E hene, 29.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjovalin Muzhani: Madre Superiore Provinciale Konsile Muzhani

E enjte, 21.09.2017, 08:49 PM


MADRE  SUPERIORE  PROVINCIALE  KONSILE  MUZHANI

Perkujtojme n’rrespekt 125 vjetorin e lindjes Madre Superiore Provinciale Konsile Muzhani, 40 vjet madre. Jetuen bashk me motren Madre Veronika Muzhani, qe perkushtuen jeten si bijat e Zojes Shkodres.  Ishin bashk-udhetare me Madre Terezen, qene kushrina t’largeta…

Nga Gjovalin Muzhani

Lindi ne qytetin e Shkodres me 17-IX-1892. Kje vajza e Mikel Muzhanit. Ne familje quhej Antone Mikel Muzhani. E vogel qe mjaft e urte, e sjelleshme, e vemendeshme, inteligjente, e gjalle, tejet e ndershme e gjindeshme per te gjith, shum punetore. E pa kursyeshme per te gjith, me ju sherbye me pervujteni. Prindet e dojshin shum, se ishte e squet, e mire-sjellun, e bindur e ndigjueshme e serioze n’urtesi. Prindet kishin besim e shpresa ne zotesine e saje. Ne shkolle mesone shum, si e para, merrte vazhdimisht nishane e lavdata nga shkolla. Ndihmonte motrat ne mesime, pati divocion te pervuejte ne rrugen e bijave te Zojes stigmatine.

Ndihme te madhe ne rrugen e saje me adhurim per fene ndikoi shum tezja e saje e mire e mendeshme Moter Benina Leci, dhe i vllai Gjoni qe vdiç ne lulen e djalerise 18 vjeçare me dishiren e perzemert per tu ba meshtare Jezuit. Suora Benina murgeshe mjaft me kulture, krye shkollen e nalte ne Firence dhe jepte mesim edukimi fetare, qe Madre Superiore ne Jetimoren e Firences.

Nji nate ashtu te mbledhun rreth votres gjate dimnit te ftohet ne mes te prindevet, te motravet e vllazenvet, mori guximin e prirun nga Zoja e Shkodres tue i shfaqe mendimin per me hy ne kuvend te Murgeshavet Stigmatine si rregulltare. Vendosi per te hjeke jelekun e brandaveket e vajzerise shkodrane, tue veshe petkat e thjeshta te pervujtenise se probandes per te hy ne kuvend te murgeshavet Stigmatine. Gjith familja nga permballimi u preken aq shum e pa dashte u zhgrehen ne vaje prindet e motrat, qe aq shum e deshten…Se bashkut e gjith familja thane rruzare, per ne lumnine e rruges se saje, e bindun ne rrugen me divocion ndaj Zojes se Keshillit te Mire.

La rrugen e shekullit plot travaje, nanen, baben, vllazen e motrat qe aç fort i deshti e lane ne pikllim ma te voglen 3 vjeçe Metilden (Tilen). Braktisi pasunine e mire-qenjen familiare te Mikel Muzhanit, si mungente asgja, per te kalue nji jete vorfenore kuvendi, per lumni te Madhit Zot, si bije e Zojes se Keshillit-mire. Hyni ne Kuvendin e Murgeshavet Stigmatine ne lulen e rinise 18  prenveravet te jetes vajznore. Familjen Muzhani si vend banim vetem nji mure i ndante prej Murgeshavet Selezione. Kjo bije kishte lindun me 17 Shtatore diten e Shen Franceskut, mu ba rregulltare  stigmatine. Shkollen e ulte fillore i ndoqi ne Stigmatine, dhe aty mesoj shkelqyeshem, tue dale me rrezultate ma te naltat, dallue nder shoqet e terhjeke vemendjen e mesueseve eprore...

Motrat stigmatine eprore, tue e pa se kjo probande ka vijimesi te nalte shkollore e sjellje shembullore te divoçme per fe kristiane, e zgjodhen per ta dergue ne Itali per te ba studime ne Universitet te Firences dhe mandej ne Rome, qe diplomue per profesoreshe teologji e matematike. Doli me rrezultate te nalta, erdhi ne Shqipni me perkushtim ne pune si murgeshe. Dha mesin Normalen e shkolles  Stigmatinevet klasat e nalta superiore landen e matematikes e mesime fetare. Ishte  profesoreshe shum e rregullt, serioze ne pervujteni, njohse e landes e me kulture poliedrike.

Zotronte mire gjuhen Italishte, frengishte, latinisht, greqisht e serbishten. Gjate punes saje si profesoreshe, edukatore e rregulltare shembullore, zgjoi vemendjen e murgeshavet eprore, u zgjoll Madre Superiore Provinciale, pasardhese e Madre superiore Provinciales Feliçiana, qe shum e nderueme italiane. Kje thirre ne Rome ne instancat e nalta te Stigmatinevet, e cila mori kushtet e Madres Superiore Provinciale, per Shqipnine. Kje zgjedhe tri here rrallazi ne krye te çdo tre vjetvet Madre Superiore Provinciale, ket titull nderi do ta mbaje nga viti 1935 ne vijimsi deri qe vdes ne vitin 1975. Per 40 vjet udhehoqi ne vitet ma te veshtira te persekutimit te fese nga Diktatura ateiste..

Gjate punes drejtuese ne kuvend kishte formue personalitetin e saje dhe shprehe aftesite drejtuese pedagogjike-mesimore. Drejtoi institucionin e Stigmatinevet me urtesi, drejtesi, dhe miresi e seriozitet, ne harmoni e bindeje ndaj rruges se Zotit. Sikurese thojshin motrat rreglltare per te: Ishte e vetmja organizatore ne pune, vete e para printe, kishte drejtesi, urtesi e squtesi, fjala e saje qe bindese e saket tue vue ne Kuvend nji disipline bindese te moraleshme e te vete-ndergjegjeshme.

Mbi 70 motrat Stigmatine e probanda, qe i drejtonte e nderojshin e rrespektojshin ndaj rrespektit ndersjellet te sajin udheheqes. Ishte dhe provinciale qe kishte ne juridiksion e kontrollonte qe ne Lezhe, Tirane, Korçe dhe deri ne Vlone. Mbante pergjegjsine morale te edukimit te mbi 350-400 vejzavet te moshavet te ndryeshme, ne shkolle dhe ne kolegje probandat, qe vijshin vajza nga te kater anet e Shqipnise, dhe besimesh tjera. Me aftesite e mira qe i kishte pedagogjike, drejtonte te gjith kategorine e shkolles, tue caktue njerez te veçante ne detyrat ma te pershtateshmen, qe puna ecte mjaft mbare, ne harmoni me korrektese. Madrja kishte pergjegjesine morale per frekuantimin.

Rregullin, disiplinen e rregjimin ditore te mbrendeshem, pergjigjej te ngrenja, higjena, rregulli i perpiket, pershpirte-shmenia. Orvatej te drejtonte me drejtesi e seriozitet, miresi, harmoni kolektive e posaqerisht edukimin moral fe Kristiane. Vajzat merrshin edukimin shkollore ma te mirin, mesonin: shqip, frengisht, italisht e latin, njohunite shkencore, nxaneset e normales pervetesonin ekonomine shtepijake, fitue profesionin e rrobaqepsise, punes dores, qendisina e pikture.

Mesojshin disenjo, muzike, nji instrumenti muzikore i nevojshen per mesueset e ardheshme. Edukoheshin ne menyre te perkryeme me mire-sjellje e pervujteni te pershpirteshme per fene ne adhurim per Zojen Hireplote. Nxaneset, qe do jene nanat e ardheshme, do edukojne femijet e tyne me dashurine per Fe-Atdhe e moral te nalte kristian. Shkodrani kishte shprehjen qe thoshte:” Vajze e urte, e sjelleshme e mire, si me u pase rrite nder murgeshat Stigmatine.”

Qe nismetare e shkolles Normale Stigmatine n’drejtimin e Madre superiore Konsile Muzhanit, dolen kuadrot e para te mesuesevet t’ardheshme, 5 breznite, si shkolle e pare Normale ne Shqipni. Kjene mesueset shembullore shkodrane, u quejten metodiste, e lane n’harrese, mohue profesoreshat e tyne te nalta, si nana te pervujtuna, te nderuemet murgeshat stigmatine. Ja si i vlersoi P.Gj.Fishta:

…Edhe i shkolle besa lum Zana,                            …Eni pra vajza shkodrane,

Qi dane n’shej, n’Shqipni nder tana                            S’ciles fe s’ciles stine,

Po ish ajo shkolla femnore,                                         E t’brohorasim n’ndere kesaj nane

Qi n’at shkodren mizore,                                             Rrofshin shkollat Stigmatine…

Stgmatinet çele e kan,                                                     (P.Gj.Fishta: Mrizi Zanave)

Mbas programmi Franceskan…

Kishin ne mbikeqyrje Kishen e Murgeshavet Stigmatine te Zojes se Pa-perlyeme, qe ne funksion te saje kishte pasterti, drite, lule e rregullsi, qe nji pasqyre e vertete tejet shembullore...

Kori i bukur i Bijavet te Zojes mjaft i mire, perbame me 40 vajza te zgjelluna per kanto. Kendojshin plot divocion, melodite e bukura, t’ambula e te harmonishme kishtare e patriotike.  Shkolla kishte grupin teatral shum te mire n’interpretim, spektatorevet ju lente mbresa…Grupi i vallevet, shoqnohej me korin e orkestrinen  shkollore. Çfaqjet per festa, hymja pa pagese me ftesa. Ndiqej programmi me interrese e kenaqesi nga spektatoret, familjet e nxanesavet. Me inisiativen e Madres Konsiles formuen biblioteka mbi 500 volume e 500 artikuj, shpejt tue u pasunue n’vazhdimesi..

Lemoshat e mbledhuna ne kishe te Zojes se Paperlyeme, qe jepnin adhuruesit besimtare, qe si rregull do te dergoheshin ne Rome. Madre Konsilja bani kerkese atje e mori miratimin: keto lemoshe t’u perdoreshin per te vorfnit e qytetit tue krijue mjaft fushata bamiresijet. Kuvendi i Murgeshavet blejshin pelhurna, basma e leshna nder tregetare, qe favorizojshin ma lire blemjen. Kuptohet Fam. Mikel Muzhani jepte ndihmen ne falje ma te madhen se kishte dy bija murgesha.

Keto pelhura i qepnin kotulla ne kuvend, nen drejtimin e profesoreshavet tue ja mesue rrobaqepesine nxanesevet te normales. Bijat e Zojes bajshin punen e dores, ne miresi si: shtroje te vogla tovolinash, punime te bukura me grep etj.. Punojshin me leshna te ndryeshen xhupa e fandela me shum shije, te bukura. Te gjith keto punime ekspozoheshin ne raste festash si Pashke e Keshnella, dhe mbas dy javesh faleshin nder familje te vorfna ne bamiresi. Shuma per te gjitha bamiresite ne disa vjet arrijten deri 12 600 frang arit. Kjo qe vertete nji vlere e madhe bamiresijet…

Me vendosjen e rregjimit Komunist ne Shqipni, qe ne fillim kuvendi i Murgrshave pati mjafte trazime. Shterngesa dhe tundime e kercenime te vazhdueshme!?…Me besim ne Zojen e Keshillit te Mire, me durim e shprese dijti me ja dale ne krye punevet me urtesi, drejtesi e kurrajo, tue permballue me shum vishtiresi mungesat e peripecite ne ket kuvend, pa t’ardhune me nji vorfeni te plote murgeshat e probandat!…Kurr nuk u ankue Madria Konsile as ne familje te vllaznit, qe edhe atyne ju nisi rrapresalja e madhe shtetizimi i krejte pasunise. Me ndihmen e te Madhit Zot, durim e shprese, pas nji seri sakrificash, ja priu Zoti mbare e drejtoi me ndere deri ne fund te jetes, tue permballue me vishtiresi ateizmin fetare, ne perndjekje t’perhereshme te rrepte te Diktatures…

Ne vitin 1946 Satani i kuq komunist ja mbylli kuvendin e shejte dhe shkollen tue i qite ne rruge te madhe nxanesit, probandat e murgeshat Stigmatine!…Madre Superiore Konsilja dhe pse qe jashta kuvendit me kurrajo dhe urtesi e durim, i jepte porosi e udhezime tejet te kujdeseshme. Te gjitha e rrespektuene per te paren e tyne udheheqese vazhdimisht, qe ilegalisht orvateshin ne menyre klandestine sejcila te kryente detyren e vet si te ishin ne kuvend. Pak motrave Stigmatine ju lejue punesimi ne Spital Civil te Shkodres, qe me kursimet e tyne ndihmojshin si motrat plaka te pa puna e pa takat. Pra filloi rruga e mundimevet e Motravet Stigmatine, te friges, vuejtjs e sakrifices nen regjimin e eger komunist shqiptar …

Levizjen opozitare t’Postrribes 9-IX- 1946 kunder rregjimit komunist u ba gjakderdhje e madhe, qe nji lufte e pa barabarte, masakra qe u ba kje e pa meshireshme. U vrane dhe u plagosen nga te dyja palet, te cilet u shtruen ne spitalin civil te Shkodres mbushun perplot. U kerkuene infermiere sherbimit, ket sherbim sanitar e kryejshin motrat Seleziane. Madre Konsilja me inisiativen e vet zgjolli 10 motra Stigmatine per ti sherbye te plagosunvet ne spital. Murgeshat kishin drojtje per me dale nga kuvendi ne at kohe, sepese fyheshin nga monistet anti fe. Me drejtesi e bindje caktoi motren e vet te paren Suore Veroniken, mandej vajzen e tezes ma te rene Suore Vitore Lecin etj.

Me vullndet e kurrajo punuen motrat ne menyre shembullore ne sherbim te plagosunvet ma te rande, tue pase doren e Zotit mbi krye. Madre Konsilja nuk mbante me hater e favore, motren e vet Veroniken e caktoi ne fshatin Dajç drejtore ne vetmi, Shiroke, Tirane e Korçe. Tregonte Suora Veronika: Shkova me detyre ne Dajç, nuk kishe as ore per me drejtue shkollen. Me vinte turp me ja kerkue Madres Superiore. Ne konfidence ju drejtova vllaut Ndoc Muzhanit (babes tem), hoqi nga xhepi i jelekut oren e vet Omega me zinxhire ari, e kam ruejte deri ne fund te jetes,  se punote mire.

Porsa u mbyll Kuvendi i Stigmatinevet, nder ma te rregulltit ne Shqipni, ajo deshti te punesohej nga vorfenia ekonomike, si vend ma te pershtateshem menduene ne spitalin civil, se bashkut me te motren Veroniken. Te dyja infermiere me shkolle te kryeme jashte. Nuk i jepnin pune, me justifikimin se jeni te familjes se prekun tregetare te Muzhanvet, qe i pine gjakun popullit!?

As keshilli i lagjes nuk i jepte pune, as Komiteti Egzekutiv. I caktojshin pune te randa krahut me shkue perdite ne fshat 2-3 ore larg ne bujqesi e punetore rruge per ti poshtenue!…Keto dy motra shembullore, qe lane miradine familiare, qe ne rini kaluene nji jete vorfenore ne kuvend, te dyja te diplomueme Madre Konsilja ne Firence e ne Rome, dhe Suor Veronike ne Vjene, dy profesoresha shum te afta te shkolles Normale. E çfare te keqe do ti sillnin sistemit komunist stalinist-shqiptar, motrat stigmatine, me u vendose ne nji pune te pershtateshme tash ne pleqni? U keshilluene me vllaznit, edhe u sistemuene provizorisht ne familje te Zef Muzhanit, ku e kishin dhe nanen e vet shum te semure.

Dy te bijat murgesha i bajshin sherbim shembullore nanes . Sa i vdiç e ama vllaznit ishin n‘burg per tatim, kerkuen me kambe-ngulje, ne shejtenine e tyne te jetojne larg familjes, per te ba si nji jete rregulltarje. Shkuene per banim se friga ishte e madhe per ti strehue murgeshat, dhe me zi gjeten nji shtepi shum te vjeter e perdhese si kasolle, n‘afersi te Kishes se Arres Madhe te Zojes Rruzare.

Ketu jetuene si vetmitare ne periferi te qytetit si fshat rreth vitit 1953. Ishte nji shtepi shum e vjeter e vogel si kolibe, prej drrase e çaklash, si qindronte ne kambe?!... Fryenta era ne te kater anet, tane plasa, si qindronte pa u shembe?! Porsa hypeshe ne 5-6 shkallet nga oborri me hy ne dhome lekundshin thue se kur po thehen. Drrasat e dyshemes te hapuna, gjyse te kalbuna shtijshin ere e te ftohet. Tavani i hapun nder shum vende, shtinte eren dhe shiun. Muri çaklash i patem rriparue me kartona e fibra, por era  dhe te ftoftit depertonte ne te kater anet, si nji kasolle e ftofet e akullt…Kur fryente tufani me drashte se po e rrezon…Kur binte shi nuk kishe vend ku te mbrohesh e ku te ndezeshe nji furnele te vogel me vojgurit, pa le se ku me fjete…Nder netet me shi me rresheke ne hapsine e dhomes 3x4=12m2. Porsa binte bore, pesha e saje mbi çati, rrezikohej per shembje!…

Ta imagjinoni ket dhome kolibe kur vershoi lumi i Kirit, uji arrijti ne afersi te dyshemes. Naten e dates 7-II-1973 kje vershimi ma i madh i lumit Kiri, naltesija e ujit arrijti 1.5 m. Dhe ne mesnate arrijti 2 m.tue dale mbi dysheme te dhomes 30 cm. Ujet e rrembyeshem vershonte me vrull si lum, ne vorbullimen e vet teje te vruelleshme te frigeshme, thue po te perpine e te merr me gjith shtepi…

E tane shtepia lekundej si barka ne tallaz te rrymes se terbueme ujore. Me ta shtie tmerin tue pa tane naten deken me sy…Hypen nder dy karriga e here mbaje shtratit, dy motrat Stigmatine luteshin Zotit me divocion e rruzare per ti shpetue…Zoti e bani mbrekulline e vet, mbas mesnate ora 3, ujet shperthej vrullshem tek muri i nji avullise aty afer. Niveli i ujit erdhi tue ra…Nga lageshtina dhe te ftoftit duret e tyne pa ngrohje tane dimnit, moren semundjen e reomatizmit te forte, tue ja deformue gishtat e durevet me morthat e gjakosjen e tyne. Asnjena moter su ankonte, i ruejti Zoja Hireplote se qene bijat e saja. Nen kujdesin e tyne mbajten Kishen e Zojes Rruzare ne Shkoder, tue sherbue ne menyre shembullore deri sa shteti ateist-komunist shqiptar, udhehequr nga krye-djalli i kuq Enver Hoxha, mbylli  Kishen e fundit ne Shkoder te fretenvet te Arres  Madhe.

I vetmi ngushllim per to qe se banojshin prane kujshivet te mire, familjes se nderueme te Ernest Nikaj dhe e shoqja nji grue e rralle, qe shprehi mire-njohje te pa harrueshme, se ju gjeten prane.

Jetesen vorfaniake te tyne pa pension e pretendime e nxirshin tue punue dite nate me duret e arta te tyne, paguheshin si per lemoshe. Njerzit si harrojshin dhe nxaneset i perkujtojshin ne rrespekt te thelle. Kaluen nji jete si skamnore, me rruzaren ne dore. Bajshin kuresime me sakrifica, tue ja hjeke gojes tyne per me ushqye te vorfnit e prifterijt e pa asnji ndihme. Bijavet te vorfna qytetare e fshatare ju qepeshin rrobat pa asnji pagese pajen e nuserise. Paret e kursyeme me njimije sacrifica ja qojshin priftenvet te burgosun, qe vuejshin e s’kishin asnji ndihme…Edhe te semuret i ndihmojshin me bare e ndihma me sherbime…Vete dora e Zotit ja mbajti shendetin e frymen, tue jetue ne at kasolle te ftofte si te ishin jashte nga te ftoftit, pak mbrojtje nga shiu, si jetuen mbrekullisht 30 vjet!

Me daten 29-VII-1975, mbasi lengoj per disa jave nga pleqnia, Madre Superiore Konsilja vdiq ne moshen 83 vjeçare ne vorfeni dhe ne mjerim si ne terr, por pati miresine motra e saje e tejet e pervuejt Veronika i ndej mbi krye tue i ba nji sherbim teper shembullore si rregulltare-infermiere, me pershpirteshmeni jo vetem si moter ma e madhe, por si Madres Provinciale te Stigmatinevet.

Nder ditet e fundit te jetes Familja Muzhani i erdhi per-rreth me nipa e mbesa prane. Diten e ceremonise se vorrimit kje nji pjesmarrje e gjane, njerzit do te hyjshin me rralle ne dhome, se mos te shembej dhoma…Ju ba nji funeral i nderuem me te gjitha rrespektet fetare e familiare. Sikurese e kishte lene me porosi, qe te mos i bahen kunora me lule e ceremonira, si jeten qe e kaluen te pervujte ne thjeshtesi, kambe zbathe si fretnit, pa ngrohje. Kunorat me lule jane per Zojen Hirplote.

U largue me urate e lutje per ne lulmnine e Parrizit. Vdekja e Madre Konsiles piklloi krejte fisin, dhe te gjitha motrat Stigmatine dhe nxaneset te cilat e percollen me pikllim dhe rruzare. Posaqerisht e piklloi ne vorfnim motren e saje fort te dashtun Veroniken tue jetue e vetmueme, e cila jetoi edhe 5 vjet tjera ne ket dhome plot travaje me shqetesime! Kjo ne dy vjet e fundit te jetes, erdhi tue u fike si kandilli pa vaj. Kerkoi mbeshtetjen e Familjes Muzhani. Un deshta ta marr ne nji dhome ne vedi te vogel qe kishte banue 10 vjet fort e nderuemja Moter Kristina Noga. E rrefuzoi se kishte paksa lageshtine mbasi e kishte mbulue reomatizmi. I vetmi kurim i saje qe merrte 4 aspirina ne dite!

Athere u gjet bamiresija e Angjelin Muzhanit me gruen Marta, qe e moren ne shtepine e tyne ne miresi e hysmet shembullore. Nipa e mbesa ja lidhen si nji fare pensionit tue kontribue se bashkut, mbasi shteti i kishte lane qellimisht ne harrese pa pension keto motra shembulltyre!

Suore Veronika shum e rrespektueme nga motrat stigmatine, ne pervujteni fetare si madre Terza. Fam. Muzhani e kush e njofti se kje nji moter e rralle teper e pervuejt, vdiq me nderim e rrespekt te madh vitin 1985 moshen 85 vjeçare, me u bashkue me motren Mader ne Lumnine e Parrizit...

Te pa harrueshme do te jene per ne, tue i perkujtue me rrespekt te thelle, jeten qe bane keto dy motra te virtyteshme rregulltare shembullore. Lane ndere, emen  t‘mire ne kuvendin Stigmatine dhe jashte gjate jetes. Kjene nji pasqyre e mire-fillet e miresjelljes e pershpirte-shmenise se pervujte, qe kaluene jeten ne thjeshtesi me urate e besim te plote tek i madhi Zot si sherbetore te Zojes se Pa Perlyeme. Pushojshin ne paqe ne lumnine e Parrizit! U lutshin per ne!

MADRE  VERONIKA  MUZHANI

Ne familje quhej Lezina Muzhani, e bija e Mikel Muzhanit dhe Age Ndrekes, lindi ne Shkoder, me 10-XI-1899. Veshi petkun e probandes Stigmatine me 19-IX-1924, nga Pader Pal Dodaj. Mori emrin Moter Veronika e Krishtit. Ishte e 47 moter shqiptare qe veshi petkun e motrave stigmatine te qytetit Shkodres.

Kreu filloren te Motrat Stigmatine ne Shkoder e me pas vijoi ne Austri, ku pati profesor te dalluar. Ishte vajze me nji bukuri te jashtzakoneshme. Familja u sqetesua se tepermi kur pa se kjo vajze kaq e bukur e mir-sjellet, filloj te ndiqte te motren Konsilen, ne jeten e saj fetare. Donin ti ndrronin mendimin, ndaj vllaj i saj ma i vogli Gaspri, e mori ne Vjene, ku qe punesue ne nji banke te qytetit. Mori moter Veroniken veç petkave te bukura, shkelqimi qe kryeqyteti i Austro-Hungarise ofronte, shoqrija e njohur, shetitjat me veture, teatrot e mjediset kulturore luksoze s’mund te kishin efekt. Por jo…Te gjitha keto nuk paten asnji efekt te vajza e re dhe e bukur, nuk arrijten te ndrronin thirrjen e hershme per murgeshe qe pati evokim nga Zoja e Keshillit Mire. Zeri i Zotit i tregonte rrugen dhe asgje nuk mund ta ndalte e ti ndryshonte drejtimin Hyjnor...

Kerkon me kambngulje kethimin ne Shkoder, per tu vendose ne Kuvendin e Stigmatineve e braktise miradine familjare. U kethye ne Shkoder dhe veshi petkun fetar. Sherbeu ne Dajç, Shiroke, Tirane, Korçe dhe Kishen Rus, Shkoder. Kur u perjashtuan nga kuvendet gjitha murgeshat, se bashku me Madre Konsilen, ajo u vendos tek ajo shtepi e marre me qira tek Arra e Madhe. Dhome e ulet perdhese, e erret, me lageshti, vetem nji dritare, ngjasonte me teper me nji qeli burgu. Dhoma kishte nji kravat te vetem ku, sigurisht flinte Konsilja si Madre Provinciale e moter ma e madhe. Veronika shtronte gjate nates nji dushek ne toke e, aty flinte, ndersa e mblidhte ate çdo mengjez, per ta vene mbi nji arke rrobash ne qoshe te dhomes, per te lirue hapsinen e vogel te dhomes ne madhesine 3x4=12 m2 me kushte minimale jetese, tue ba nji jete t‘pervujte vorfnore vetmitare…Por, megjithate, kopshti i asaj shtepie qe gati po binte mbrenda e zinte pleqt qe banonin, Kel e Shaqe Kadaren e me to, edhe motrat Muzhani, mbahej gjith lule prej tyre ne perkujdesje te veçanet.

„Motra Veronika do te mbahej mend perj te gjitha stigmatineve si nje „engjell“qe kishte pak fjale, ishte e vendosur e bujare, e embel dhe e drejte me te gjith, model vetmohimi. Moter Veronika ka kene nji shejte e vertete.“Sikur te ishin mundesite, do ta kisha paraqitur me kenaqesi ndonji dite çeshtjen e lumturimit (Beata) Moter Veronikes“ do te thoshte ne mjediset miqesore Pater Pjeter Mushkalla dijetar jezuit. Bente nji jete te thjeshte te shejte gjith varfri e pervujteni. Dinte te donte, si Krishti, deri ne vdekje, gjithe njerezit me nje dashuri femijnore.” (shkroi Dr.Pjeter Pepa ne librin”Tragjedia e Lavdia e Kishes Katolike ne Shqipni”V.I

Kuvendi Stigmatine, vrejten urtesine e squtesine e saje, e derguen Universitet Vjenes per teologji, Shkelqej ne mesime. Njifte gjuhet: Italisht, latinisht, frengisht, gjermanisht, mesoi infermiere ekonomi shtepiake, qe me kulture poliedrike. Ditet e fundit jetes e mjekoi Dr.Polake Danisha i tha: kam ndigjue se vajze ke kene e hijshme, me le s’dyti a do baheshe murgeshe? S’ka njeri qe lene se dyti, rruga e jeme asht kuvendi Stigmatine, qe turpnue e merzite, s’donte lavde, po pervujteni e divocion. Suora Veronika qe nji moter stigmatine tejet e rrespektueme ndaj sjelljeve te ndersjellta te rrespektit human kristian. Me virtyte  pervuejtenie, edukate t’larte mirsjellje e gateshme te gjithve me i sherbue, me dhimsuni deri ne sakrifica…

Pati nji adhurim te veçanet per Zojen e Keshillit Mire, per fene e Jezuesin, tue perkushtue jeten.Vdekja e Madre Konsiles Provinciale e Stigmatineve, shum e piklloi e vorfnoi ket moter, kalue nji jete se bashku. Si jetoi ne at kolibe drrasash tue u shembe edhe 5 vjet tjera! qe Zoja e Shkodres qe e mbrojti si bijen e saje! Me veshjen e stigmatineve si nji veladon fretnish, pa pallto me sandali zbathur, duret pa ngrohje e dorza, duret e arta te sajat qe punonin dite nate me mbajte frymen, jetonin pa pension, fituen reomatizem te forte, ja deformuene duret. I vetmi mjekim 4 aspirina ne dite, rrenkonte ne heshtje divocion per Zojen e Paperlyeme.

Ne prak te vdekjes e la me porosi mos te sjellin lule e kunore, ato jane per Zojen Hirplote.

Moshen e pleqnise 5 vjet e fund jetes pa takat, qe strehue te Angjelin Muzhani, grueja e Ti Marta i bante hysmet te veçante. Ne 1985 ne moshen 85 vjeçre  mbylli syte per te shkue si ndigjuem ne lumnine e Parrizit, mu bashkue me motren Madre Konsilen. E pa harrueshme do mbetet si moter shembullore virtytesh te nalta kristiane. La ndere, emen te mire ne kuvend e jashte si e pa harrueshme…Mbetet  pasqyre e mirfillet sjelljeve te pervujtun te stigmatineve, moter virtytesh si shejtore M. Tereza.

V.O.Fam. e madhe Mikel Muzhani me 25 vete, 11 mashkuj, lashtesi fisnore 1274, Un trashigimteri i fundit perkujtova dy hallat Madre murgesha stigmatine tejet shembullore, shkrine jeten si bijat e Zojes. Katedralja e Shkodres do ishte e drejte dhe e arsyeshme t’orvatet qe ti lumnoje Beata.

-Ne perzemersine shkodrane falnderoj ekipin drejtues te “Zemres Shqiptare” per botimin e artikujve. Ju uroj shendete, jete gjatesi e suksese ne punen tuej fisnike kulturale-atdhetare.

(Shkruar nga nipi i tyre Gjovalin Muzhani. Trieste 10-IX-2017)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora