E shtune, 09.11.2024, 05:34 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Attila F. Balázs

E diele, 24.09.2017, 10:13 AM


Poezi hungareze

Attila F. Balázs

BIOBIBLIOGRAFI E SHKURTËR

 

Attila F. Balázs është poet me origjinë hungareze, shkrimtar, përkthyes letrar dhe editor. U lind në Tërgu Muresh të Transilvanisë më 15 Janar 1954. Studioi teologjinë në Alba Iulia, përfitoi diplomën për përkthyes letrar dhe bibliotekonomi në Bukuresht. Është drejtor i editurës AB-ART si dhe redaktor i revistave Sz?rös K? dhe Él? Vidék. Është i përkthyer në gjuhët sllovake, çeke, sllovene, franceze, portugeze, suedeze, angleze, rumune, spanjole, shqipe, maqedone, gjermane, serbe dhe indiane. Është autor i disa veprave të përkthyera dhe laureat i një numri të madh çmimesh për letërsi dhe përkthime letrare në Rumani, Hungari, Sllovaki etj. Librat e tij janë botuar në Bratisllavë, Bukuresht, Kluzh-Napoka, Jash. Shkup, Kanadë, Brazil, Turqi, Ekuador etj. Botime origjinale: Maszkok (vargje), 1992; A macska leve (prozë), 1992; Meztelen lovagok (vargje), 2002; Arcképcsarnok (album letrar), 2003; Szlovákiai Magyar KI Kicsoda (redaktor), 2004; Szókeresztem (vargje), 2005; Casanova átváltozásai Premeny Casanovu (prozë bilingve, sllovakisht/hungarisht), 2007; Menekülés a Gettóból (përkthime nga lirika rumune), 2008; Missa Bestialis (vargje në përkthim të  Adela Iancu), 2008; Versek/Poezii, bilingua, 2010; Minimál (poezi) 2011, Metamorfozat e Kazanovës, 2011; Minimal (poezi në përkthim në gjuhën gjermane të Timo Berger dhe E. Thiele), 2011; The Scene, antologji shumëgjuhëshe; Metamorfozat e Kazanovës në gjuhën hungareze, 2012; Prelomjleni hleb (serbisht), 2012; Gordiev Jazol (maqedonhisht), 2012; Cele mai frumoase poezii (poezitë më të bukura), 2012; Minimal (poezi në gjuhën portugeze) 2013; Casanova’s Metamorphoses (prozë në gjuhën angleze) 2013; Blue/Kék, poems translated in English, 2014; La metamorfosis de Casanova (spanjolisht), 2014; Casanova’s Metamorphoses, 2015; MissaBestialis,  Poems translated in English, 2015; IsteginHususiyeti (poezi në gjuhën turke), 2015; Minimal (poema në gjuhën sllovake) 2015; Villon nyakend?je (poema), 2015; Kis Odüsszeia (përkthime nga lirika botërore), 2016. (I përktheu në gjuhën shqipe: Baki Ymeri)

 

EUFORI

 

Njolla të gjera drite

Vasha me trup të portokalltë

Fole thneglash në kofshë

Mesazh turbullues i parandjenjave

Mjellma me qafën e këputur

Peshq të bardhë të rrëshqitshëm

Në dhe skeletë të mveshur

Zvarranikë të gjymtuar

Pika zero në mes të rrugës

Notim mes dy planeve

Vizion kozmik

Në ekuilibrin e paparashikimit:

Trupi gravitacioni

Shpirti totalitatet i shtypur

Depresion i pështirë

Ndërmjet dy pjatave

Po thërrmohet njeriu

Trupi i drobitur

I përket gravitacionit

Por ku po derdhet

Shpirti i shtrydhur?

 

TETOR

 

Vjeshta i ofron bankat

Nën gjethishte ndryshku pikon

Të ngjitet duke u dridhur nën këmbë

Dheut mund t’ia dëgjosh më vonë

Lëmshin e fërgëllimës kur

Nën flatrat e sorrave

Fshihet drita

Dhe bezdia e furishme e minjve

Mes figurave të shahut që

Të zi duken nga njëri në tjetrin qosh

Bien dhe shkronjat nga letra

Kërcasin në shputa

Prej diku apo nga diku

Vashës së ikur i dëgjohen hapat

Gjatë natës

Në tetor

Po mbështillem

Me mjegullën e jorganit të ftohtë

 

PRONËSIA E MUNGESËS

 

Elegjia e paskajshmërisë:

E ritmit të pritjes

E koloron ikonën

Më besnike të botës

 

Falë kënaqësisë vullnetmirë

Ekstaz i përgëzuar

Luciditet hyjnor

Dhe përsëri ekzaltim

 

Nuk do të të prek

Çdo gjest

Është një vuajtje e vërtetë

Mundimet më të mira të virtualitetit

 

Në afërsinë time më lënë

E më çlirojnë nga lumturia gulçitëse.

 

KAVALERII LAKURIQE

 

çka mbeti prej nesh

nga kavaleritë e ditëve memece

nga ata që me fodullëk kremtonin

betejat tona të humbura

në kohën kur shpërthenin nga mllefi

si do ballona të mbushur

fitimtarët tanë

çka mbeti nga trembjet tona

që i braktisëm hijet

por kjo natë u rikthye tinëzisht

dhe në mëngjes u zgjuam

duke u fshehur në përgjumimin e tyre të ngrohtë

ne ata që ashtu menduam:

nëse jemi – dhe fjala është

dhe përmes fjalës jemi e do jemi –

nëpër koridore të bardhë çapëlojmë

duke përjashtuar çdo kohë

ngase na i fshinë ëndërrat

në kohën kur dremisnim

dhe në kufirin e zgjimit

mëndjelehtë e masnim

njëri-tjetrin

madje dhe veten tonë:

çka mbeti prej nesh?
 
AKUARIUM I SHPËRTHYER

 

Korent i praruar filtrohet

Me mungesën e dhëmbëve bregu

Ngushtohet pastaj zgjerohet hiçi

Porsi prehëri, duke joshur dëshirën.

Skica të dreqit:

Gjethe breu në formë të V-së

Fërfëllijnë.

Valëve zhurritëse

Hëna e plotë çapëlon.

Më shumë ngjarje paraprake mbarojnë

Në bjeshkë zvarrnisen retë

Nga akuariumi i shpërthyer

Hajdutërisht, por i lumtur depërtoj.

 

KËNDON DRURi

 

Zogjtë e kanë gëlltitur zërin,

Por nga gusha kanë dalë shakullima:

Këngë, fjalë, format kanë rënë

Mbi gjethishte.

“Drurët këndojnë” – murmuriti poeti

Rrudhat ia thelloi monitorit të dritës

Nuk e sheh, pra, nuk e di:

Kjo tashmë është shenjë e kohës –

Tastatura vazhdon të trokasë

I shpëton diku të gjitha:

Ndoshta dikush dikurë do ta hapë...

Drurët vazhdojnë të këndojnë

Por nuk don të thotë asgjë

 

MIAMI

 

thikat rivalizojnë

me dritën e Hënës

rrugës që dremit e zgjuar

 

fytyra të fshira

triko të gjera

gojë duke përtypur

 

një dorë në xhep

cigarja në tjetrën

flokë të yndyrshme e të derdhura

 

sytë e zezë janë joshprehës

porsi pikat e ujit

në majat e këpucëve të ndotura

 

shikime depërtuese

porsi rezet röntgen

 

qyteti nuk paralajmëron

tërmetin

vetëm unë

 

dukem i degdisur

porsi shirat e rëkeshëm

 

BUKURESHT

 

nuk ishte për herë të parë

kur lexoja Jung-un

ndërkohë Modern Jazz Quartet

ma vërshon

organin e dëgjimit

 

korbat kacafyteshon në park

për një kafshatë briri të hedhur

i kadencoj hapat e imtë mbi gurin kubik

sytë ma përcaktojnë terenin

si në kohët kur bëja kujdestari

 

mbi kullosën e shkelur

një grua me flokët e yndyrshme pret

me padurim që qeni ta bëjë nevojën

me bishtin e ngritur pas shpine

 

te rrënjët e pemës

akcione

reakcione

në kutinë e kafkës

ekzistencializmi i vjetëruar

koncepte obsesioni

 

atmosferë revolucioni

aq rrugëve

sa dhe në internet

 

fytyrë e parrojtur

sy të bymehur

një algoritëm në pamundësi për ta aritur

 

përjetoj një episod të ekzistencës

 

MAKARSKA

 

dielli ma djeg krahërorin

i mbuloj sytë e mbyllur me krahun

drejt bregut kënga e gjinkallave

ngadalësohet, pastaj dobësohet

fjalët kërcejnë

në zhaurimën e valëve

nuk arrij t’i dalloj

përsipër meje kalon një avion

pastaj dhe një tjetër

ngrihem në vithe

e ngul thikën në shalqi

dhe i pres disa thela

tuli shalqinit ma freskon gjuhën

gjaku i tij vërshon mes buzëve

dielli shëtit mbi ujë

bën shaka me mua:

të ndjek mik i dashur!

 

TRIESTA

 

pas natës së fortunshme

qielli i kthjelltë si sytë pas gjumit të drekës

valët prehen me apati

mbi mbështetëse stabile

puhia përkëdhel gjethet e tufave e të pemëve

lulet freskojnë flokët e vashave

në liman anijet përkunden pa shije

në breg një vashë me lëkurën e shtruar

vizaton diçka në rërë duke u koncentruar

një klysh kompanie afrohet me hapa të imtë

zbavit gjithëçka

pronari i tij shoshit horizontin

rekinët s’më sulmojnë

bomba nuk ekplodojnë

vashën e vetmuar askush s’e përdhunon

bregu nuk është i kërcënuar nga ndonjë cunami

në këtë bezdisje të shkëlqyeshme

as poezi nuk do të lindin

 

JAZZ NË VANCOUVER

 

pavullnetshëm gruaja me lëkurë të kaftë

na shpon në mënyrë klandestine me trishtim

zëri i saj prej trompete është

herë delikat

herë i gatshëm të t’i thejë timpanet

 

rrëfen

e përvajton

trishtimin e qartë

shikimi i saj

porsi të kuqtë e ftohtë të vezëve

syri e humb shkëlqimin

këndon përbrenda

thuajse vajton

vajton përbrenda

 

njësoj sikur të këndojë

trupi më shtanget

mbi karrigen e mbështjellë

gjaku im pulson nën lëkurën e saj të zezë

 

LIQENI ZÜRICH

 

nyancat e ujit dridhen

peshqit vizatojnë

harqe

duke gjeneruar

valë të vogla

nën ujë

 

rosat e egra

të tërhequra në breg

janë të gjuajtura

 

qielli përqafon

tokën në horizont

ujëvara qiellore

ma bën me sy

 

MANAGUA

 

je ndër hijet e buta të natës

dhe nuk shikon kah dritat e ftohta

meteoritin që sapo presin kupën e qiellit

 

dhe as ndaj meje s’je e kujdesshme

prekjet e mia

mund të jenë të çdokuj

 

fanitesh nën batanijen e trupit tim

lëkura jote e mëndafshtë me ngjyra

është prej balte

 

e shtrin trupin

në rrugicën për të cilën mendon se s’ka reziqe

atje ku vdekja rri në përgjim

 

TË RESHURAT E GUSHTIT

 

Jo kaherë të priste arritja

Kopshti në damarët e pemëve

U nisën kullosat

Fluide – lulet qylim të thurrin

Nën shputa

 

Dega e qershisë t’i prekte flokët

Porsi rezervat e misrit

Me lule të krisura

 

Shtrati gjatë kohë e mbante

Pastaj vapa të harronte

 

Ëndërronte qyteti

I rënë në vetminë e tij

Sytë i mbyllte

Duke u përzhitur n’tëmthin e kohës

 

Ballë për ballë

Me pasqyrën e kujtimeve

Minutat lakuriqe dërdëllisnin

Në kohën kur këto

Të rreshurat e predestinuara të gushtit

Gjurmët t’i mbulonte

 

KLUZH-NAPOKA

 

rrimë e flasim ngadalë

pastaj heshtim gjatë kohë

shikojmë njerëzit në rrugë

qenin e shtrirë në trotuar

që zgërdheshet me të gjithë

 

rrimë të ngjeshur në tryezë

me këmbët e shtrira n’përtaci

duart tua dridhen lehtë përmbi

një gazetë të lakuar e valëzuar

 

pëllumbat çukisin

thërrmijat nën tryeza

në teh të thikës thehet drita

dielli ua fshin pluhurin gurëve

ndërsa era si një nënë dashamirëse

na përkëdhel duke i prekur faqet

 

bota që na rrethon

është si një puzzle e kryer përgjysmë

mendohesh se si as ne nuk i përshtatemi

peisazhit

por nuk nxjerr asnjë fjalë

e ndez llullën dhe përpëlitesh

në qarqet e tymit të përdredhur

kuadrot e orës në shtyllën e çelikut

janë ndryshkur, akrepat janë blokuar

në formën e do shenjave të britmave të lakuara

 

nën tryezën e shtrembër

i kryqëzon këmbët

kamerieri me pjatën vonohet

në teracën e kabaresë së paraluftës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora