E diele, 28.04.2024, 07:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Tribute baballarëve

E marte, 19.09.2017, 07:29 PM


TRIBUTE BABALLAREVE

 

"Kaçka e tim Eti"

 

Një ditë në perëndim portokalli vere,

kur isha i ri,provoja te shkruaja poezi

mes degëve te arrës që rrinte për karshi,

nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit,...

një zë foshnje me ngacmonte në dritare.

 

E lashë ditarin e nxënësve të mi,

"muza" me mua kish rene ne dashuri,…

I frymëzuar shkrova mbi një fletë,

figurat me radhë, si gurët e shahut

siç vihen njerëzit pas nuses në valle.

 

Me një dore shtrëngoja metaforën,

fabulën ma fali muza si Abetare,

me tjetren trokisja ritmin me rimë,

nuk e di shkruaja a kendoja melodi.

 

Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim,

perzieja si piktori njgjyrat me fjalë,

te mulliri i vjetër priste ” poezia ” tjetër,

traktoristja e parë,vasha vishocare.

 

I hidhja, i prisja figurat si xhongleret,

i ngjitja i zbrisja, si fëmija shkallët,

i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja,

rrëshqisja si femijet mbi sane.

 

“-Ç’mendohesh,ç’je skuqur, s’më sheh,

si disk fluturues që vjen nga lart?

Jam pema,arra e babait tënd,

degjon ,jam kaçka e tit Eti !…

 

-Degët e mia kanë hipur mbi çati

sëpatat katile duan të më presin!,

E do, apo s’e do babanë ti?!

S’të dhimbset, do mbetet pa krahë! “

 

Ishte mit pagan i vjetër,

i frikshem e pak supersticioz,

po te thahej kaçka, po mbaronte

ky ishte fundi , vdekja e të Zotit.

 

Terë jetën babai im,kur ishim çiliminj,

e perkedhelte, kujdesej ai për të,

e ujiste e krasitte gjethet ia fshinte,

sikur e kishte femijë,fshehurazi i fliste.

 

U rit u bë e madhe,zaptoi oborrë,

na pelqente te rinim ne hijen e saj,

te hanim lakrore, pershesh me dhallë,

vraponim si kuajtë ne lëmë me litarë.

 

Kur e mësuam historin ishte vonë,

babai kish fluturuar lart në qiej,

kaçka si nuse stolisur kish zgjatur degët

, si parashute , me ombrellë nën retë.

 

Na thoshte komshiu përherë:

“-Yt ate s’ka vdekur,arra s’eshte tharë,

ajo ka marre retë,sa rron kaçka juaj,

Yt ate,shpirti i tij është gjallë!

 

“ Eshtë historia e permallur e tim Eti ,

dashuria e poezisë sime të parë.

Babai s’ron më,tretur ne varet,

Kaçka e tim Eti,..vjersha e tij mbeti...

 

LUAN KALANA

P.s.-Çfarë është Kaçka?. Në djalektin e devollit,

(Arra pemë frut) quhet Kaçkë -

"muza"-frymezim poetik..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora