E diele, 25.02.2024, 03:09 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Lidhje e bukur e kujtimeve

E enjte, 28.09.2017, 06:54 PM


LIDHJE E  BUKUR E KUJTIMEVE  NDËR VITE

Mirka Shorja Killo “ Fjongua e viteve”, Botime Vllamsi, Tiranë 2017

Nga Milazim F. KADRIU

Posa hapa librin  me tregime e skica “ Fjongua e viteve” i autores Mirka Shorja Killo nga Elbasani që ma dërgoi ditë më parë, në faqen e parë kishte  shkruar me laps :

“ Karakaftet e Elbasanit

me

Zymbylat e Kosovës

bukur

hijeshojnë buqetën me kujtime

të këtij libri modest… ”

Autorja Mirka Shorja Killo nga Elbasani në librin e saj  me tregime e skica “ Fjongua e viteve”,  kishte realizuar bukur materialin e grumbulluar në këtë libër ku ndër tjera shumë nga këto tregime dhe skica ia kishte kushtuar edhe Kosovës, përkatësisht fëmijëve që gjatë luftës së vitit 1998-1999 kishin ikur nga dhuna dhe terrori serbosllav dhe kishin gjetë strehim në të gjitha vendet e Shqipërisë e në këtë rast edhe në Elbasanin e Mirkës. Ajo si mësuese e gjuhës amtare kishte pas rastin që disa nxënës  nga Kosova ti ketë në shkollën ku ajo punonte madje tre nga ta edhe në klasën e sajë, në klasën e V-b. Ajo edhe pas kaq vitesh të kaluara nga ajo kohë i mban të freskëta kujtimet për këta nxënës që aq shumë i deshi, madje ua ruan edhe testet dhe diktimet që i kishin punuar ata në shkollë ku një pjesë të këtyre punimeve në dorëshkrim i ka publikuar si foto në libër.  Në këtë kohë Mirka ka qenë mësuese e gjuhës amtare në shkollën “Bardhyl Popa” që është një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të Elbasanit.

Libri“ Fjongua e viteve” i autores Mirka Shorja Killo përmbledh një pjesë të krijimtarisë së saj të zgjedhur ndër vite. Është një risi jo vetëm për atë si autore, por edhe për “Qytetin e Librave” si mund ta quajmë ndryshe edhe Elbasanin e bukur. Elbasanin e Normales. Duke marr parasysh përvojën  e sajë shumëvjeçare si  mësimdhënëse e shohim se atë e ka ndihmuar bukur që të  futet në botën e fëmijëve dhe, duke i shtuar edhe përvojën e saj jetësore dhe letrare, të na japë në duar një libër që lexohet me një frymë, por edhe që rilexohet disa herë.
Duke lexuar tregimet dhe skicat e këtij libri shohim se autorja ndonëse shkruan edhe për raste të vështira nganjëherë por gjithnjë me një optimizëm, ku shkruan për prindërit, të afërmit, nxënësit, lulet dhe për çdo gjë që lidhet më të bukurën. Ajo këto tregime dhe skica ndonëse të shkruara në kohë të ndryshme i lidhë mes vete me një fjongo të bukur dhe tash na i sjell si tërësi. Ky është libri i parë  i sajë edhe pse në moshën kur ka dal në pension shpresojmë se  si një bletë punëtore që grumbullon mjaltin gjatë gjithë verës, edhe Mirka ka grumbulluar krijimtarinë e saj dhe tash do të na e dhuroj të tërën ta shijojmë sepse bazuar në këto tregime e skica kemi të bëjmë me një krijuese që dinë dhe mundet të na sjellë gjera të mira.

Duke lexuar tregimet dhe skicat e kësaj autorja shohim se ajo e donte punën me nxënës, e donte cingërimën e ziles, i donte fëmijët, i donte lulet dhe asnjëherë nuk do të vyshket aroma e luleve dhe fjalëve të saja që ju kanë mbet në kujtesë nxënësve të sajë ku edhe në disa foto ajo i prezanton nxënësit në këtë libër. Ajo ruan kujtime të bukura gjatë punës në arsim por sigurisht se edhe nxënësit e sajë nuk e harrojnë dot punën e palodhshme që ajo bërëi për ta.

Edhe redaktori i librit Namik Selmani nder tjera thotë : ” Është një libër që mund të jetë një lloj manifesti letrar për nxënësit, për mësuesit, për jetën. Mendoj se çdo libër me tregime qofshin të gjata ose të shkurtra në botë që nga amatorët deri te ata që të vënë në tavolinë dhjetëra vëllime të mbetura në kujtesën e brezave, kanë të paktën dy harta në brendinë e formën e tyre. Kanë Hartën e Shpirtit të autorit ose dhe Hartën e Botës që kanë në të”.

Lulet dhe kujtimet për nxënësit e saj, autores së librit i kanë dhënë aromë shpirtit të saj të bukur e pastaj ajo u jep aromë të gjithë lexuesve me këto tregime e skica që janë një gjerdan kujtimesh ku e dëshmon se Mirka kishte shumë dashuri për librin, për shkronjën shqipe !

Andaj tregimet dhe skicat e këtij libri çdo lexues do ti lexoj me ëndje dhe do të ndjej të nevojën që nga kjo autore të lexoj edhe më shumë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora