E merkure, 11.12.2024, 06:52 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: 70 vjet nga hapja e shkollës në Tugjec

E diele, 24.09.2017, 02:39 PM


70 VJET NGA HAPJA E SHKOLLËS NË TUGJEC

 

Si bylbyli në  ag t’ mëngjesit –

Do t’ ia këndoj një këngë Tugjecit !

Veç për mallë edhe  për kujtime ,

Sepse është , o,  vendlindja ime !

 

Muaj Nëntor,o, Dyzet e Shtatë –

Nuk harrohet për jetë të gjatë !

Për herë t’ parë në  këtë fshat t’ malësisë –

U hap shkolla e diturisë !

 

Ukë Plakiqi , me këmbë të mbarë –

N’ Tugjec erdhi mësues i parë !

Prej Nekocit , o,  të Drenicës –

Seç përhapte rreze të  dritës !

 

Në Tugjec, në  atë trevë malore –

U hap shkolla e parë fillore !

Në Tugjec , n’ atë Bashkësi Lokale –

Vinin nxënësit , o, nga këto male !

 

Seç krenohej shkolla e Tugjecit –

Me punën e Ali Pecit !

Ali Peci nga fshati Zhazhë –

N’ dituri , o, kishte bagazh !

 

Biri i Zhazhës , o, Ali Peci –

Ishte idol për nxënës të  Tugjecit !

Biri i Zhazhës së  Mitrovicës –

Ishte idol për nxënësit e  Sfircës !...

 

Ali Peci prej Mitrovicës –

S’i frikësohej , o, sakrificës !

Mësonte nxënësit në  Abetare

Dhe në rrugën e drejtë  kombëtare !...

 

Ismail Voca  prej  Shalës s’ Bajgorës ,

Erdh n’ Tugjec , o,  në shkollë fillore –

T’ përhapë dritë edhe  dituri ,

T’ iu sjell nxënësve , o,  lumturi !...

 

Nga Letanci i Podujevës –

Kontribut të  madh i dha trevës !

Shaban Shala , o, prej Letancit –

Në Tugjec , mirë i mësoi nxënësit !


Emrush Bejtën  nga Përlepnica –

E kujtojnë Tugjeci e Sfirca !

E kujtojnë Gmica e Meshina –

Mësonte nxënësit nga rrethina !...

 

Ferid  Berisha  me mendje t’ holla –

Me vullnet , o,  hapi tri shkolla !

Përlepnicës , Koretinit , Strezocit –

Me parajsë e  shpërbleftë  prej  Zotit !

 

N’ fshatin Gmicë , o, shkollën e hapi –

Mësuesi i parë , o,  Hazir Kastrati !

N’ fshatin Sfircë , o, shkollës i priu –

Mësuesi i parë , o, Ismail Musliu !

 

Mehmet Masurica në këtë rrethinë –

Mësues i parë erdhi në  Meshinë !

Rexhep Kastrati , mësues  nuk u ngec –

I pari e hapi shkollën n’ Zajçec !

 

Prej shumë mësuesve n’ atë  shkollë  Tugjeci –

Kontribut t’ madh dha   Ahmet Leci !

Ndërtoi shkolla  edhe banesa –

Për ditë t’ bardha  po shtonte shpresa !...

 

Shëmbëlltyrë , mësues prej  tabani 

Do t’ kujtohet  Hajdin Hasani !

Prej  Shahiqit vinte n’ Tugjec 

Triumfonte me nxënës n’ sukses !

 

70 vite  të ekzistencës –

T’i uroj , o, me xhan të zemrës !

T’ kesh jetë t’ gjatë , o,  me ëmbëlsi –

Të rikthehet jeta n’ malësi !

 

Të rikthehet jeta n’ Gollak –

Të kesh nxënës , o,  me bollak !

Ty Tugjec , të  uroj shëndetin –

  ty  mësova , unë,  Alfabetin !

 

  ty  mësova , unë, shkrim – leximin ,

Lojërat , këngët  edhe gëzimin !...

  ty  mësova , unë, të vërtetën –

Se si duhet ta gëzoj jetën !

 

Gjilan, më 15. 09. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora