ta bëjnë s'gjejnë...
Të moshur, ka, që me moshën dot s'prehen
Ah rininë të mund ta preknin
dhe një herë!
6 prill 2017
Aromë kujtese
Në faqet e një libri
Në radhët e shkruar
Ndiejnë dy sytë e mallit
Një aromë të shkuar.
Një aromë të shkuar
Nga një kohë tjetër
Dhe pena nis kujton...
Se si flet një letër...
Të pafjalën letër
Që mbarte një botë
E lehtë...sa një shpresë!
E rëndë...sa një lot.
Në faqet e një libri
Me radhët e shkruar
Një penë dhe një letër
Përjetëshit të dashuruar!
30 janar 2017
Arsye e munguar
T'i gjesh një arsye mos kërko
Veprimit që arsye nuk njeh,
Arsyen të njihte vepruesi
Veprimi do t'i mbetej thjesht ide.
7 korrik 2003