Kulturë
Resmi Osmani: Kukulla e pallatit të mermertë
E hene, 02.10.2017, 08:00 PM
KUKULLA E PALLATIT TË MERMERTË
Novelë nga Resmi Osmani
1
Orën e fundit, ne të klasës së katërt B të maturës të “Petro Ninit”, e patëm bosh. Mungonte mësuesi i historisë. Nuk u ngutëm të iknim në shtëpi. Shtëpitë aty janë e pak liri për biseda e hoka të çfardoshme dhe shijimi i një akulloreje apo lëngu frutash, na bënte mirë. Pranë gjimnazit tonë, në krye të rrugës, te kryqëzimi është një lokal i mirë, i paqtë, plot dritë e i zhytur mes gjelbërimit të shelgjeve lotues, ku ne shpesh shkojmë kur kemi kohë. U bëm një grup shoqesh. Dita ishte e bukur, e ndritur dhe e ngrohtë. U ulëm në një tryezë përjashta, larg grupit të djemve, që nuk rrinin dot pa hedhur romuze, nën çadrën e madhe që reklamonte koka-kolën. Porositëm sipas dëshirës. Për vete mora akullore me çokollatë. Vajzat ishin në humor dhe në tryezë u vijua biseda sa intriguese dhe eksituese që kishim nisur rrugës. Nuk e di ç’u kishte shkrepur që të bisedonin për virgjërinë dhe seksin. Sikush jipte opinionin e saj të lirë, me apo pa paragjykime, por pa përvojën e duhur, e bindur se nga sa dinte, kishte të drejtë në atë që thoshte.
Djali i shërbimit pruri porositë. Ne grryem astarët e portofoleve apo çantave për të gjetur qindarkat dhe paguam secila të vetën.
Ela me një gjest ngasës, nisi të lëpinte akulloren me gjuhën e saj të vogël e të trandafiltë:
-E dini, -tha ajo,- që ka edhe ca gjëra të tjera që lëepihen dhe merren në gojë? dhe perëndoi sytë gjithë lezet si të shijonte më shumë atë që tha sesa akulloren.
-Boll se na e shpife!
-Pse bën gjasme s’ta kënda?
-Se shijet janë të ndryshme. Ajo që të pëlqen ty, s’është e thënë të më pëlqejë dhe mua. Përkundrazi.
Dielli ishte ngjitur lart në kupë të qiellit.Rrezet që depërtonin nëpër degët e shelgjeve, thërmoheshi dhe binin si ca pllanga të ndritura mbi kokat tona si të kishin kërsheri të dinin përse flitej aty. Puhiza shpërndante në ajër aromën e mjaltët të unapit që ishte në lulëzim të plotë. Në postatet e luleve, kishin çelur petuniat dhe mullagat shumëngjyrëshe. Ndryshe nga ky kënd i paqtë e plot dritë, në rrugë derdheshin si dallgë makinat me uturimën monotone të paprerë.
- E kishim fjalën te virgjëria, apo jo? E pra, është një kurth që s’dihet pse natyra ia ka ngritur femrës. Një cipëz e hollë, që mbyll portën e parajsës, që të mos hyjë demoni, është qeni roje i saj. Në mjekësi e quajnë hymen. Idiotësia mentale mashkullore e konsideron atë si thesar që u dhurohet atyre natën e parë të martesës, si simbol i papërlyerjes dhe pastërtisë morale. Dikur, çarçafi i përgajkur, ishte flamuri i virgjërisë dhe pastërtisë femërore e morale të nuses. Lumturonte dhëndrrin , familjarët dhe ndrikullat, e u mbyllte gojën ngjelkave. E kundërta ishte mjerim. Nusja kthehej që të nesërmen në derë të tet. Ishte si vdekja, një tmerr, damkë turpi, një njollë që s’kishte ujë ta lante. Shpesh ajo vetvritej ose e vrisnin të vetët për të shlyer njollën e turpit. Dihen edhe raste të tilla. Më dridhet mishi kur i kujtoj.
Por kjo tani, fatmirësisht, u takon përrallave me “na ishte mos na ishte”. Jemi të shpëtuara.
-Je e sigurtë? e pyeta. Beson se nuk ka ende ca zonja të fisme, të mençura e buzëholla, nëna zakoni që presin të bëhen vjerra dhe që i duan nuset e djemve të jenë, si ta them, ashtu si i ka lindur e ëma? Që një e tillë mund të të bjerë edhe ty në pjesë ?
-Edhe mund të ketë, por fatmirësisht djemtë e sotëm s’ua varin më këtyre lloj nënave. Nuk presin deri natën e parë të martesës që të shijojnë hiret e nuses.
-A e dini se ç’farë kam dëgjuar?. Ka vajza, që shkojnë te kirurgu dhe e qepin cipën! Kësisoj, u hedhin hi syve, atyre leshkove prapanikë që marin për burra, që të vetkënaqen e lumturohen me nusen,që u shpie si pajë edhe virgjërinë!
Çfarë hipokrizie!
-Po , kam dëgjuar. Jo më kot thonë se zakoni është ligj më i fortë se çdo ligj!
-O goca, dëgjomëni edhe mua,- tha Meri bukuroshja zeshkane, e hajthme dhe fine si një lule e vesitur.- Keni dëgjuar sesi thonë njerëzia per një vajzë, që i kanë dalë fjalë se ka shkuar me ndonjë djalë? Është e prishur, ka humbur virgjërinë, sikur virgjëria të ishte pasuri, që humbet apo prishet dhe s’gjendet më. Përbuzja për të ishte një opinion i përgjithshm. Për të thoshin: ajo shkërdhata, e shpuara, si të ishte një enë me vrimë, një poçe e thyer nga ku kishte rrjedhur apo derdhur vera e çmuar e nderit dhe kishin mbetur bosh, një zbrazëtirë e zymtë e mizore! Gjyshja ime thoshte: ”Turpi i djalit lahet me një lugë ujë, i vajzës as me një det të tërë” . Nuk thonë kot: më keq të të dalë nami sesa syri. Ato askush nuk i kërkonte për martesë, por familja me shkesët, gjente ndonjë lolo, vejan apo shtrigan të moshuar që ta hiqte barrën e turpit. Vajza e vuante këtë gjithë jetën.
Tmerr ta mendosh. Zakone dhe mendësi primitive, barbare!
Vera, që bënte hartimet më të mira në klasën tonë dhe që kishte nisur të shkruante edhe poezitë e para lirike, disi e menduar dhe shikim ëndëerrues, tha se dashuria është një ndjenjë e përjetshme, e lindur brenda nesh. Dashuria është mirësi. E kundërta e saj është urrejtja. Kur gjykojmë për lidhje të ndersjellta femër-mashkull, kemi të bëjmë me një ndjenjë sublime, që veçohet nga format e tjera të dashurisë. Dashurojmë dhe na dashurojnë shpesh, por dashuri të vërtetë, të thellë e të plotë, ka vetëm një herë në jetë dhe ajo mbetet e paharruar, që përjetohet thellë, kujtoni Zhulietën, Ofelinë, Beatriçen, Desdemonën, kurse të tjerat janë ca stacione erotike episodike e rastësore. Do të thoni: ç’hyn këtu virgjeria? Hyn që çke me të. Dashuria është ndjenjë e thellë shpirtërore, një përkim e bashkim shpirtërash, por që të bëhet e plotë dhe e ndjeshme, kërkon edhe bashkimin trupor, ndjesinë dhe ngrohtësinë e ndërsjelltë të mishit dhe vlimit të gjakut, atë dalldi dhe trallisje të magjishme gati hyjnore, që e realizon seksi me pjesmarrjen e gjithë shqisave. Ruajtja e virgjërisë bëhet pengesë. Ndrydhja e ndjenjave midis dëshirës dhe mosdëshirës , është depresive dhe mungesë e lirisë së ndjenjave. E bën qënien të paplotë, me diçka të mangët. Çlirimi nga virgjëria i hap udhë dlirësisë, shijimit të rinisë me plotërinë e ndjenjave. Ç’kuptim do të kishte stina e rinisë, pa shijuar ermirimin e luleve dhe fryteve të saj?
Ligjërata e Verës u duartrokit. “Bravo vera!”
Meri pati një vërejtje:
-Dashuria dhe seksi nuk duhen njësuar. Dashuria është një ndjenjë thellësisht shpirtërore, ideale, mistike që rri e tulatur e në pritje të përhershme që të zgjohet. Zgjimi i saj përcillet nga sytë si pamje e të dashurit, përcillet nga veshët me timbrin e zërit të tij, drithëron trupin me një prekje gishtash trazon dhe pështjellon dhe ngazëllen mendjen dhe ngre folenë në zemër. Është diçka ideale, ndjesore, thuajse hyjnore, për të cilën nga poetët janë thurur e thuren mijëra vargje të ndjera që kushdo nga ne i ka lexuar dhe është mrekulluar.
Seksi, që dreqi e mori, është diçka materiale, një ngasje e detyruar natyrore hileqare për të shtuar llojin. Kaqë gjë e kemi mësuar nga dituria e natyrës. Por njeriu si qenie superiore e inteligjencë të zhvilluar, me ndjenja të rafinuara, ndryshe nga mamiferët dhe llojet e tjerë, e ka kthyer atë në subjekt kënaqësie, që nga Eva dhe Adani, me apo pa adhurim, me apo pa dashuri të vërtetë. Tashmë dihet që ka një industri seksi dhe prostitucioni dhe trafik femrash, ajo që në mediat quhet tregëtia e “Mishit të bardhë”. Ato mjeranet përfundojnë në trotuaret e metropoleve apo shtëpitë publike. Kam dëgjuar se në Amsterdam ato reklamojnë trupin nudo në vitrina!Prostitutat, me hir apo pahir, detyrohen të bëjnë seks, janë punëtoret e seksit. Për to kthehet në rutinë, si një punë për të nxjerë të ardhura. Në atë treg ato shesin trupin. E kuptoni që këtu s’bëehet fjalë për dashuri, por poshtërim të femrës? Prandaj them që dashuria si ndjenjë shpirtërore ideale, s’duhet të ngatërrohet me seksin, që eshtë dukuri natyrore vulgare.
-Edhe këtë kishim mangut, - tha Vera. Ky është darvinizën i pastër trazuar me sociologji. Që e kapërcen një bisedë vajzash, e që pse jo, është i denjë për tu deklamuar në takimet e shoqatave feministe të shoqërisë civile. Aty ku mblidhen ato lëneshat plakaruqe!
Të gjitha ishin gjallëruar dhe deshën të merrnin pjesë në bisedë, përveç Kleas, që rrinte e heshtur dhe e zymtë. Ajo dallohej nga ne për ekstravagancën e saj. Kokën e kishte rruar në tëmthat dhe prapa, në çaçkë kishte lënë një krifë flokësh, të ngrira me llak e të krehura përpjetë si kreshtë. I kishte ngjyer me të kuqe. Nën refleksin e dritës dukej sikur koka I kishte marrë flakë. Në buzën e poshtme dhe në flegrën e hundës kishte vënë ca sumbulla të ndriçme metalike që u thonë “pirsing”. Thoshin se të tillë kishte vënë edhe në kërthizë dhe pubis, por unë se besoja. Në veshë i vareshin vathë të mëdhenj rrethorë. Buzët të lyera lehtë me ngjyrë vjollcë të çelur. Syzet e zeza xhammëdhaja, që si hiqte asnjëherë, thuajse i mbulonin gjysmën e fytyrës. Vargje të gjata rruazamëdha i vareshin në qafë dhe kyçet e duarve të ngarkuar me byzylikë. Që nga supi deri te bërryli i majtë kishte një tatuazh me lule dhe një sirenë. Çdo gjë te ajo ishte e panatyrshme dhe dukej si e tjetërsuar dhe përçudnuar, pa freskinë e moshës. Midis nesh që ishim të nisura thjesht por hijshëm, dukej si dhia në mes të dhenve. Por ishte e drejta e saj të përdorte lirinë vetiake, ashtu siç i pëlqente. Kaq gjë ne tashmë e dinim. Jemi apo s’jemi shoqëri e hapur, e lirë e demokratike? Nxori nga çanta një cigare të dredhur, i dha zjarr me çakmak. E thithi me ashk disa herë, pastaj ua kaloi vajzave:
-Tymosni bar goca, që tu duket bota më e bukur,më e qeshur, zemra më e gëzuar, dielli më i ndritur dhe djemtë më të dashur! Natyra eshtë rrëfyer bujare që na ka dhuruar mjete të tilla, që s’duhen refuzuar, por që mjerisht ne i zbuluam vonë. Mos u tutni, nga hera e pare nuk krijohet varësi.
Disa prej tyre e provuan dhe shfrynë nga një fjollë tymi që mbante erë të rëndë. Kur më erdhi radha e refuzova, nuk desha ta provoja. Pas kësaj, pa kaluar shumë, ato befas u bënë llafazane, thanë se ndjeheshin më mirë e të gëzuara dhe se ne të tjerat, do të pendoheshim që s’e provuam, të paktën një herë të vetme.
Pas këtyre opinioneve që u shprehën, u duk se biseda bezdisëse për virgjërinë shteroi, por jo. Alesia, që po përgatitej për të vazhduar studimet në gazetari, vendosi atypëraty, të bënte një anketë. Një lloj ushtrimi profesional paraprak. Çdo njëra nga ne duhej t’i përgjigjej pyetjes së saj, mundësisht sa më shkurt.
Të parën pyeti Verën:
-Zonjushë, në ç’moshë, me cilin dhe ku u çliruat nga prangat e urryera të virgjërisë?
Vera po mëdyshej.
-Nëse s’dëshiron, dhe e konsideron të sikletshme, për të mos thënë të turpshme, mund edhe të mos përgjigjesh. Por unë e di që ti s’je çupkë mamake!
-Jo. Do ta plotësoj kërkesën. Po kërkoj fjalët dhe po risjell kujtesën. Sapo kisha hyrë në të gjashtëmbëdhjetat. Ishte mesgushti. Një natë e kthiellët, e freskët, hënëplotë dhe qiell të pikëzuar nga mirjadat e yjeve. Dukej sikur gjithë universi ishte yni. Grupi i alpinistëve të rinj, ku bëja pjesë, e kishte ngritur kampingun në një lëndinë të vogël, që ndodhej midis rrëzës dhe majës së malit të Dajtit. Atë natë ndodhi. Me drejtuesin e grupit, pas një simpatie të ndërsjelltë. Në natyrë, mbi barin dhe lulet kundërmuese, nën dritën e hënës dhe vesimit të yjeve…… Vera dukej si e përmalluar që po sillte ndër ment atë çast.
Dukej që i ishte trupëzuar në shpirt dhe si herë e parë ishte një kujtim për tu mbajtur mend gjatë.
-Shumë romantike,- tha Alesia: Majë malit, në lëndinë , nën dritën e yjeve dhe syrin e hënës. Si në përralla!
Pastaj ajo e hodhi vështrimin nga Ela.
-Zonjushë, ju lutem, pyetjen e dëgjuat, a mund të kemi mirësinë të jepni përgjigjen per anketën tonë? Kujt ja falët zogun tuaj për herë të parë? Kush qe ai fatlum që ta lypi?
-Zog ka vetëm Tuna! Pastaj nuk lypet, si të ishte një copë bukë! Ashtu e kërkojnë vetëm alabakët dhe kërkesa u kthehet me përbuzje.
-Mos ja fut kot, e kemi të githa ne, ndryshe fëmijët nuk do të na quanin teta, por xhaxhi! Është njëra nga pasurite vetjake, gjëja për të cilën edhe na lakmojnë. I keni parë sesi na shohin meshkujt, me ca sy të lëngëzuar, si të duan të na përpijnë. E keni pyetur veten përse?
-Ndodhi vitin e shkuar, në plazh. Me një moshatar të vilës ngjitur me tonën. U miqësuam shpejt dhe u pëlqyem. Ishte thirrje e moshës, një zjarrmi e brendshme që duhej shuar. U puqëm në det, në ujë, si peshqit duke u pllaquritur mes valëve shkumëbardha. I hodha duart në qafë dhe u shtrëngova fort pas tij. Ai mi ngriti këmbët deri në lartësi të belit, hapi pak bikinit dhe Eureka . Dallgët na lëkundnin si të kërcenim tango. Besoj se edhe ai e kishte për herë të parë. Na shijoj si mjalti i hojeve. Virgjërinë ja blatova Poseidonit, zotit të detit, si sirenat. E shijuam me drithërim e ngazëllim edhe ditët e tjera, njësoj si të ishte e para. Ndjeheshim të çliruar dhe të lumtur: kaltërsi qielli, ari i dritës së diellit, ledhatimi i dallgëve të detit, butësia dhe ngrohtësia e ranishtes dhe…. Dashuri, si të uritur e të limaksur, si të kishim zbuluar një planet tjetër, një shqisë të gjashtë apo element të pestë. Kur mbaruan pushimet, ai iku në Korçë dhe më nuk jemi parë. I telefonova por nuk mu përgjegj. Kishte marrë atë që kishte dashur dhe aq!
Më vonë mësova se kishte emigruar në Greqi.
Kjo ishte dashuria e parë, e vetvetishme, e natyrshme, një copëz jete që nuk harrohet. Sido qoftë ishte një përjetim i bukur. Më ka munguar.
Radha i erdhi Merit.
-Alesia, pash Zotin, ç’tu shkrep të na bësh këtë anketim të sikletshëm, që është shumë intim, një përjetim vetiak i ndodhur apo që pritet të ndodhë?
-Aha, e dashur. Gjithnjë ka një herë të parë, që hap shtegun e udhës për herët e tjera, që më pas vijon gjatë jetës herë si harlisje e prehje, herë si harbim apo dramë e herë si komedi e detyrim familjar pasmartesor bajat, aq sa kthehet në rutinë. Por kjo herë e parë nuk harrohet, është e veçantë për secilën, bëhet pjesë e pandarë e unit, e kujtesës dhe sipas rastit nëpërmendet ose jo me përmallim e drithërim shpirtëror. Këtu jemi midis shoqesh, dhe këtë përjetim tuajin, që po bisedojmë midis nesh, nuk e nxjerim në tregun mediatik.
Është pjesë e kësaj tryeze shoqesh, si shkëmbim mendimesh e mbresash, si të ishte vijim i një ore të edukatës seksuale, që për dreq, na i bënin aq të mërzitshme e pa fantazi.
-Atëhere rrinim në Fier. Sa kisha festuar pesëmbëdhjetë vjetorin e lindjes. Isha zhvilluar shpejt, me këtë gjatësi që kam edhe tani, gjokset më ishin hedhur si dy kodërza, të fortë e gjithë zhëng. Se ç’më kishte hipur. Ndjeja përbrenda një zjarrmi dhe dalldi që se dija nga më vinte. Gjumin e bëja të shqetësuar.E kuptova: e kisha të nevojshme të më donin dhe të doja, të më ledhatonin e miklonin. Besoj se i ndodh secilës në atë moshë, por gjithkush e përjeton në mënyrën e saj. Ishte si një jerm që më trazonte ditët dhe netët. Gjumi s’më merrte gjer vonë dhe kur më kaplonte gjumi, vinin ëndërrat.
Mësuesi i fiskulturës, i ri i sapoardhur nga studimet, tip sportiv dhe i hijshëm, s’mi shqiste sytë. Vështrimi i tij i vëmendshëm, lakmues dëshirues gati lutës, i shoqëruar me një buzëqeshje plot hijeshi, fliste shumë dhe diç kërkonte prej meje. Nuk i qëndrova dot tundimit. Iu dhashë një ditë në palestër, pas përfundimit të orës së mësimit. Ndryshe ngasa prisja, ai u turr mbi trupin tim si i babëzitur, si i limaksur, vrazhdësisht, si ujku mbi prenë, si të donte të më përpinte dhe gllabëronte. Unë u ngurtësova , u bëra dru. S’pata orgazmë. Ndjeva dhimbje dhe u pergjaka. Ndryshe nga sa prisja , më la një shije të hidhur, të pështjelluar , një ndjenjë faji dhe mu neverit vetja nga ajo që bëra. Vetiu më shpërthyen lot dhe më mbytën dënesat. Ai s’deshi të më shihte duke qarë, s’më tha një fjalë dhe më braktisi. Gjakrrjedhja vazhdoi disa ditë, si të më kishin ardhur të përmuajshmet.
-Po më tej?
-S’pati më tej. Aq qe. Ndjehesha fajtore. Sido që ai më pas deshi të afrohej sërish duke u hequr si i penduar, nuk desha t’i shihja më fytyrën. Më vinte të pështirë dhe mallkoja veten. S’më ndahej ndjenja e fajit që gati u kthye në përbuzje për veten. Ajo, hera e parë, kishte qënë një vuajtje dhe zhgënjim.
-Ja, vajzat e mia, një rast i veçantë, - tha intervistuesja si të fliste para kameras televizive- Ky është përjashtim nga rregulli, që i ka ndodhur shoqes sonë Meri. Por ai palloshi duhet të ketë qënë trap, apo maniak pedofil, që e bëri të vuajë shoqen tonë, me një përjetim të pakëndshëm dhe të mos shijojë ëmbëlsinë e asaj që ndodh vetëm një herë në jetë!.
Me ne ishte dhe Fatma, një rome me sy të zez, e vetulla të harkuara e zeshket dhe e kolme. Një bukuri e racës së saj. I ati ishte pasuruar me atë që e quanin tregëti e “gabit” , e rrobeve të përdorura dhe kishin zënë veten mirë ekonomikisht. Kishin ndërtuar dhe jetonin në një vilë në periferi. Por sido qoftë ajo ndjehej jashtë vëmendjes, si e mënjanuar dhe ishte e drojtur, ngaqë i tkonte një race tjetër, prandaj edhe e paragjykuar. Ishte e vetmja rome në maturë dhe mësonte shumë. Ishte nga më të mirat e klasës. Thoshte se do të studjonte për juriste. Sillej kujdesshëm që të mos linte shkak që ti hidhnin ndonjë thumb. Kur iu bë pyetja e zkonshme, ajo u skuq, rrudhi supat dhe tha:
-Jo. Asgjë e tillë me mua nuk ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur para martese. Mos prisni të dëgjoni gjë prej meje. Dua ta ruaj veten dhe t’ia bëj dhuratë natën e martesës romit tim.
Përgjigja e Fatmës shkaktoi habi, ngaqë ato kishin mendim te gabuar për romët, se gjoja ata i martonin vajzat që trembëdhjetë vjeçe dhe as që donin t’ia dinin për broçkulla të tilla si puna e virgjërisë!
I njihnin pak.
-Pse beson që do të jetë rom? Yt atë, me gjithë atë pasuri, mund të të gjejë një të bardhë, i cili mund të mos ketë paragjykime.
-Jo. As që e mendoj, e dua të jetë i dorës sonë, një djalë rom. Pa paragjykime. Ta dua e të më dojë, të ndërtojmë familjen tonë e të bëjmë jetë të qetë e në harmoni. Një i dorë suaj, në një çast zemërimi, se të tilla ka në çdo familje, do të ma kujtonte përbuzshëm se kush jam dhe bijë e kujt jam. Kjo do të ishte e padurueshme dhe martesa do të nerrte fund.
-Po, moj Fatma, do të martohesh, dhe do të pillni një qerre me rom të vegjël korrozinj- ja plasi Klea, që fjalët i nxori tok me shtëllungën e tymit të cigares.-Lumë si ju!
-Pa shih! Kisha menduar se kishte racizëm vetëm tek të bardhët, por paska edhe te ata me ngjyrë, ndaj të bardhëve!- U çudit Alesia- Racizmi qenka si reaksion kimik reversibël, vendkëmbyes! E dini? Nje femër e bardhë, nga romet quhet me përbuzje Gaxhie!
Nuk më pëlqeu që biseda mori atë kthesë, e çfaj na kishte Fatma? Ua thashë këtë.
Pas pak, Sytë ngjyrë lajthie të Alesias shigjetuan Klean.
-Epo, Klea, presim të dëgjojmë.
-Ik pirdhu! Mu bëtë si këshilli i ndrikullave! Pse pyet kot? S’më kujtohet. Ndryshe nga ju shkërdhata, që hiqeni si të ndershme e me nanuz, unë jam prishur që në vezë, që në bark të nënës. Kam bërë si kam dashur e sa kam dashur, kam harbuar, jam dalldisur e përfshirë në orgji, i kam ndrruar të dashurit sipas muajve e stinëve. Seksit i kam nxjerrë ujë të zi, aq sa më është bajatosur e neveritur, djemtë më duken si idiotë që s’dinë çfarë kërkojnë dhe burrat si ca maniakë hajvanë, që veç aty u rri mendja. Por desh e mira, tani gjeta ngushëllim te bari. E çmë shihni ashtu si jashtëtokësore? Keni para vetes një plakë lëneshë tetëmbëdhjetë vjeçe!
Ne u çmeritëm. E rëndë ajo që dëgjuam. Mendonim, dhe ashtu ishte, që ajo jetën e kishim para.
-Po pres me padurim të marr maturën dhe të çaj ferrën. Këtë jetë këtu, që është si çorbë e qelbur se gëlltis dot më. Më pështjellon të brendshmet. Ku do shkoj? Po bota është e madhe moj goca, nga sytë këmbët, mjafton të guxosh. A nuk bënin kështu kurbetçinjtë e hershëm që me një shkop e një trastë merrnin udhën e niseshin në kërkim të fatit? Diku do të gjej mikpritje dhe prehje.
Në këtë lloj rrëfimi që ishte si një valle që vendin ja lije atij që vinte pas teje, më takonte mua të rrëfeja. Ato po prisnin me kërshëri zbulesën time. E kishin kot. U thashë se deri tani, asgjë s’kishte ndodhur, që kisha ruajtur vyrtytet vajzërore, paprekshmërinë e vetvetes. Jo për shkak të paragjykimeve, porse kisha tjetër mendim për vetveten. Që nuk kisha rënë pre e ngashnjimeve, dobësisë femrore të moshës së pararinisë, apo tundimeve nxitëse të djemve. Kjo nuk ishte shtirje, por e vërteta. Për më pas, nuk e dija se çfarë do të ndodhte, se çfarë do të sillte fati apo rasti.Këtë horoskop s’dija ta thoja.
Ato, që diçka dinin për familjen dhe mamanë time, nuk deshën të besonin, por kur u bindën që u thosha të vërtetën, mu turrën me të shara e qortime: më thanë se po e çoja jetën dhe rininë dëm, pa shijuar eliksirin e dashurisë. Më quajtën bibë, humbameno, tyryfile, të shkalafitur, shalavriqe, të kohës së Babaqemos, mendjemykur, një me romen Fatma dhe të tjera fjalë, që ato dinin me shumicë si të nxjerra nga fjalori i fjalëve të turpshme të profesor Tupes. Unë kisha humbur pikë në sytë e tyre.
-Dëgjo motrën tate, Eva. Jepi shpirtit atë që të kërkon. Po qe se ti pret të të shfaqet si duke rënë nga qielli princi i kaltër, apo burri ideal i ëndërrave të tua, e ke kot.Në kohën tonë ata janë shdërruar në ca personazhe komikë e qesharakë, prandaj hiq dorë prej tyre. Ne e shohim sesi të vardisen e të lakmojnë disa nga djemtë e klasës, se çështë e drejta, besoj që edhe vetë e di, je bukuroshe, por ti s’ua var, andaj ata tërhiqen duke i hedhur sytë te të tjera, që s’janë refuzuese, përkundrazi. Zgjidh njerin prej tyre. Bukuria është si trandafil që sapo çel,mos e lerë të vyshket!
Zere se nuk ma thanë se u vinte keq që më kishin shoqe!
Sido që u ndjeva ligsht, nuk i kundërshtova dhe nuk ua vura veshin. Ishte e kotë.
U ngritëm dhe u nisëm sikush për në shtëpi, duke ia hequr Alesias kënaqësinë që të na kumtonte rezultatet e shifruara të anketës, ç’ka asaj si gazetare e ardhshme, i pëlqente ta bënte.
Ora e fundit e munguar, e kësaj ditëshkolle, për mua s’kishte si mbyllej më keq. Megjithatë më bëri të mendoj, përsa dëgjova dhe përsa u thanë.
A mund të isha unë një përjashtim?
2.
Pas asaj bisede mes shoqesh, që ishte tunduese, ndjeva së brendshmi një zjarmi, shtrëngesë të zemrës dhe diçka të papërcaktuar, tunduese, një si thirrje, lindjen e një ndjenje që donte të më çlironte nga ajo ndrydhja vajzërore, të cilën shoqet e mia e kishin kapërcyer me hapin e guximshëm, secila sipas mënyrës së vet. Nisa të mendoj, për ato mistere drithëruese të jetës vajzërore, që po zgjoheshin brenda meje, por që unë ende si kam përjetuar. Përfytyrimi i tyre ishte ekzaltues,si të jetoje e dyzuar, midis reales dhe ireales, e pështjellë me një vel mjegulle, e shtyrë nga puhia e ndjenjave ëmbëlcake e moliosëse, zemërtrallisëse. S’më ndahej, ishte si një thirrje, që buronte së brendshmi dhe kërkonte të çlirohej. Por si ?
Rrugën për në shtëepi, që nuk ishte larg, e bëra ngadalë, mendueshëm, duke sjellë ndërmend shumëçka nga jeta ime, që ishte e ndryshme nga ajo e shoqeve të mia.
Jam fëmijë i vetëm. Jetoj me mamanë. U bënë afro tri vite që tim atë e përcollëm në varrezat jugore të qytetit. Jeta ju shua para kohe nga një aksident automobilistik. Është e tepërt tua them sesi e përjetuam atë gjëmë e llahtar të papritur, si një tërmet dhimbjeje që rrënoj e rroposi jetët tona. Mbetëm fillikat. Edhe ditët u nxinë , dielli nuk ndrinte më për mua, lulet humbën bukurinë dhe aromën. Shtëpia më dukej si një vrimë e zezë, si një shpellë në një planet tjetër. Mungonte ai që më priste dhe më përcillte. Kishte mbetur vetëm hija e tij. Jetoja si në një humbëtirë.Edhe shiu që rigonte më dukej si lote të qiellit për gjëmën time. Gëzimi dhe e qeshura u zhbënë, u kthyen në rënkime e psherëtima. Nuk kishte ngushëllim. Gjumi u arratis, erdhën ëndërrat e makthshme. Ishim si një det pikëllimi. E dija : kush ikën, me oh e ah, nuk kthehet më. Fjalët që na thuheshin, sido me përdëllim e dashamirësi, që të bëheshim të forta e të kishim durim, më dukeshin të pakuptimta e sa për të shkuar radhën. Më së shumti më lëndonin e nervozonin. Mungesën e babait se mbushte asgjë. Kur sillem rrotull nëpër shtëpi gjithçka më kujton atë, gjithandej është dora dhe mendja e tij. Më duket sikur i dëgjoj zërin melodioz, porositë, këshillat dhe fjalët ledhatare e mikluese që vetëm një baba si ai di ti thojë vajzës së tij të vetme: “Kukulla ime, princesha ime”. Kur nëpërmendem, e shoh që jam vetëm, por më duket se nëpër shtëpi sillet shpirti i tij si frymë, si fllad, si një rreze drite, si një fëeshfërimë gjethesh që i dredh era e mallit. Më kap një ndjenjë ligështie dhe tëhuajsimi dhe shpesh psherëtij duke thënë “Baba!” por nuk ka pëergjigje. Zotëron shurdhëria ndrydhëse, që më topit e mpin mendjen e zemrën.
Shkoj shpesh në varreza, e vetme, pa i thënë kujt. Sepse e vetme, do t’ua kallzoj më pas. Posa shkel aty, ndjehem fillikat, e trishtuar dhe më kap ngashërimi nga ajo që shikoj. Qyteti i mistershëm i të vdekurve. Shurdhëri mistike, shtypëse shpirtndrydhëse. Bota e nëndheut. Qivure të mermerta, me emra e mbiemra dhe perkushtime dshurie te familjareve, që u thonë sa i kanë dashur dhe sa janë pikëlluar. Qivure të trishtuara, të akullta, vendosur në rreshta simetrike si në tabelën e elementeve.Ushtria e ngrirë e të vdekurve. Ky është fundi i rrugëtimit të jetës. Aty janë rrënjët dhe kujtimet tona. Një popullim i çuditshëm: të gjitha moshat e të dy gjinive, pa dallime shoqëerore, lipsare e varfanjakë, pasanikë e milionerë, profesorë dhe analfabetë! Këtu, në botën e nëndheut nuk zgjidhen fqinjët. Gjithë herët që vij, më duket sikur në atmosferë, mes zymtësisë, me zogjtë dhe fluturat, pluskojnë edhe shpirtërat që s’gjejnë prehje. Mundohem më kot të shquaj rimishërimin e shpirtit të tim eti: si është ai vallë, një flutur, një zog, si një fllad apo frymë, si një lule? Besoj se ai më shquan, ndoshta më ledhaton si fllad, më flet me cicërimën e zogjve, me mërmërimën e gjetheve, kurse unë se vegoi dot, se rrok dot thirrmën e tij që besoj se është e dhimbshme ashtu si fundi I tij. I afrohem qivurit , puth porcelanin e fotografisë, që është po aq i ftohtë si atëhere kur i putha ballin e zbehtë para se të mbyllnin arkëmprtin.
Nga fotografia ai më vështron ashtu i bukur siç ishte : i buzëqeshur, mendueshëm, i përmalluar, sikur do diç të më thotë, që unë e marr me mend sipas mënyrës sime. Me duart që më dridhen heq lulet e vyshkura, i ve të frëskëta, i ndez qirinj. Besomëni, bëhem keq. Qëndroj e shtangur, e mpitë si të më ketë kapur paraliza. Vetiu, në mënyrë të pavullnetshme më kap ngashërimi dhe rigojnë lot. Bota më mjegullohet. Dua ti them fjalë shpirti, por e kam të zorshme të gjej të duhurat. “Baba, - i them- A më dëgjon? Më mungon shumë, më pikon malli për ty, më mungon ëmbëlsia dhe mençuria e fjalës, e ledhatimit, e përkëdhelive, e kujdesit e gjithë asaj dashurie atërore që ti asnjëherë nuk mungoje të ma rrëfeje….” Fjalët treten dhe shuhen në hapësirën e shurdhër, por vazhdoj të zbraz brengën time të mallit, e bindur që ai më dëgjon.
Largohem kryegremisur e gjunjëprerëe, si një gjethe vjeshte që e merr era duke lënë pas pjesë të qënies sime. Pas kësaj më duhen ditë që ta mbledh veten.
Kam dëgjuar të thonë se kur vdes nëna, të lë jetim, kurse kur vdes babai të le fukara! Me mua ndodhi ndryshe. Babai më la jetime, por të pasur.
Që në gjallje të tij, në truallin e shtëpisë sonë të vjetër që kishte oborr dhe sipërfaqe të mjaftueshme, por që gjendej buzë rrugës në vend të lakmueshëem, bëri kontratë me një firmë ndërtimi dhe aty u ngrit një pallat me tetë kate. Një ngrehinëe e bukur, me arkitekturë moderne, i veshur me mermer e granit, ballina binte përballë rrugës së gjerë. Në gjuhën e përdithme atë e quanin “Pallati I mermertë” Ne morëm dyqanet e katit të parë, një apartament të bollshëm në katin e dytë dhe gjithë katin e katërt. Mbajtëm për banim apartamentin e katit të dytë, të tjerat I dham me qera. Siguronim rreth tre mijë euro në muaj. Nga ajo që më takonte mua, hapa një llogari rrjedhëese në bankë. Kisha mjaftueshëm të ardhura, për të mos e rrudhur dorën dhe për të vijuar studimet në një universitet të mirë.
Mamaja, është ende e re, kur na shihnin tok, thoshin qe dukeshim më shumë si motra sesa si nënë e bijë. Ështe e hijshme, sido që kishte nisur të shëndoshej pak nga ijet, trupi i saj i hedhur, kishte forma të përsosura. Kur dilnim bashkë e shihja sesa lakmueshëm ja hidhnin vështrimet meshkujt. I hoqi shpejt rrobet e zisë. “Zija, është një gjë vetiake, mbahet në zemër e në shpirt”, tha ajo.
Por, mesa duket, nuk ishte ashtu.
Ajo kishte një filozofi të sajën, që nuk e fshihte, përkundrazi. Kishte mendimin se vdekja është një fatalitet i pashmangshëm, që ska as radhë as moshë as kohë se kur vjen, dhe se të thënës s’I shpëton dot. Ndërsa jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar e shijuar, me mendimin se çdo minut që ikën afron fundin dhe se ai minut duhet shtrydhur për të thithur atë pikë njaltë që mund të ketë. Ajo nuk e thoshte haptas, por e linte të kuptohej se tek e fundit, i vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët! Me gjuhë të kujdesëshme, ajo mi shpërfaqi edhe mua këto mendime, duke më thënë se jetën e kisha përpara, se koha do të bënte të veten, dhimbja do të fashitej dhe plaga do të përthahej.
Gjetk ishte synimi.
Të përfshira në vorbullën e jetës, unë në atë të shkollëes dhe bukurinë e moshës, ajo më profesionin e juristes, që ishte plot me ngjarje e ndodhira, mundoheshim ti ktheheshim normalitetit pas asaj drane që kishim përjetuar. Sapo im atë kishte mbushur vitin që na kishte lënë, dhe unë kisha hyrë në të gjashtëembëdhjetat, u gjenda para së papriturës befasuese. Ajo u lidh me një shokun e vet të studios juridike ku punonte, edhe ai i divorcuar nga e shoqja.
Këtu ndodhi krisja e parë midis meje dhe mamasë.
Vendosën të bashkjetonin tek ne. Apartamenti ishte i bollshëm. Ajo nuk deshi të dinte nga hatërmbetjet e fisit të babait, që I thanë se s’ishte e udhes te sillte nje burre ne shtepi kur kishte vajzën e rritur. Më pas ata i prene lidhjet me mamanë dhe mua më takonin rrall, me raste. Halla kur më takonte, në vend që të më thoshte ndonjë gjë gazmore, i mbusheshin sytë me lot dhe psherëtinte ”Jetimja ime e gjorë”, pa menduar sesa më mërziste.
Sa për thashethemet, që do të pëshpërisnin hallku, ime më e preu shkurt: “Nuk dua të di për to. Sa mbyllen birat e gardhit- tha ajo- aq mbyllen gojët e hallkut, jeta është imja dhe më takon mua të vendos sesi do ta jetoj atë dhe pik. Secili bën mirë të shohë trarin në syrin e tij dhe jo qimen në syrin e tjetrit!
Ishte në këtë kohë që nisa të bëja gjumë të paqetë. Ëndërra që shihja, me pak ndryshime ishte po ajo: nga një mjegull e dendur ,qumësht e bardhë, duke ecur me hapa që nuk mbështeteshin në tokë, afrohej një hije gati e tejdukshme që sa vinte e qartësohej. Ishte babai, si një shtatore e kristaltë, i heshtur, me shikim çuditërisht zhbirues, i mërzitur. Qëndronte paksa larg, i pikëlluar dhe i mërzitur. nuk vinte të më takonte, sado që unë zgjatja krahët dhe e lutja që të më përqafonte. Donte të më fliste, diçka të më pyeste, por nuk arrinte,zëri nuk i dilte, pastaj ai largohej i përpirë nga mjegulla. Zgjohesha ujë në djersë, e pushtuar nga ankthi dhe emocione të forta. Gjumi mezi më zinte sërish.
Mamasë nuk ia kallzova ëndëerrën. Ishte babai im dhe ai jo më kot më fanepsej mua. Ajo tashmë kishte një burrë tjetër .
Së pari ai erdhi me mamanë, si rastësisht, për të marrëe një dosje pune. Shtathedhur i veshur me sqimë, pamjehijshëm, sy e vetullzi, flokë të plota e të prera shkurt, kishte pamje të qeshur dhe tipare si ato të statujave të Apolonit,hunda e drejtë, sytë në trajtën e bajames dhe një oval të përsosur të fytyrës, gojën të vogël dhe buzë të plota e të mishta si gojë femrore, që fshihnin dhëmbët e rregullt borë të bardhë. Zëri kumbues dhe i butë. Tek ai çdo gjë ishte në harmoni. E pashë më kujdes. Mu duk nga ata tipa tërheqës, që i pëlqejnë gratë.
-Kjo është Eva, Kukulla ime, Princesha, vajza e vetme e mamasë- më paraqiti ime më.
- Maksi- u vet paraqit ai dhe më zgjati dorën.-Kënaqësi që më jipet rasti të të njoh. Mamaja jote më ka folur shumë dhe shpesh për ty. Ajo s’të heq nga goja. Besoj se të ka thënë që jemi kolegë e punojmë në të njëjtën studjo avokatie.
Për mirësjellje i thashë se e njëjta, ishte dhe për mua.
Por që nuk ishte ashtu.
Më pas ai i shpeshtoi ardhjet. Nuk harronte asnjëherë të sillte lule, zakonisht trandafilë të kuq e të bardhë, dashuri dhe sinqeritet! Nga mënyra si shiheshin, si i buzëqeshnin njëri-tjetrit, nga vemendja dhe ato përkujdesjet e vogla dhe mikluese, nisa të hamendësoj, se ajo e tyrja ishte më shumë se shoqëri. Dukej sheshit që pëlqeheshin. Me mua sillej kujdesshëm dhe përpiqej që ta pëlqeja. Ishte burrë i ditur, me mendje enciklopedike dhe bënte me mua biseda interesante për jetëen, njerëzit, artin, letërsinë, psikologjinë frojdjane dhe mendimin filozofik modern. Kur fitonte ndonjë gjyq të bujshëm, na merrte dhe na çonte në lokale periferike mes gjelbërimit, ku shërbeheshin gjellë dhe verëra të zgjedhura. E shihja si shtrëngonin duart nën tryezë apo sesi ai i shpinte dorën në kofshë. Ata duheshin.
Një ditë këtë ma tha vetë mamaja.
Heshta. Edhe pse nuk ishte e papritur për mua, kur m’u tha, bota mu përmbys. Ajo priste një fjalë prej meje, qoftë miratimi apo kundërshtimi, por i ktheva krahët dhe u mbylla në dhomën time. Kuptohet, mu kujtua babai dhe qava, por çdo kundërshtim ishte i kotë. Tani ajo e kishte vendosur.
Ishte e drejta e saj.
Po bëhen dy vjet që Maksi jeton me ne si pjesëtar i familjes dhe jo pse zyrtarisht, është njerku im dhe kuptohet, unë thjeshtra e tij. Një mardhënie e përçudnuar. E pranuar nga zori, sa për sy e faqe.
Drejtpeshimi im shpirtëror u përmbys. Në peshoren e dëeshpërimit, për shkak të mamasë, u shtua edhe një tjetër. Shoqet e vunë re zymtësinë time, pa e ditur shkakun, kurse mësuesit i shqetësoi rënia ime e përkohshme në mësime.
Nëna kur do burrë, të bën edhe me baba!
3
Kur hyra brenda në korridor, në varsen e rrobave, pashë setrën e lehtë verore dhe kravatën e Maksit. Dhoma e ndenjies ishte e kredhur në gjysm errësirë. Në tryezën e mesit, mamaja kishte lënë çantën dhe një dosje pune. Ata kishin ardhur para meje. Eca në majë të gishtave që të mos bëja zhurmë dhe pa u zhveshur u ula në kolltuk. Ishin në dhomën e tyre të gjumit. Për pakujdesi derën e kishin lënë pak zgrif dhe nga rathea vinte një rreze drite, e tok me të pëshpërima, të qeshura lehtë, gugatje, ofshama kënaqësie, rënkime të thekshme. Me siguri ishin në shtrat dhe po bënin dashuri, po argaliseshin e lektiseshin. I gëzoheshin jetës.
Seksi ishte krenaja e atij gëzimi.
U ndjeva keq. U ligështova dhe u mpaka, ndjeva një shtrëngim në zemër. Nuk ishte hera e parë, por nga skena që luhej në atë dhomë e që te mua mbrrinte si një jehonë e mistershme zërash, që nxisnin përfytyrimin, e përjetova si herë të parë. E si mund të ndjehesh, kur nëna bën dashuri me një që nuk është babai yt, paçka se ai nuk jeton më? Po kujtimi dhe imazhi i tij, ku shkuan? Për një çast e përçmova mamanë, mu duk si zuskë dhe kuçkë, e djegur për burrë, por u pendova.
Sido që të qe, ajo ishte nëna ime dhe ajo jeta e saj.
Nga dhoma e gjumit dëgjova rënkimet dhe gulçet epshore të Maksit, pastaj një pasthirrmë të zgjatur të mamasë. Pëerjetonin ekstazën pëermbyllëese të seksit. Pastaj ra qetësi. Herë pas here dëgjoheshin pëshpërima. Me siguri ata i thoshin njëri-tjetrit se sa fort e donin.
Brenda meje kishte pështjellim, xhelozi, mllef e dëshpërim. Por çuditërisht edhe zili. Befas, teksa i përfytyrova ashtu të zhveshur që bënin dashuri, brenda meje ngriti krye femra, që donte të bëhej grua. Më pushtoi një lloj dalldisje, trazim e pulsim gjaku, një zjarmi dhe molisje ëmbëlcake, një ligështim ndjesor, si një nevojë për fjalë dashurie, përkëdheli, puthje pasionante të një mashkulli, që doemos duhet të më donte shumë. E përfytyrova si princat e përrallave. Dëshirat e fshehura e të ndrydhura, ishin në pritshmëeri të një misteri.
Kishte ardhur koha.
E para nga dhoma doli mamaja. Ndezi dritën. Pashë që lakuriqëesinë e saj e kishte mbuluar me një rrobë shtëepie. Nuk e dinte që kisha ardhur dhe u çudit. Nga mendimi që mund t’i kisha dëgjuar, apo nga çastet e vrullshme e pasionante që kishte përjetuar, fytyrën ia mbulonte një tis i trandafiltë, që veç tronditjes e bënte të dukej edhe më e bukur. S’ke ç’I thua, ishte vërtet e bukur. Bukuria e një moshe të pjekur.
Mu afrua. Më dhuroi një buzëqeshje , shkoi gishtat në flokët e mi, që mu duk se më dogjën dhe bëri pyetjen e kotë:
-Paske ardhur? Si nuk të dëegjova.
-Siç e sheh. S’të ka lënë dalldia.
-Shpirt, mos u bëj e keqe! Sa të bëj një dush dhe do hamë drekë.
Nga banja vinte shushurima e shiut të dushit dhe një këngë e lehtë gazmore. Ishte zakoni i saj të këndonte në dush kur ndjehej e lumtur. Mesa dukej, ashtu qe. Doli nga banja me peshqirin si çallmë rreth kokës dhe shkoi në dhomëne saj. Dëegjova tharësen e flokëve. Ajo po vishej.
Maksi, i veshur me tuta sportive dhe kanotjere, bëri të njëjtën gjë.
-Paska ardhur kukulla jonë?
Nuk I ktheva përgjigje dhe ai shkoi në dush.
Hyra në dhomën time dhe u vesha me rrobet e shtëpisë. Më pas mamaja më thirri të hanim drekë. I pashë që hëngrën me shije dhe të dy zbrazën një shishe verë të kuqe.
Mamaja, mori dosjen e punes dhe iku, pasi siç tha, kishte lenë një takim me një nga klientët. Mbeta vetëm me Maksin. Ai mori laptopin dhe nisi të shkruante. Shtrëengoi vapa. Hapa ajrftohsin, që zukaste dhe më ndillte gjumë. Teksa isha duke parë “100 vitrinat” në televizor, vetiu dremita dhe më zuri gjumi në divan. Kur u zgjova isha bërë ujë në djersë dhe shkova të freskohesha në dush.
Pasi thava flokët, vesha një rrobe shtëpie ngjyrë rozë, të hollë e të hapur në gjoks dhe u ktheva në dhomën e ndenjies. Maksi e la laptopin dhe u ngrit e mu afrua i buzëqeshur.
-Me shëndet- tha ai,-ky penjuari të shkon shumë, bëhet njësh me ngjyren dhe freskinë e fytyrës bën të dukesh si një gonxhe e sapo çelur.
Nuk i ktheva përgjigje dhe u zymtova në fytyrë.
Ai u afrua edhe më. Vuri dy gishta nën mjekër dhe ma ngriti kokën duke në parë drejt e në sy.
-Pse është e mërzitur kukulla jomë?
-Të lutem, të kam thënë edhe herë tjetër, mos më quaj ashtu.
-Pse është e mërzitur princesha jonë?
-Ah, përsëri! Si nuk heq dorë?
-Kukulla, Princesha, Eva jonë e llastuar, përse është e mërzitur? Mos vallë është grindur me të dashurin?
-Nuk kam të dashur.
-Ende jo? Përse kaq e vonuar? Me gjithë ata djelmosha të rinj në shkollë, që me siguri të vinë rrotull, se po nuk e di, ja tek po ta them unë, je krejt e veçantë, ke një bukuri rrezëllitëse, tërheqëse, që të bën për vete dhe të shtie në ngasje.
-S’është që nuk më sillen rrotull, por si ta them, më duken si kalamaj, naivë, që jargaviten e qurraviten e dinë të thonë veç budallallëqe,që të duken të veçantë, aq sa bëhen qesharakë. Pastaj, pas këtyre që na kanë ndodhur, s’e kam menduar një gjë të tillë.
-Mos më thuaj që je ende e virgjër!
-Kjo s’ka çtë duhet ty!
Ai mu afrua edhe më, pashë që sytë iu lëngëzuan, frymëmarrja iu shpeshtua, kur nuhati aromën e leht të parfumit tim, flegrat iu zgjeruan. Po shihte lakmueshëm pjesëen e zbuluar të gjokseve që linte të dukej vija ndarëse. Më kapi dorën. E tija më dogji si të ishte e prushtë. Më tërhoqi lehtë pranë vetes aq sa trupat tanë thuajse u puqën. Fryma e tij e ngrohtë më binte në fytyrë, ai uli kryet në kërkim të buzëvë të mia. U turbullova dhe më kaploi një molisje dhe trallisje e beftë, ajo tërheqje mashkullore që e ke ëndërruar por ende e paprovuar. Balli I tij u mbështet mbi timin, ndjeva ngrohtësinë dhe dridhjen e buzëve dhe dorën e tij mbi belin tim. Nuk e kontrolloja veten isha gati ti jepesha. O zot! Para meje po hapej një humnerë. Para se të bija në honin e saj, e mblodha veten. Si një vetëtimë më shkrepi para syve figura e Lolitës. Më erdhi ndot nga vetja. E shtyva me të dy duart dhe u tërhoqa prapa.
-Mos u marrose! –Iu gërmusha tërë zemërim.
Ai si ta kishin lënë fuqitë u ul në kolltuk.
-Nuk desha. Më erdhi vetiu, s’di sesi. Ti je kaq e bukur, kaq e mirë, kaq tërheqëese, një gonxhe në lulëzim, e kush nuk do të të dëshironte?
Fliste me zë të ultë, si me gulç, me fjalë të rrokëzuara, pa më parë në sy. E kuptoi që e kishte menderosur.
-Siç duket, s’të mjafton mamaja, të duhet dhe e bija! Pas kësaj si do të guxosh të më shohësh në sy?
Heshti një valë herë.
-Ne me mamanë, nuk jemi të martuar. Thjesht pëlqehemi dhe bashkjetojmë. Kaq. Ti nuk je thjeshtra ime dhe një lidhje midis nesh, po të ketë pëlqim të ndëersjelltë, nuk përbën fëlligështi gjaku, atë që quhet inçest, kurse gjykimi në aspektin moral, është tjetër gjë, i takon etikës, një gjë shumë relative. Prandaj mos e merr për të madhe. Harroje. Asgjë nuk ndodhi. Ishte veç një çast dobësie.
Tashti po fliste juristi, gjakftohtë e cinik. Më erdhi të pëeshtirë.
-S’ke faj. Ke gjetur pa bën.- I thashë.
-Të dy, kemi gjetur pa bëjmë!
-Mos u përpiq të motivohesh dhe të shfajësohesh. Ti je jurist dhe e di fare mirë që këtij i thonë ngacmim seksual dhe po të të padit, nuk shpëton pa disa vite burg! Ndërsa po t’ia rrëfej mamasë, plas skandali.
-Ti je vajzë e mençur, nuk do të bësh as njërën as tjetrën, se rrjedhimet nga fjalët që do të përhapeshin, gazetat, televizionet, do të ishin më të rënda për ty sesa për mua.
Kishte të drejtë.
Por unë s’mund të jetoja më nën të njëjtën çati me të. Gjasme për të patur kohën dhe qetsinë e mjaftueshme për përgatitjen e provimeve të maturës, i thashë mamasë se do të ngjitesha në katin lart, në një nga apatrtamentet bosh që ishte liruar nga qeraxhiu. Ajo nuk kundërshtoi. Ashtu bëra. Mëngjesin dhe darkën i haja në dhomën time. Më pëlqen të gatuaj. Rrallë zbrisja poshtë, për drekë apo sa për të takuar mamanë. Rrinim pak bashkë, sepse ajo ishte tërë kohën e zënë me punë. Më së shumti komunikonim me celular. Maksit nuk ja hapja. Më së fundi ai hoqi dorë nga telefonatat.
4
Viti shkollor u mbyll me provimet e maturës. Ceremonia e dorzimit të diplomave u bë në oborrin e shkollës. Të veshur me togat e zeza dhe kapelat pesëcepëshe me dy fjomgo të zeza prapa si gërsheta, i jepnin festës solemnitet, frymë akademike dhe madhështi. Ne ishim vendosur në kuadrat, në qendër,përballë profesorati ku shquhej dretori që si fshihte emocionet, në të majtë ishin prindërit dashamirët dhe shoqëria. U mbajtën fjalime prekëse, u dhuruan buqeta me lule për gjthë mësuesit, pastaj u shpërndanë diplomat. Ne brohoritëm fort dhe kapelat , siç ishte bërë tashmë zakon, fluturuan hareshëm në ajër si një tufë mëllenja të zeza.
Portat e universiteteve ishin të hapura.
Ende kishim shumë rrugë për të bërë.
O sa qejf: deri në vjeshtë isha elektron i lirë!
5
Elektron i lirë! Një fjalë goje, po ec e gjeje se në çfarë orbitash dhe rreth kujt forcave tëerheqëse do të sillet ky elektron! Flija gjer vonë, si ta them nginjashe me gjumëe, pasi gjer neë mesnatë shikoja filma, pastaj bëja telefonata shoqeve dhe shkonim nga lokalet e bllokut, bisedonim, bënim hoka e llogje, ishim si i thonë ; ku rënça mos u vrafsha! Në shtëpi me Maksin, akull! Mamasë i ra në sy dhe pyeti: ”Ç’ka ndodhur me ju tëe dy?” Ne ngritëem supat duke bëerë të paditurin. Asgjë s’kishte ndodhur! Por thonë që gratë kanë një shqisë të gjashtë për të kuptuar tradhëtitë e burrave, një nuhatje si të langojve të gjuetisëe, paçka që kishte ndodhur vetëm një ngasje.
Ditët kalonin, në fillim gushti vapa shtrëngoi. Gushti si prushi, ishte muaji I vakancave. Mamaja me Maksin thanë se do kalonin pushimet në ishujt e Egjeut te Greqisë. Ajo këmbënguli të shkonim të tre, por nuk pranova. S’kisha pse u bëhesha havale e tu sillesha nëpër këmbë. Unë me shoqet do të bënim një udhëtim në Bregdetin Dalmat, pastaj, me të parë e me të bërë.
Mamaja më dha një qerre me porosi dhe tok me Maksin e saj, u nis për pushimet verore. Më telefonte e merakosur çdo ditë. Mbeta fillikat dhe nisa të bëhem gati për udhëtimin tonë, përgatita valixhen pa harruar asnjë vogëlimë, që ne vajzat i kemi aq për zemër. Ishte në këtë kohëe që mora një telefonatë nga Vera. Më priste te lokali i Rovenës.
E këerkova me sy dhe e pashë të ulur në një tryezë nën hije. Ishte bashkë me një djalosh. Më ftoi të ulesha. I hodha sytë shokut të saj : fort i hijshëm, dukej që ishte shtathedhur, me shpatulla të gjera e i fuqishëm, flokët pis të zeza e të prera shkurt, sybukur, goja e vogël dhe buzë të kuqe e të plota gati femërore. Ja pata zili Verës. Ajo dinte kujt t’ia hidhte grepin.
-Vera, më njih me këtë shoqen tënde të bukur!
- Ah, më fal. Ky është Luani, djali i hallës sime. Zonjusha, Është Eva Asllani, njëra nga shoqet e dashura të klasës sime, e njohur edhe me nofkën “Kukulla e pallatit të mermertë”.
- Gëezohem,-tha Luani dhe më dha dorën. Imja hunbi në të tijëen, që ishte e madhe dhe e fuqishme. Te ai, me atë trup muskuloz, çdo tipar rrezatonte fuqi e forcë, paçka se në pamje ishte i qeshur , i qetë e me një brengë të mezidukshme në sytë ngjyrë lajthije .
-Ç’farë do të marrësh?
Vera po pinte lëng frutash, që e shijonte duke e thithur ngadalë me pip.
I kushëriri, pije të fortë: uiski me akull. Porosita lëng të freskët portokalli.
Tringëlliu zilja e celularit të Verës.
-Më kërkojnë nga agjensia e udhëtimeve, për përgatitjen e turit tonë dalmat. Do të më falni që po u lë vetëm. Është rasti të njiheni më mirë! Qeshi me çapkënllëk dhe u largua.
Sa për të hapur bisedë, e pyeta nëse banonte në Tiranë.
-Jemi “tirons” të vjetër. Me shtëpi te Kodra e Kuqe, por po bëhen vite që banoj në Francë. Erdha për varrosjen e momës. U nda nga jeta para dy javësh. E kam peng se mbeti vetëm. Unë dhe motra në Francë. Nuk e gjetëm gjallë. E kujdesonte tezja jonë edhe ajo e vjetër e pafuqi.
I shpreha keqardhjen, e ngushëllova si munda, i thashë se e ndjeja dhimbjen e tij, ngaqë edhe mua më kishte lënë im atë para tre vitesh.
Pllakosi heshtja. Dëgjohej vetëm këmga e kanarinave në kafaze.
Për të thyer heshtjen, e pyeta se me se merresh në vendin e huaj.
-Vrasës me pagesë- pohoi qetë e serioz, që të ishte i besueshëm për atë që thoshte.
E pa që u ndjeva keq. Bile që u frigova.
-Jo ashtu si e mendon ti. Bëj pjesë në trupat e Legjionit të Huaj Francez, si ushtar profesionist me pagesë. Zanati im është lufta. Këtu ndër ne, këtij tip ushtari i thonë mercenar.
Ato pak fjalë që tha më ngjallën kërshëri dhe më intriguan, ishte e para herë që ndeshja një rast të tillë. Ai ose ngaqë e kuptoi, ose ngaqë deshi të më thoshte diçka për vete, vijoi bisedën:
-Sapo isha diplomuar në Universitetin Politeknik, për inxhinieri elektrike. Mora rrugën dhe ju bashkova UÇK. Bëra thuajse dy vite luftën e kosovës. Pastaj shërbeva si oficer në TMK.Aty, më pas njoha legjionarët francezë të KFOR-it. Nuk u ktheva në atdhe, nuk shihja të ardhme. Shkova drejt e në Francë. Aplikova. Isha shqiptari i parë. Më pranuan. Pas katër muaj stërvitje, u caktova në regjimentin xhenjer, nënoficer, në specialitetin e minimeve dhe eksplozivëve. Aty jam. Kam marrë qytetarinë franceze dhe gradën nënoficer. Regjimenti ynë gjendet në një qytet të vogël të bukur mesdhetar në jugë, të atij bregu që francezët e quajnë Bregu i Kaltër, “Kot d’azur”, quhet Obanje. Është pesëmbëdhjetë kilometra pranë Marsejës.
-Shkoni në luftë?
-Po. Për atë punë jemi. Në ish kolonitë franceze ose atje ku miratohet ndërhyrja nga OKB, për të shuar vatrat e zjarrit.
-U vriten shokë?
-Edhe ndodh. Legjioni ka varrezat dhe dëshmorët e tij.
-Nuk ke frikë?
Ai buzëqeshi hidhur, si me pezm.
-Bëhet çmos që të mos kemi frikë. Ne jemi krenaria e trupave luftarake të ushtrisë franceze. Na quajnë ndryshe edhe beretat e gjelbra. Legjioni i Huaj është krijuar në vitin 1831 nga perandori Lui Filip, afro 170 vite më parë, në luftën për kolonizimin e Algjerisë. Në të ka luftëtarë nga shumë kombe. Të gjithë të zgjedhur. Është i mbështetur mbi parime të forta si : ”Legjioni është atdheu ynë”, “Nder dhe besnikëri ”, “Uni pluribus” Kemi flamurin tonë me dy trekëndësha një i gjelbër një i kuq që formojnë një katror, ndërsa në mes emblema e granatës me shtatë gjuhë flake. Ja dhe një unazë argjendi me emblemën e granatës- dhe më zgjati dorën e majtë që ta shihja- Si ta them, na kanë stërvitur që të vrasim e të mos na vrasin, të na tremben, por ne të mos trembemi. Gjithmonë fitojmë. Parrulla jonë është ajo e Çezarit;”Veni vedi vinçi” Kuptohet që jemi pajisur me gjithë teknikën e fundit luftarake.
Fliste ngadalë, qetë, me një zë tërheqës, që ishte si gugatje pëllumbash, që s’të lodhte dhe kisha dëshirë ta dëgjoja. Çuditërisht, me trupin muskuloz, fytyrën ngjyrë gruri të pjekur nga dielli, me një vetsiguri të shprehur, padashur mu ndje si njeri i afërt, si ta kisha njohur prej kohësh. Serioz, i përmbajtur, rrezatonte energji dhe siguri, një forcë tërheqëse dhe ndaj tij , vetja mu duk e brishtë e flurore.
Dukej që i pëlqeja.
-T’i thashë të gjitha. Ti s’do më thuash dy gjëra për vete?
E ç’mund ti thosha? Ishin aq pak gjëra sa ja përmblodha me pak fjalë.
-Pse tha Vera që të quajnë, Kukulla apo Princesha e pallatit të mermertë, apo diçka e tillë?
-Kështu më llastonte im atë ngaqë isha fëmijë i vetëm. Pastaj kështu më quajtën edhe banorët e tjerë të pallatit dhe shoqet.
-Do shkosh në universitet?
-Po, në vjeshtë. Besoj në Universitetin Amerikan. Mamaja ngul këmbë të ndjek traditën familjare, atë të jurisprudencës.
Vera po vonohej. Edhe pse me Luanin nisa të ndjehesha mirë, më duhej të largohesha. I lypa lejë. Ai më kërkoi të këmbenim numrat e celularëve. Ashtu bëm. U ndamë si të njiheshim prej kohësh. Kur po largohesha, nuk mu durua dhe ktheva kokën për ta parë, ai më mdiqte me su dhe pos buzëqeshjes ma bëri me dorë, ishte si një “mirupafshim”. Qortova veten, mu duk si e zënë në kurth.
U takuam gjoja si rastësisht edhe ditët e tjera.
Ndjeheshim mirë.
6
Ora kishte kaluar dhjetën. Ishte nxehtë dhe ajri i rënduar. Shova llampadarët dhe lashë vetëm abazhurin e komodinës. Lehtësova veshjen dhe desha të shtrihesha mbështetur në jastëk, që të lexoja sa të më vinte gjumi. Bash në atë kohë cingëriu celulari. Duhet të ishte mamaja, por u gabova. Fliste Luani: “Mirë mbrëma! Mos të zgjova nga gjumi? Bën nxehtë dhe mua s’më flihet. Po ty?” I thashë që edhe mua s’më flihej dhe se vërtet vapa ishte e bezdisur. Ai fare natyrshëm më kërkoi të dilnim bashkë. Ngurrova. Ai priste përgjigje. “Vij dhe të marr unë te pallati me makinë” ngulmoi ai. I thashë se e prisja.
Makina qëndroi në rrugë puq me këmbësoren. Zbriti I buzëqeshur dhe hapi derën e përparme. Ishte veshur thjesht, sportiv por me shije: Xhinse të qepura bukur, atlete “Adidas” bluzë origjinale “Polo”. Shtati i tij i lartë binte në sy krahasuar me të tjerët.
-Ku ke dëshirë të shkojmë?
Ngrita supet, me të vërtet nuk e mendova atë çast se ku duhej të shkonim.
-Në ndonjë lokal nate në bllok.
-Ato lloj lokalesh më kanë ardhur në grykë! Janë si kopje e keqe e atyre ku shkoj atje ku jetoj. Le të vemi darkojmë në ndonjë vend më të qetë.
Ja lashë atij në dorë.
Hym në rrugën e Elbasanit. Trafiku ishte rralluar. Luani e futi dhe e parkoi makinën te “Xibraku”. Zum një tryezë përjashta. Nga Dajti zbriste një puhizë e freskët. Tirana shtrihej xixëlluese sa të zinte syri nën këmbet tona. Qielli ishte krejt i pastër, pa një re dhe yjet kishin nisur të feksnin zbehtë. Hëna ende s’kishte dalë.
Porositëm darkë të lehtë: stridhe dhe karkaleca deti me sallatë jeshile. Vera e bardhë dukej që ishte e ftohtë se shishja u vesh me bulëza uji.
Ai foli për vete. Për fëmininë, që qysh shtatë vjeç I ati ishte fikur nga një sëmundje e keqe . Atë dhe të motrën I kishte rritur e ëma, me qëndizma, me punëdore, si të thuash me majë të gjëlpërës. E kishte peng që nuk I ishte gjendur çastet e mbrame. Pastaj ndrroi bisedë, kujtoi fëmijërinë, vitet e shkollës, çapkënllëqet, prapësitë dhe plot gjëra për të qeshur. Ishte një bisedë fare e zakonshme, si midis dy të njohurish që ishim takuar pas shumë vitesh.
Midis frjalëve të tij rrekesha të gjeja atë që nuk thuhej, por që ai kishte dëshirë t’a thoshte por kushedi pse ngurronte.
E pamësuar për të pirë verë, u turbullova pak, kisha si një marrje të lehtë mendje dhe më vinte për të qeshur pa shkak, u gjallërova e u bëra më gazmore. Ai e kuptoi dhe nuk më shtiu më verë në gotë, por më dha të pija ujë të gazuar.
Po bëhej vonë. Nata u freskua. Në lindje u ngrit vetulla e artë e hënës. Ishte koha për të shkuar.
Ende pa u ngritur nga tryeza, Luani më mori dorën dhe ma ledhatoi. Nuk e tërhoqa. Përbrenda ndjeva ngrohtësi të prushtë dhe drithërimë molisëse. Sytë e tij derdhën në të mitë dritën e butë të mirësisë dhe dëshirës. Buzëqeshja ishte si një ledhatim. Prisja.
-Eva ,ti më pëlqen. Kam dëshirë që me ty të kem një të ardhme. Natyrisht, po qe se edhe ti ndjen të njëjtën për mua.
Ajo Eva brenda meje, deshi të thoshte”Si,kaq shpejt, ne s’kemi as pesë ditë që njihemi” por kjo ishte një përgjigje fare e zakonshme gocash, dhe ndoshta ai do të përgjigjesh”nganjëherë pesë dit janë sa për pesë vjet!” Por asgjë nga këto nuk u tha.
Heshtje. Ai priste një përgjigje, por nuk isha në gjëndje t’ia ktheja. Veçse i shtrëngova dorën dhe ula me turp kokën. I kisha folur me heshtjen time, se edhe heshtja flet.
Kur makina hyri në qytet ai më pyeti:
-Ku do shkojmë, tek mua apo tek ti?
-Unë në shtëpinë time, ti në shrëpinë tënde,- ithashë.
-Jo,- më kundërshtoi ai,-Mos ja prish bukurinë kësaj mbrëmjeje!
Nuk I thashë as po as jo. Ai e mori për pranim.
-Po shkojmë tek mua,se është më freskët,- tha dhe makina mori rrugën për te Kodra e Kuqe. Hym në një rrugicë të shtruar me kalldrëm, ai zbriti, hapi portën dhe parkoi makinën në oborr.
Mbajta këmbët dhe sodita oborrin dhe shtëpinë, pastaj thashë si të recitoja: “Avllia me qerpiç, pusi në oborr, një fik dhe një hurmë, shtëpia dollmalie me hajat. Po caraci ku është?”
-Mungon! - tha ai dhe qeshëm të dy.
Shtëpia e vjetër ishte e mirëmbajtur dhe binte era bojë e gëlqere. U ula me ndrojtje në dhomën e ndenjies. Kisha hyrë në strofullën e luanit. Pse e bëra, pse kisha ardhur, çfarë kërkoja? Të ndodhur para një të panjohure që pritej të na ndodhte, të dy ishim të tronditur dhe të emocionuar.
Hapi ftohësin dhe më shtiu lëng portokalli.
-Mirë se të gjeta dhe në gëzime,- urova.
Ai u ul ballë meje.I qetë, i përmbajtur. Më mori dorën. Shikimi I tij u zhyt në timin. Më tërhoqi pranë vetes. Ndjeva mbi të mijat ngrohtësinë e buzëve të tij, një e puthur e lehtë, si cikja e krahëve të një fluture. Më rroku ngadalë në gji. Të puthurat u shpeshtuan: në sy, në faqe, në gushë…..Nuk e kundërshtova, ju dhashë. Tek e fundit një ditë do të ndodhte, më mirë me të sesa me ndonjë tjetër. Ai më dëshironte dhe unë e dëshiroja. Ai e trajtoi trupin tim me brishtësi, me ledha, butësisht, pa shfrime dhe vrunduj, si një lule, më bëri të ndjeja brenda vetes ngrohtësi,afshin e ëmbël dhe molisjen, u zgjua gruaja me atë dalldinë dhe ekstazën që aq shumë e kisha ëndërruar në vegimet e netëve të mija të pagjuma, por tani e vërtetë, e qënësishme.Nuk e fsheh. Më pëlqeu, më ngazëlleu dhe lumturoi. Mu kujtuan shoqet.
Kishin patur të drejtë.
Kur ishte duke më ledhatuar e mikluar rrëzë kofshëve, duke mërmëritur fjalë dashurie, befas ngriti dorën e majtë. I skuqte nga gjaku. Nuk u besoj syve. Vura re se atij i ndodhi në çast një si stepje e tjetërsim.
-O zot! E virgjër? E kujt i shkonte mëndja! E kishe ruajtur veten për mua?!Si është e mundur?
-Ja që është, - i thashë. Ti që qe i pari, qofsh edhe I fundit!
Hodhi shpatullat në jastëkun e ngritur mbi ballinën e shtratit , më tërhoqi në gji, më ledhatoi flokët.
Ishte gjendur para një befasie.
U ul në anë të shtratit. Heshti një valë herë pastaj nisi të më fliste ngadalë, si me një farë pengu, apo si të kishte bërë një faj:
-Eva,Kukull, Princeshë, sido që tqë quajnë. Unë nuk të meritoj. Je pleksur me një legjionor, ushtar mercemar, aventurier, që ka profesion luftën dhe që është zuzar e lapërdhar. Kam shkuar me të bardha , të zeza e të verdha, gra që shesin trupin, kam frekuentuar bordellet, jam zhgrryer në shtretet e ndotura nga mëkati. Pa qibër, pa sqimë, thjesht për të shfryrë ankthin dhe frikën nga e pritshmja, si para një fundi, që gjithmonë është me rrezik dhe nuk dimë se çfarë na pret. Kam pirë e jam dehur dhe kam hedhur paratë në bixhoz.
E pashë me keqardhje. Më çuditi sinqeriteti i tij dhe më erdhi keq, jo se e pandehja të pamolepsur, por ngaqë furtuna e jetës dhe lufta për ekzistencë, e kishin vënë përpara si ato gjethet e vjeshtës kur shkëputen nga pema dhe ai në atë turravrap , ishte përpjekur të gjente pak prehje. Atë prehje, që thonë se meshkujve u falin femrat seksi , lojërat e fatit dhe futbolli.
-Mund edhe të mos mi kishe thënë, por më vjen mirë që po ma thua. Mos fajëso veten,- I thashë,- E tillë ka qenë jeta jote!
E tërhoqa pranë vetes. U duk sikur u qetësua pas atij shfrimi. U tulat në gjoksin tim si një fëmijë I vogël dhe ashtu na zuri gjumi.
Kur u zgjova ishte bërë ditë. Luani ishte ngritur me kohë. Kur dola nga dushi, ai kishte shtruar mëngjesin në tryezën e ulet te messallonit: biskota, qumësht të ngrohtë, reçel, gjalpë banane dhe një pjatë me fiq të zi nga ai I oborrit.
7
Luani kishte marrë me qera një “Citroen” të vogël kabriolet dhe me të u binim pash më pash rrugëve dhe frekuentonim lokalet e periferisë. Në mbrëmje për gjumë shkonim herë te Luani dhe herë në apartamentin tim.
Bënim dashuri.
Dhe na pëlqente!
Shkonim edhe në disko, por prej tyre hoqën dorë dhe ja sepse:
Disko “Negral” në zonën e bllokut ishte në bodrumin e pallatit. Reklamat e dritave marramendëse ftonin këdo. Shkuam. Muzika në kupë të qiellit. Tollovi, të rinj e të reja vallzonin papra Këndohej muzikë hip-hop. Zum një tryezë dhe porositëm pijet, pastaj u çuam për të vallzuar.Luani ishte I ngathët, veç mbante ritmin dhe me bënte korte mua që i vija rrotull me ojna duke u dredhur e spërdredhur tërë naze. Atij i pëlqente, i dukesha shumë sensuale.
Na u afrua një I ri, që kërcente tek pullë, me një shishe birrë “Amstel” në dorë, të cilën e tundte dhe e shkundte si ta kishte damë!
-Shih, dreqi, çfarë copet ka shti n’dorë!
E kishte me ne, por bëmë sikur nuk e dëgjuam, por ai në të vetën:
-O plako, ku e ke gjet njat fllanxë? Ma nep dhe mu j’xhiro bre burrë!
Luani u ndal.
-Me mua e ke?
-Me cil me e pas tjetër.
-Qurrash! Hiqmu sysh se do pendohesh.
-Ou, pa shih bre ç’na qoka. Boke ne trimin, po se di me kend po flet mor cub! Për nji xhiro po ta lypi, sa ta shoh sa e mir asht kur ngref kombët! Pastaj merre apet se nuk i shkëputet ndoj copë! Ta kthej sakllom!
U afrua dhe u ngrefos si gjel. Po më çudiste: I dehur? I papërgjegjshëm? I droguar, apo çfarë? Hyra në mes dhe i thashë të shihte punën e tij.
-Ti, shkërdhatë, kurvicë e vogël, mbylle sqepin!
Luani nuk duroj më. I dha një shkelm mes këmbëve, ai pingërroi si derri kur e therin, por u kthye vrullshëm. Nuk arriti të jepte goditje se mori nje grusht në nofull që e plandosi përdhe
U bë rrëmujë. Çatisën shokët e tij. Muzika pushoi. Rreth nesh u stis një gjysmërrethi, por ata edhe pse të hakërryer, nuk guxonin. Erdhën rojet e sigurisë. Të shtririn e hoqën zvarrë dhe e lanë në një kthinë.
Për dreq, sikur mbinë nga dheu u dukën dy policë. Kur panë të shtririn e përgjakur, na thanë se do të ma shoqëronin në rajonin e Policisë. Shkaku? Prishje e rendit dhe qetsisë publike!
Në rajon, Luani i tha oficerit të rojës se donte të bënte një telefonatë në ambasadën franceze, se ishte qytetar francez dhe i tregoi dokumentat. Pasi i shfletoi, oficeri nderoi ushtarakisht dhe na tha të iknim, por të kishim kujdes për herë tjetër.
8
Ishim duke shkuar në Dajt. Kafazi I tejdukshëm i teleferikut na linte të sodisnim peisazhin ndën të dhe gjer larg në horizont. Prapa mbetej Tirana e mbuluar nga një shtresë tymi e pluhuri. Ndjehesha e lumtur. Isha e dashuruar. Besoja se e tillë duhet të ishte dashuria dhe përjetimet gati flurore që sillte ajo: liri, dlirësi, qetësi dhe ngazëllim, që s’I kisha ndijuar herë tjetër.
Për çudi, Luani, asnjë herë nuk më tha që më dashuronte! Pse ta kishte kaq të vështirë vallë? Më linte të kuptoja se ne pëlqeheshim, që ndjeheshim mirë me njëri –tjetrin dhe kjo na mjaftonte! I jepnim shoku-shokut atë që kishim më të mirën tonë. Kaq! Fjala dashuri, e pa thënë, mbeti si një fjalë e ëndërrt.
Atë ditë në teleferik, ai më pa ëmbëlsisht drejt e në sy, më rroku në të tijat të dy duart dhe më tha jo pa emocion:
-Kukull, kam rënë në dashuri me ty. Të dua. Ti je dhurata më e bukur që më bëri fati.
Oh, sa e kisha pritur atë fjalë! Përgjigja ishte përqafimi dhe një e puthur e ëmbël, e gjatë, që rrëshqiti e më zbriti në shpirt.
Kur zbritëm në Dajt, u ulëm në njërin nga lokalet e shumtë. Ai vijoi bisedën e lënë përgjysmë.
-Më kanë mbetur edhe dy javë nga leja. Nuk janë shumë, por nuk janë edhe pak. Eja me mua. Nisemi këto ditë. Pasi të mbaroj pak punë që kam në Romë, do të shkojmë në Paris, pastaj në Marsejë. Ky udhëtim, ku do të shohësh gjëra dhe vënde të bukur, do të na shërbejë të njihemi më mirë. Pastaj ti mund të kthehesh në Tiranë, ose po ta vendosësh, të martohesh me mua! Besomë, kjo është gjëja më serioze që kam thënë dhe vendosur në jetën time. Ta le ty të zgjedhësh. Ta lemë veten që të na marrë era, të shohim se ku do na shpjerë!
Kjo kërkesë më zuri fare papandehur dhe më pështjelloi të gjithën.
-Kaq papritur? Më lerë ta mendoj. Kjo i jep jetës time një kthesë krejt tjetër nga ajo që kam menduar.
-Besoj të mjaftojnë njëzet e katër orë.
Atë natë gjumi mori arratinë. Vrundulli i mendimeve sillej si një gjeratore dhe vegime të çuditshme, të panjohura e të papërfytyruara shfaqeshin rrëmujshëm. Pohimet dhe mohimet i zinin vendin njëri-tjetrit, si ca tallaze të shpirtit të trazuar, që përplaseshin në pragun e vetëdijes. Më së fundi gjërat u thjeshtuan: do të bëja një udhëtim me të dashurin. Për më tej kishte mjaftueshëm kohë për tu menduar dhe vendosur. A kisha të drejtë të shkoja me të? E pse jo! Ne duheshim dhe për këtë isha mëse e bindur. E para mamaja nuk kishte pse të më qortonte. Ajo i jepte liri dhe të drejtë vetes të bashkjetonte pa martesë me burrin që i pëlqente. Nuk më vinte mirë, por edhe nuk mund ta fajësoja. Ajo ishte grua dhe i takonte të zgjidhte sesi do ta jetonte jetën, por edhe unë tashmë isha e rritur, thuajse grua dhe mund të kisha zgjedhjet dhe pëlqimet e mia. Do të nisesha. Kjo nuk ishte një arrati si ato të qëmotshmet, por një udhëtim pushimesh me një shok, që më donte dhe e doja, për t’u njohur me pamjet dhe bukuritë e vendeve të tjerë.
I telefonova mamasë dhe e vura në dijeni. Nuk ma miratoi, u shamatua në telefon , më tha të mos ndërrmerrja asgjë pa u kthyer ajo, se për shkak tim do të ktheheshin më shpejt ngasa e kishin menduar dhe se edhe Maksi e quante vendim të ngutur dhe nuk ma këshillonte. I thashë se nga Maksi nuk pranoja këshilla.
Ajo më telefonoi dhe herë të tjera, por më e qetë. Tek e fundit, le ta vendosja vetë, por mos më rrente mendja se isha e rritur, vërtet e kisha moshën, por për nga mendimet dhe veprimet, isha ende një kalama! Pastaj më dha një qerre me porosi, që nga tërheqja e parave nga banka dhe deri te pasaporta.
Më e zorshmja kishte kaluar.
9
Avioni u shkput nga pista dhe mori lartësi duke u drejtuar nga nga perndimi. Nuk e kisha besuar që fusha e Tiranës dhe bregdetit dukej kaq e parcelua bukur nga ajëri. U duk deti, pastaj avioni u ngjit mbi re dhe fluturoi I zhytur në dritë e kaltërsi. Stjuardesat na shërbyen një vakt të lehtë dhe sipas dëshirës çaj apo kafe. Ishte qetë, ndihej gumzhitja e lehtë e motorrëve dhe një muzikë ritmike e këndshme. Kishte kaluar afro një orë e gjysmë kur u gjendëm mbi qiellin e Romës. Na thanë të lidhnim rripat dhe na uruan mirseardhjen në Romë. U ndje një tronditje e lehtë dhe rrotat shkanë mbi pistën e Fiumiçinos. Pasagjerët duartrokitën kapitenin për përfundimin e fluturimit.
Procedura e zakonshme: vulosje e pasaportave, pritja e bagazheve që u vonuan, pastaj morëm taksinë. Luani kishte porositur që më par një dhomë në hotel “Helios”.Kur më regjistroi, recepsionisti më pyeti si duhej të më quante, senjora apo sinjorina. I thashë senjora, se ne do flinim në një dhomë me Luanin.
Është e tepërt, por s’kam si mos ta them, që më pëlqyen shumë bukuritë e Romës, nga ku na flisnin dymijë e shtatëqind vjet histori. Herë me taksi, herë me autobuzin qytets dhe herë më këmbë, tërë ditën, të zënë përdore, tok me turmat e turistëve ia kushtuam njohjes së monumenteve. Koloseu, gërmadhat e tempujve të lashtë, sheshi dhe katedralja e Shën Pjetrit me atmosferën mistike, aromën e temjamit, mërmërimën e lutjeve të besimtarëve, kubenë madhështore me afresket e shënjtorëve, Fontanën Trevi në kmbët e pallatit madhështor me stil barok dhe me statujat e shumtaDhe ujrat e kthiellta që buisnin nga shkëmbenjtë Në ujin e basenit, si gjithë turistët hodhëm dhe ne nga një monedhë, si premtim që një ditë do të riktheheshim sërish…..Sheshi i Venecies dhe ballkonin e vogël nga ku Duçja u fliste romanëve dhe në një shesh të vogël, Skenderbeu ynë. U ngazëlleva dhe mu duk sikur isha në tokën e atdheut.
Kur u kthyem në hotel, nga telefoni I dhomës, Luanit I thanë se në oborr e prisnin dy të njohur.
-Nuk vonohem- më tha. Më dha një të puthur she zbriti poshtë.
Ballkoni bimnte mbi oborr dhe kërshëria më dha ngasje për të parë kush e kërkonte. Ishin dy ushtarakë italianë, më të mëdhenj se ai në moshë. U takuan si të njohur të vjetër, tokën duart dhe i rrahën shpatullat njëri-tjetrit, pastaj ata u larguan të tre ,nuk e di për ku.Hyra brenda. Luani nuk u vonua. Kur u kthye mbante në dorë një valixhetë të zezë që fillimisht e la mbi tryezë, pastaj hapi valixhen e madhe dhe hapi vend ta vendoste aty.
-I ke bërë këto ditë ndonjë herë vetes pyetjen pse ushtarët shkojnë në Luftë? Me siguri që jo.
Vetë pyeti dhe po vetë u përgjegj.
-Shkojnë edhe për plaçkën e luftës. Është një motiv I vjetër sa edhe vetë luftërat. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim , kur na jepet rasti dhe mundësia. Hapi valixhetën. Aty ishin serënditur pako me euro. Mori një qeskë kamoshi, I zgjidhi grykën dhe më tha:
-Hape dorën.
Ashtu bëra. Nga qeska u derdhën mbi dorë time gurët e çmuar: të bardhë e të kulluar si lot, të kuqërremtë rubin dhe të kaltër si deti. Ndrinin e llapsnin.
E kapi vështrimin tim pyetës dhe atë lloj habie që mu shkaktua.
-Bashkë me ata ushtarakët italianë, që bënin pjesë në kontigjentin e OKB, ndërmorëm aksionin për çlirimin e minierave të arit dhe diamanteve në Mali të Afrikës Perndimore. Zum shumë trofe. Morëm për vete atë që na takonte, si pagesë e rrezikut, por që s’ishte veç një thërrime.
Me kaq, misioni roman është i kryer. Nesër nisemi.
Ato njëqind e pesëdhjetë kilometra që ndanin Romën nga Gjenova, i bëm me tren të shpejtë. Pa humbur kohë, morëm autobuzin e Linjës Turistike Transmesdhetare për në San Remo. Pas tij vinin qytetet franceze: Kana, Nica, San Trpoe….
Ky bregdet ishte vetë bukuria. Si azhuri i një qëndisme, si një gjerdan rruazash fshatrat dhe qytete e vegjël njëri pas tjetrit vargoseshin mbi kodrat e ulta që lageshin nga deti .
Dritë e artë, kaltërsi qiellore, bluja e detit, blerimi i dafinave, kuqëlimi i oleandrave, shtrëngimi i duarve tona dhe zemrat e dashuruara, ishin çlodhëse dhe ngazëllyese.
San Remo, qyteti i luleve, i bukur si në ëndërr. Qyteti i festivale të këngës italiane që i kisha parë çdo vit në televizor. Ja ku ishte teatri i famshëm “Ariston”.
U vendosëm në një vilë të vogël pranë plazhit, jo larg portit të jahteve. Vila kishte dy apartamente të ndara nga korridori, por s’kishte qeraxhi tjetër.
Në mbrëmje shëtitëm nëpr qytetin e vogël që gëlonte nga turistët. Darkuam në një tavernë buzë detit, Kishim uri. Na shërbyen spageti pikante me fruta deti, që binin era jod. Djegësirën e lehtë e zbuste vera e bardhë,që ishte e ftohtë , aromatike e lehtë dhe e këndshme në të pirë.
Ishim të lumtur.
10
S’qe e thënë që në San Remo të qëndronim gjatë dhe ja sepse: Të nesërmen mbrëma, kur sapo ishim kthyer në vilë dhe po zhvisheshim, trokitën te dera e korridorit. Hodha mbi supe rroben e shtëpisë dhe shkova ta hapja, por Luani nuk më la. “Prit - tha ai- Se e hap unë”. Ishin dy të rinj, që hynë në korridor pa i ftuar apo kërkuar lejë.
-Kërkojmë Leon Kodrin,- tha njeri prej tyre.
-E njihni gjë?
-Jo, po nga fotografia e dimë që jeni ju. Na ka dërguar Xhino.
-Unë nuk njoh ndonjë Xhino.
-S’prish punë. U njeh ai juve. Nuk po na ftoni të hymë brenda?
-Ju tashmë keni hyrë edhe pa u ftuar.
Fliste vetëm njëri, që ishte kokërruar, italisht, e folura e tij ishte me thekse të huaja dhe dukej që s’ishte italian . Ishim të katër në këmbë, dera e dhomës së gjumit ishte e hapur dhe dukej gjithë brendia. Ai që s’fliste ia nguli sytë valixheve.
-Kemi ardhur për të marrë valixhetën e zezë. E dimë që e keni ju. Ajo I takon Xhinos. Nxireni me të mirë nga ku e keni të fshehur. Nuk durojmë asnjë kundërshtim! Përndryshe, nuk e dini se ç’farë mund të pësoni!
-U thashë që jeni gabim.
-Ne nuk gabojmë, dimë ta bëjmë mirë punën tonë. Mos e zgjat. Na e jep atë që kërkojnë. Tani, menjëherë!
Kërcënoi kokërruari dhe vrik, nxori revolverin dhe shënoi mbi Luanin.
-Po nuk na e dhe atë që kërkojmë, sinjorinën do ta marrim peng
Personi tjetër, më kapi nga prapa dhe më shtrëngoi fort me dorën e majtë, në të djathtën ndrinte tehu i thikës.
-Po nuk do që të vdesësh mos bërtit, - më tha dhe në fyt ndjeva ftohtësinë e çelikut majëmprehtë. Bëra si më thanë, por Luani pa tmerr dhe llahtar në sytë e mi.
-Mirë ,- tha ai,- Do t’ua jap, por mos e lëndoni sinjorinën.
Shkoi dhe hapi valixhen e madhe të udhëtimit. Kokërruari e ndoqi pas duke e mbajtur nën kërcënimin e revolverit. Unë ndjeja në fyt tmerrin e thikës majëmprehtë. Luani, bëri sikur u përkul që të merrte valixhetën dhe me një lëvizje të rrufeshme I përdrodhi krahun kokërruarit, I mori revolverin dhe me qytën e tij e goditi prapa kokës. Ai ra pa ndjenja. Tjetri më la mua dhe u turr të shpëtonte shokun, por edhe ai pësoi të njëjtin fat.
E gjitha kishte ndodhur sa hap e mbyll sytë. Kur u pashë padashje në pasqyrën e korridorit, isha dyllë e verdhë. S’më kishte mbetur pikë gjak. Dridhesha e tëra. Të dy grabitësit shtriheshin pa ndjenja mbi parket. Luani u kontrolloi çantat. Aty gjeti një shiringë me narkotik gjumësjellës. U bëri të dyve në qafë nga një gjysmë dozë.
-Do jenë në gjumë të thellë deri në mëngjes.
Gulçonte dhe frymëmerrte shpejt. U ul në kolltukun e sallonit dhe ndezi cigaren.
-Po tani? E pyeta e trembur dhe zëdredhur.
-E shoh që u trembe. Mblidhe veten. E kujt i shkonte ndërmend. E keqja kaloi.
Doli në oborr dhe u kthye me litarët që ndernin teshat për tu tharë. U lidhi këmbë e duar. Pastaj grisi një çarçaf, dhe pasi u hapi gojën, ua lidhi prapa koke. Punonte shpejt. Dukej që ishte profesionist i vërtetë.
-Përgatitu, mblidhi rraqet se do të ikim që këtu. Vilën e kemi parapaguar deri në fundjavë. Për fat, askush se di identitetin tonë. As kush jemi, as nga vijmë dhe as ku shkojmë.
-Po këta, nuk do të lajmërosh policinë?
-Le të rrinë sa ti gjejë nesër puntorja e shërbimit. S’kanë rrezik jete. I kemi paketuar mirë. Policinë? Jo. Do ti hapnim vetes telashe të kota. Gangsterët morën atë që kërkonin. Besoj tu bëhet mësim.
Pas telefonatës nuk vonoi dhe mbrriti taksia.
-Në portin, e pasagjerëve - i tha Luani
Premë biletat dhe hipëm në një kantamaran të shpejtë që shkonte në Marsejë. Sistemuam bagazhet dhe u ulëm në stolat e kuvertës. Nata ishte e qetë dhe e vesuar nga drita e hënës. Dritat e San Remos mbetën pas. Prapa nesh, kiçi I anijes linte një rrymë uji shkumëbardhë. Freskia e erës më bëri mirë. Luani u nis për te bari dhe më pyeti se çfarë duhet të më merrte. I kërkova vetën ujë. E kisha gojën të thatë dhe të hidhur.
Rrinim të heshtur. Fillova të mendoj për aventurën time. Vall a ishte Luani njeriu i duhur, dshuria me shikim të parë, të cilit mund ti besohej me sy mbyllur, ashtu siçi kisha besuar dhe I isha dhënë unë? Ç’farë dija për të, për të kaluarën, veç atyre pak gjërave që ai vetë mi tregoi?Gjithëçka tjetër ishte një mister. Ç’e priste atë dhe bashkë me të edhe mua në të ardhmen? Mos i kisha hyrë detit më këmbë dhe ai po përfitonte nga naiviteti dhe sjellja ime miturake prej çupëline? Pyetje pa fund më silleshin nëpër mendje, shumë prej tyre pa përgjigje.
Më e pakta që duhej të bëja, ishte ti kërkoja një spjegim. Këtë ja kërkova, qetë, por me vendosmëri. I thashë se po të mos më bindëte, unë që nesër do të kthehesha në Tiranë dhe ai duhet ta harronte që më kishte njohur!
-Eva, - tha ai, ishte e para herë që më quante me emër,- asgjë s’të kam fshehur. Përmbajtja e valixhetës, është një trofe lufte, e fituar, me rrezik jete, jo e grabitur. Ajo që ndodhi ishte një rastësi. Personat që na sulmuan janë gangsterë, nga ata që i quajnë “skifterë”, kriminelë ordinerë. Na kanë ndjekur që nga Roma. Ti e pe që më kishin fotografuar me ushtarakët italianë. Nuk e kishin me mua, por me atë që e dinin se e kisha. Këtë do t’ia bënin kujtdo. Ata si gjuetarët, janë në kërkim të fitimeve të lehta. Harroje, ishte një episod i pakëndshëm. Mbaroi. Nuk duhet të ndodhin, por ja që ngjajnë!
Heshtnim. Kristali i gotës së gëzimit tonë, kishte pësuar një të krisur.Mbi pasqyrën e dashurisë sonë kishte rënë një hije. Drita e spjegimit të Luanit nuk mundi ta davariste atë.
-Nuk më vjen aspak mirë kur flet për kthimin e parakohshëm në Tiranë. Sido qoftë, është e drejta jote, paçka që mua s’më vjen aspak mirë. Më trishton e më mërzit shumë mendimi se mund të të humbas tani që mezi të gjeta! E përse? Nga një rastësi që su shkaktua nga mua.
Deri në Marsejë pothuajse nuk folëm. Fjalët kishin shterrur.
Hoteli ku shkuam ishte në qendër të qytetit. Atje Luanin e njihnin. Recepsionisti ,që Luani e quajti Zhan, në fytyrë kishte vetëm dhëmbët të bardhë, s’kisha hasur zezak më të zi. Na priti i buzëqeshur, e quajti Luanin “Mësie kporal Leone”, dërgoi një djalë për të marrë bagazhet nga taksia dhe pyeti;
-Madmazela është me ty? Dhe më pa me shejtanllëk, ashtu siç sheh xhambazi një mëze të re dhe u ngërdhesh - Urime- tha dhe na dha çelsin. Nuk e desha veten, ai sigurisht më pandehu ndonjë nga ”ato”.
Në dhomë e pyeta Luanin:
-Vjen shpesh në këtë hotel?
-Më të rrallë.
-Edhe me femra?
- Po. Edhe ka ndodhur.
Ishte pyetje idiote. Ai ma kishte thënë që në Tiranë, por më shtyu instikti i femrës. Ajo ndjenja e xhelozisë që nuk rri pa u shfaqur. Sinqeriteti i tij më çarmatosi. Ishim të lodhur, të mërzitur dhe të uritur. Kur dolëm nga dushi, shërbimi në dhomë na pruri darkën. Nuk mungonte shsishja e verës së bardhë që ishte e pastër si lot.
Darkuam, bëm dashuri , harruam gjithçka dhe na zuri gjumi në krahët e njëri –tjetrit.
11
Fjetëm gjer vonë.
Përshkuam në këmbë lagjen arabe, që ushtonte nga muzika e vëndeve të tyre dhe thirrjet për shitjen e mallrave që ishin kryesisht sixhade e qilima. Luani më tha se në marsejë nga tetëqind mijë banorë dyqind mijë ishin arabë nyslymanë dhe kishte disa xhami. Hymë në bankën “Credit Agricol” dhe depozituam në një kasetë valixhetën e zezë, me të dy emrat tanë. Na dhanë dy çelsa. Njërin prej tyre Luani ma dha mua. Kisha të drejtë ta tërhiqja në rast nevoje. E refuzova por ai këmbënguli, tha që ajo ishte e jona dhe se ne ishim një! Në një agjensi imobiliare, mori me qera një vilë të vogël e të mobiluar në plazh. Luani porositi edhe për një puntore shërbimi. Erdhi pasdite. Ishte Arabe, mesogrua, si cironkë e tharë në tym, tuniziane dhe e quanin Ajsha. Mirënbante shtëpinë , bënte pazarin dhe na gatuante, gjellë të shijshme me shumë erëza, por më së shumti “Kus –kus”, një lloj bollguri, që shoqërohej me supë zarzavatesh. Luanin e quante Saib, kurse mua madmazelë. Kishte huq që gjat punës, këmdonte me zë të ulët ca këngaë të stërgjatura që s’mbaronin asnjëherë, e që më kujtonin karvanin e deveve në sahara. E pyeta një ditë ç’ishin ato këngë. Më tha se ishin për hallet e jetës. E kuptova: hallet e jetës nuk mbarojnë asnjëherë, prandaj edhe ato këngë ishin aq të stërgjatura.
Ditët kalonin shpejt. Koha ishte e bukur, e kthiellët, qiellkaltër, plot dritë verbuese. Ndjehesha mirë me Luanin. Kjo e jona, ishte një dashuri e qetë, e përzemërt, e përmbajtur, me përkujdesje, ledha e katikule, pa dalldi e vrulle, vështrimet flisnin më shumë se fjalët. Gjithçka e tij, prekjet, fjalët e thëna dhimbsurisht, me atë zë si gugatja e pëllumbave, puthjet fluturake si një e fshikur e krahut të fluturës, ato përkujdesjet si të isha miturake, më mgjallnin së brendshmi ngazëllim të përhershëm dhe dëshirën për të qenë me të, një e të pandarë. Shpesh më dukej se jetoja në ëndërr! Gjithçka ishte kaq e bukur, aq sa ishte e vështirë ta besoja për të vërtetë.
Besoja se kjo ishte dashuria.
Koha ikte , ditët rridhnin si uji, ishte fillimi i gushtit dhe lejes së Luanit po i vinte fundi. Një mëngjes ai veshi uniformën larushe, vuri beretën e gjelber dhe shkoi në regjiment. Kthehej mbrëmanet dhe ikte që menatë. Paradite thekesha në diell, pasdite bashkë me Aishën, shkonim në treg, në marketet e mëdhenj.
Në njërën nga ditët erdhi i zymtë e i mërzitur.
-Javën që vjen nisemi me detyrë luftarake në Afrikën Perndimore. Në një nga ish kolonitë franceze, ushtaakët kanë rrëzuar qeverinë e ligjshme me grusht shteti. Më trishton kjo mënyrë e ndërprerjes së pushimeve tona. Por ti duhet të më kuptosh dhe të mësohesh, ngaqë kjo është puna ime dhe jeta prej ushtari! Para se të nisem, do të të përcjell në Paris, tek Vjollca, jo vetëm të njiheni, por ti të shohësh bukluritë e Parisit dhe të interesohesh në Sorbonë apo ndonjë universitet tjetër për të nisur studimet. Pastaj, si të kesh vendosur, mund të kthehesh në Tiranë.
12
Aeroplani që do të na shpinte nga Marseja në Paris ishte i vogël. Bëheshim ose jo rreth pesëmbëdhjetë vetë. Rrapëllima, lëkundjet dhe zhurma e motorrit ndjeheshin edhe brenda, por pas një ore na zbriti shëndosh në aeroportin e “Orlit”. Autostrada ishte e mbingarkuar me trafik dhe rruga për në qytet na mori afro një orë. Vjollca, motra e Luanit, bamomte në një pallat të vjetër, në një rrugë me emër të çuditshëm”Rue dela pompe”. Në atë rrugë ishte edhe ndërtesa e vogël e ambasadës sonë.
Vjollca, ngjsnte me të vëllanë. Ishte e veshur me të zeza në shënjë zie për vdekjen e së ëmës. Na priti në oborr. U gëzua shumë dhe më përqafoi si të njiheshim prej vitesh. Qeshte e tëra. Dukej që i pëlqeva. Thonë që motrat i duan shumë nuset e vëllezërve edhe pse unë ende s’isha e tillë.
-Kjo është Eva, kukulla, që të kam folur në telefon.
Vjollca na ftoi brenda. Ashensori që na ngjiti ishte I një marke të vjetër dhe dukeshin kabllot që e ngrinin dhe e ulnin. Apartamenti ishte I vogël por I mobiluar me shije dhe I pastër. Ishin ngusht, ndaj Luani vendosi të zinim vend në një hotel që ishte aty pranë, edhe ai me një emër të çuditshëm “Long shon” që në shqip përkthehej diçka si “Ara e gjatë”.
Drekuam te Vjollca. I shoqi, Gjergji, ishte në punë, kurse djali në shkollë.
Luani tha se duhet të më kallxonte Parisin, që ishte qytet I pashoq dhe se Paris vetëm një kishte bota!
Të zënë për dore, herë me taksi, herë me metro, treni I së cilës herë futej nën tokë e herë dilte mbi tokë dhe herë më këmbë, pam sa mundëm: Harkun e Trimfit, u ngjitëm në Kullën Eifel ngaku dukej tërë Parisi, bulevardin Shën Elize, Luvrin, Notrë Damën,Sheshin e Republikës, Tylëritë, Versajën, Pyllin e Bulonjës, urat e Senës….. Bukuritë shfaqeshin si një mrekulli njëra pas tjetrës, të pangjashme, por me arkitekturë madhështore e stile të ndryshme sipas kohës së ndërtimit. Më la mbrese pastërtia. Ajëri i parisit ishe i parfumuar! Më ngazëlleu mendimi se mund të studjoja dhe të kaloja disa vite në këtë mrekulli!
Në mbrëmja na priste Gjergji me Vjollcën për të darkuar. Para se të mbrrinim, Luani na futi për tu çlodhur, në një kafe, që ishte si shumë kafe të Parisit. E pastër, e freskët, me ndriçim të fshehur, nga diku vinte muzika e këngëve të Mirje Matjë, me një zë pak grykor dhe “R” të theksuar Zum vend në kënd. Porosita akullore. Kur isha duke shijuar akulloren, pashë që për tek ne u drejtuan tri persona. Ishin të rinj, moshatarë me Luanin. Të qeshur, gazmorë. Ishin të njohur të Luanit. Kërkuan lejë dhe u ulën në tryezën tonë. Më shihnin me çapkënllëk, dhe njeri syresh u zgërdhi kur I tha Luanit:
-Nuk na e the kush është kjo lule që zbukuron tryezën?
-Mbani gojën ju horra e mos filloni nga lapërdhirat. Eva është shoqja ime nga Tirana.
-Vetëm shoqe?, - u kukuris ai dhe s’mi ndante sytë.
-Mos ua vërë re- tha Luani, janë ca të shthurur por djem te mirë. Janë të ardhur që nga hyrjet e para në ambasada. Kanë mbetur siç kanë ardhur, pa plëng e pa shtëpi. Banojnë në “Kartie Latin”. S’di të them me se merren, nuk e kanë qejf punën, por ama, janë të nëntëdhjet e nëntave. E nxjerin lekun nga guri.
-Zonjusha e bukur do të rrijë gjatë?
-Jo. Unë do të nisem me mision në Afrikën Perndimore. Eva do të rrijë do kohë te ime motër, Vjollca, që ju e njihni, për të parë mundësinë e regjistrimit ne njërin nga universitetet e këtushme dhe do të kthehet në Tiranë.
Ata u larguan. Nuk më pëlqyen. Seç kisha një përshtypje të parë, një parandjenjë që ishin tinzarë, në mos të ligj. Ndoshta edhe gaboja, por ja thashë Luanit.
-Me ‘ta më ka njohur Gjergji. E kanë ndihmuar që të sistemoheshin kur kanë ardhur në fillim. Kanë ndihmuar edhe shumë emigrantë për të kaluar në Angli. Kuptohet, kanë fitimet e tyre nga trafiku. S’di më shumë për ta.
13
Kishin kaluar dhjetë dit që Luani ishte nisur me mision. Telefonatën e fundit e morëm nga Dakari i Senegalit, pastaj, nuk e di pse, telefonatat u ndërprenë. Sido që Parisi i bukur si ëndërr dhe fantazi e trandafiltë dhe i përkushtuar kujdesi i Vjollcës, më kaploi mërzia, por edhe malli për Tiranën. Preva biletën, Paris-Milano-Tiranë dhe përgatita valixhet për udhëtim dhe lajmërova mamanë për kthimin, datën dhe orën.
Pasdite zilja e apartamentit ra me tërsëllimë. Shkoi ta hapte derën Vjollca, pas saj dhe unë. Ishin dy nga ata djemtë që i kisha takuar në kafe me Luanin. I ftuam të hynin brenda. Ata nuk pranuan. Dukeshin të shqetësuar, të zymtë, në fytyrë u lexohej mërzi e pikëllim. Njëri prej tyre nxori një telegram nga xhepi dhe ja zgjati Vjollës. Ajo e lexoi, u pre në fytyrë, u zverdh dyllë dhe u mbajt që të mos rrëzohej. Telegrami i Kuartierit në Obanje njoftonte, ambasadën tonë duke shprehur edhe ngushëllime, se Luani ishte vrarë në një përpjekje me rebelët. Vjollcës i ra telegrami mga dora. Pa pyetur si e qysh, vuri kujen. Mua, nga e papritura më ra tavani mbi kokë. E mora telegramin dhe e lexova. Mbeta e ngrirë, pa mundur të nxirja fjalë. Në grykë mu mblodh një lëmsh dhe gulçi gati po ma ndalte frymën.
-Më vjen keq,- tha sjellësi I telegramit- ngushëllime. Luani ishte shoku ynë. I kishim thënë që kishte zgjedhur një zanat të vështirë e me rreziqe. Po ç’ti bësh, fatit si shpëton dot. Andej e kishte të thënë!
E dëgjoja dhe nuk e besoja dot, ishte si një e goditur rrufeje, dërrmuese, më dukej se në damarë më rridhte helm dhe jo gjak. Pikëllimi dhe hutimi s’më lejonin të bëja asnjë pyetje.
-Në ambasadë, komanda e legjionit ka dërguar dokumentat dhe disa sende të tij personale . Aty poshtë kemi makinën. Zonjusha le të vijë me ne, e kthejmë prapë. Të lutem, merr pasaportën apo një dokument tjetër identifikimi.
Nuk hezitova, fshiva lotët, u vesha dhe ashtu pa u krehur, rrëmbeva çantën time dhe u nisa me ta, me shpresë se do të mësoja diçka më shumë për fundin e tij tragjik. Makina doli nga rruga kryesore dhe hyri në ca rrugica më të ngushta, që po na çonin në periferitë verilindore, por ashtu e tronditur siç isha dhe duke mos I njohur rrugët, nuk i pyeta. Makina hyri në oborrin e një shtëpie të vjetër dy katëshe, që ishte paksa e veçuar. Më kapën nga krahët dhe më tërhoqën. Nuk kuptova se çfarë po bëhej. Desha të çlirohesha, më pushtoi shqetësimi, i pyeta se ku po më shpinin, por ata më futën brenda në hajat dhe e mbyllën derën me çels.
-Pse qëndruam këtu, nuk po shkojmë në ambasadë?
Asnjë përgjigje. Nga brenda doli një person I tretë që nuk e kisha parë kund.
-Jo. S’ka ambasadë. Ndrruam mendje. Ti do të punosh për ne, që të fitosh edhe për vete! Pohoi me cinizëm duke më parë në sy ai që gjetëm në shtëpi.
Sa kohë ti ishe mikeshë e Luanit, ne s’kishin punë me ty. Tani që Luani s’jeton më, nuk kemi ndonjë detyrym për ty. Përkundrazi, nuk do të lemë të na ikë zogu nga dora. Do të marrim përsipër, do të të ndihmojmë të shohësh botë me sy, Me bukurinë që ke ti mund të pushtosh tregjet e Londrës, Brukselit, Amsterdamit, Hagës, Zyryhut apo Gjenevës. Rrallë na vjen në dorë mall i tillë! Besoj jam i qartë, dhe e kupton përse bëhet fjalë!
-E kuptoni ç’jeni duke bërë? Ky është dhunim dhe rrëmbim personi!
-Aspak, ti po vjen me ne me dëshirën tënde.
-Ta di që të vdes!
-Mos qoftë e thënë. Na duhesh e gjallë.
-Mos guxoni, po gaboni rëndë, nuk jam nga ato që ju mendoni. Do pendoheni për ato që po thoni! Zëri më dridhej, por kisha një zemërim të brendshëm dhe urrejtje që më lindi në çast. Si mund ta bëni këtë? Shqiptarë jeni ju?
-Do guxojmë që ç’ke me të, dhe nuk jemi nga ata që pendohen. Sa për shqiptarët, që me ta jemi ngrohur në një diell, apo Shqipërinë, s’na plas fare! Nuk pendohet njeri për zanatin që ka zgjedhur,- tha ai që e quanin kapo dhe u bëri me shenjë dy të tjerëve.
Më mbyllën gojën, më hodhën një batanije mbi kokë, më shtrin në shtrat. Dy më mbanin dhe i treti më përdhunonte. Erdhën me radhë, të vrazhdë, të ashpër, me gulçime dhe rënkime, fryma u qelbej nga duhma e alkolit. Më dërrmishën dhe xhvoshkën mishrat, mi bënë me vurata mavi gjokset e kofshët, më dërrrmuan trupin, por fytuyrën s’ma prekën. U përpoqa të çlirohesha, por çdo kundërshtim ishte i kotë. Kur mbaruan isha e shtrirë si kufomë, si e alivanosur, e mpirë, e pafuqi, e poshtëruar, përbuzur dhe nëpërkëmbur. Në qafë ndjeva një shpim pastaj inxheksionin që u zbraz. Po më drogonin. Kur qetësuesi po bënte efektin dëgjova të thoshin se duhet të më hiqnin duarsh se do fillonin të më kërkonin dhe policia mund të binte shpejt në gjurmë. Humba në gjumë dhe nuk di se çfarë u bë.
14
Kur u përmenda nuk arrija të kuptoja as ku ndodhesha as se çfarë më kishin bërë, por pastaj nisa të kthjellohem dhe të sjell mdërmend turbull gjithë atë që kishte ndodhur. Isha e dërrmuar, trupi më dhimbte dhe kisha një këputje të trupit si pas një dehjeje apo lëngate. Vetiu nga sytë nisi të burojë çurku I lotëve. U hap dera dhe njëri nga rrëmbyesit më hodhi një sy shkarazi. E dëgjova që bisedonin për mua. Njëri, me të folur të rëndë në dialekt verior, e pyeti se çfarë po bëja. ” Është përmendur dhe po qan”, i tha tjetri.”Mos çaj kryet. Punë kurvash. Ashtu e kanë huqin, shkërdhatat qajnë që të duken të ndershme, si nuset e qëmotshme kur i nisnin për tek burri. Le të shfryhet se i bën mirë” Qe përgjigja, “Po hajd të ngutemi, se ia kam frikën policisë. Me siguri janë lajmëruar dhe janë vënë në kërkim. Ta shpiem te vendi”
Më zgjidhën, më pastruan me sfyngjer të lagur dhe më veshën. Dridhesha e tërë. Mezi mbahesha më këmbë.
Kapua nxori thikën, tehu i së cilës vetëtiu.
-E sheh këtë? Po fole apo bërtite do ta pres fytyn dhe je e vdekur! Askush nuk do të varrosë dhe kufomën tende do ta hanë qentë! Mos dysho që nuk e bëj, veç mos më detyro! Zgjidh e merr!
E dëgjoja si në tym. Ishte ai që fliste me një të folme dialektore veriore. E besova. Prej tyre çdo gjë mund të prisje. Këmbët më merreshin. Më mbanin nga krahët. Zere se më hiqnin zvarrë. Freskia e natës më gjallëroi paksa. Qielli ishte i zënë dhe s’dukej as hëna as yjet, por mbi qytet pluskonte një pluhurizë dritash, si një refleks zjarri që digjej ndënë të. S’e kuptoja dot se ç’kohë e natës ishte. Më hipën në makinë. Kokën ma mbuluan me kapuç të zi dhe u nisëm për kushedi se ku.Nga era e benzinës dhe ngaqë stomakun e kish bosh, nw vinte për të vjellë. Nuk e di sa udhëtuam, por dikur makina frenoi butë, u ndje kërcitja e zhavorit. Dëgjova një bisedë që bëhej në frëngjisht. Kur më zbritën nga makina, rrëmbyesit e mi më dorzuan te një person tjetër dhe ai u dha në këmbim një shuk me kartmonedha.Dëgjova që edhe ai fliste shqip.
-Paç fat bukuroshe,- u tallën ata,- të priftë e mbara!
Më kishin shitur. Unë isha skllavja e tregut të mishit të bardhë. Më dorzonin si shkopin e stafetës në duart e pritësit në këtë garë të së keqes që s’dihej ku e kishte fundin.
Kaluam dy autostrada paralele dhe hym në një arë me misër,që ishte i lartë aq sa na mbulonte. Ndjehej aroma e tokës së lagur, pikat e vesës më freskuan llërët. Aty gjetëm edhe dy vajza të tjera që po prisnin. U duk sikur u gëzuan që po u shtohej shoqëria dhe nxituan të më jepnin të njohur. Quheshin Fiallka dhe Svetllana, ishin të dyja moldaviane. Ngjitur me arën e misrit ishte fusha e parkimit të mauneve angleze. Ishte qetë, dëgjohej vetëm fëshfërima e gjetheve të misrit dhe xinxërima e bulkthave. Dy nga rrëmbyesit e mi, u futën në fushën e parkimit, me fener elektrik në dorë dhe me nga një thikë. Vonuan ca, por kur u kthyen i thanë shokut të tyre se çdo gjë ishte gati. Nga mushamaja e hapur e maunes, na hipën lart, pastaj e mbyllën. Brenda ishte mugëtirë.U sistemuam si mundëm midis kutive të kartonit. Shoqëruesi na porositi të rrinim të heshtura. Tehu i thikës, si një gjuhë gjarpëri, fekste zbehtë në muzg. U sistemuam si mundëm midis kutive të kartonit. Në mëngjes, u ndje zhurma e motorrit që u ndez dhe maunia u nis. Duhet të kishim udhëtuar rreth dy orë kur u ndje aroma e detit dhe zhurma e trenit. Nëpërmjet tunelit të Lamanshit, pas një orë e gjysmë ishim në tokën angleze.Treni u ndal dhe maunia hyri në autostradë. Ecte shpejt. Qëndruam të heshtur. Dikur, maunia u ndal. Rrinim si të shushatura. Shoqëruesi ynë hapi mushamanë dhe ne zbritëm pa na parë njeri. Ishte një stacion karburanti. Thirri një taksi dhe i tha të na shpinte në Londër. Qyteti dukej në horizont. Taksia përshkoi shumë rrugë deri sa mbërriti në një lagje që më von mësova që quhej Royal Oak. Aty na zbriti të trijave para një vile dykatëshe, mbi portën e së cilës shkruhej “Pension familjar” ishte e thurur me avlli dhe e siguruar me portë. Hym brenda nga një portë anësore dhe jo nga kryesorja.
Na priti dhe na mirseardhi ajo që shoqëruesi ynë e quajti mis Xhoana, ajo që duhet të ishte padronia. Na pa si xhambazi kuajt e racës, pa shprehur ndonjë shenjë pëlqimi apo mospëlqimi. Ishte një angleze e gjatë, kuqalashe, bjonde fytyrë pikëzuar me quka, e shplarë, por me trup muskuloz e të fuqishëm. Duket që i pëlqyem. Mua s’po mi shqiste sytë. Na tha të bënim dush dhe të ndërroheshim me tesha të pastra që ishin në garderobë.
Me aq anglisht sa dija, i thashë se unë s’kisha punë në atë shtëpi, se më kishin rrëmbyer e trafikuar me përdhunë dhe se menjeherë do të shkoja të dorëzohesha në polici. Unë isha njeri i lirë, nuk e kisha të nevojshme atë “punë” dhe as të ardhurat që do të fitoja prej saj.
-E dashur, ky është biznes. Në fillim kështu thonë të gjitha, por pastaj mësohen dhe u pëlqen aq shumë sa që edhe po t’i zbosh nuk ikin. Pyeti vajzat dhe ke për të parë që ato janë të kënaqura e të paguara mirë. E dashur, për ty kam paguar një grusht me para. As që bëhet fjalë. Ti s’ke nevojë për ne, por kemi ne nevojë për ty! Kështu funksionojnë gjërat në biznesin tonë.
-Jam në gjëndje të paguaj dyfishin. Veç hap gojën!
-Jo, e dashur, më duhesh ti dhe jo ato që mund të më japësh. Nuk na qëllon shpesh të na bien në dorë ca të bukura si ti, si të rëna nga qielli. Për mua do të jesh një minierë floriri. Me bukurinë, hiret dhe sharmin që ke do të jesh”First lady”, për një klientelë të zgjedhur e sqimatare, që paguan mirë. Do të trajtohesh si princeshë!
Isha një skllave e burgosur. Avllia me mur të lartë, porta me një bravë të rëndë dhe roja si një qen i ndërkryer.
15
“Pensioni familjar”, që jashtë dukej një strehëz e qetë dhe e paqtë, por që ishte një çerdhe e fëlliqur prostitucioni e perversiteti, brenda gumzhinte. Në katin e parë ishte salloni, me divanë, një tryezë bilardoje, pianoja, banakun e bufesë me kafe dhe pije. Sipas dëshirës, mund të tymosesh edhe marihuanë. Në mure ishin varur tablo me peisazhe nga deti i veriut. Këtu rrinin vajzat, të shkujdesura, veshur në të tillë mënyrë që linin të dukeshin hiret e tyre femërore, të gatshme e në pritje . Ato prisnin klientët, që pasi zgjidhnin atë që u pëlqente, pinin me to ndonjë aperitiv ngjiteshin në katin e dytë, në dhomat e mobiluara varfër por me shtrete të rehatshëm. Ato i quanin llozhat e pritjes. Aty ishin edhe dushet. Në katin e tretë ishin dhomat tona të gjumit ku ishin ngucur, thuajse ngjitur shtretet tona. Gjumi bëhej thuajse ditën. Punohej kryesisht mbrëmjeve dhe natën. Vajzat, të shumtat nga vendet lindore, ruse, ukrainase, moldaviane rumune armene dhe dy shqiptare, ishin ndarë në dy grupe. Një grup shërbenin në trotuare. Atje peshkonin klientët dhe i sillnin në shtëpi për të kryer “punë”. Grupi tjetër priste në sallon. Klientelën për to e siguronte kodoshi, Xhoni, një tip homoseksuali i veshur me sqimë, që dinte ta bënte mirë zanatin e tij dhe të luante edhe në piano. Shtëpia kishte mencën dhe kuzhinieren, Migenën që bënte edhe rrobalarësen.
Vajzat, formalisht gjasme ishin qeraxhesha të pensionit, dhe kishin lidhur kontratë. Një të tillë, Mis Xhoana e hartoi edhe për mua dhe ma solli ta firmosja, por unë e refuzova me përbuzje
Në krye të gjithë punëve dhe ndotësirave, rrinte vigjëluese si skifter mIs Xhoana.
Përditë kishte “vizitorë”, por më të shumtë në fundjavë.Të moshave të ndryshme, të racave dhe kombësive të ndryshme: të bardhë, të zez, të verdhë, marinarë, kalimtarë të rastit në qytet, turistë, biznesmenë dhe zonja lesbike. Në gropën e fëlliqur të plehrave të seksit rriteshin kërpudhat e helmëta e të ndyra të perversitetit: seks oral, anal, lesbik, në grupe…. Paundët rridhnin lumë.
Ç’ironi, ç’farë shuplake ishte kjo që po më jepte jeta, përse,përse, ç’ishte ai shkak, që më solli këtë mbrapështi tragjike, që më kishte degdisur nga lumturia në humnerën e mjerimit? Ku kisha gabuar, mos është gabim të kërkosh lumturinë? Përse jeta duhet të më vinte para një prove të tillë, dërrmuese? Medet! Luani që e desha që në shikimin e parë, i zgjedhuri im, që fati ma vuri në kryqëzimin e rrugës së jetës, tashmë i vdekur nen dhe, atje në Afrikën e largët. Unë e gjallë! Jo, edhe unë e vdekur mbi dhe, e vdekur dhe e pavarrosur, e ndryrë në këtë shtëpi turpi londineze! Kukulla, Princesha e Pallatit të Mermertë, misi I klasës së katërt B, kanakarja e babait që s’jetonte më, e llastuara e mamasaë, e dashura e atij që më donte dhe e desha. Ku isha katandisur? E rrëmbyer, e përdhunuar e trafikuar, e sharë dhe e përbuzur, lirihumbur, skllave në një shtëpin seksi.Hapu dhe të hy! O Zot! Pse,pse, pse? Përgjigje nuk kishte. Vendosa të luftoja, sa të kisha frymë, nënshtrimi nuk ishte në natyrën time. Përveç vetes nuk kisha nga kush ta prisja shpëtimin. Preva ushqimin, nisa grevën e urisë. E ndjeja se fuqitë po më linin, bëja gjumë të shqetësuar, me makthe dhe ëndërra të frikshme. Lëngoja në shtrat, e vetme e pakujdes. Mis Xhoana e konsideroj këtë një trill, por kur po bëja tatëpjetë, posht e më poshtë, pruri një mjeke me ngjyrë. Më vuri serume dhe më detyroj të merrja ushqim. Mjekja tha se e kisha nga stresi, ishte thjesht një gjendje kalimtare psikologjike!
Me kalimin e ditëve, pak e ngapak po e merrja veten dhe mendimet nisën të më kthjellohen. Me mendje isha larg. Nisa të mendoj për ata që më donin. Vegimi i Luanit nuk më ndahej. Zëri i tij si gugatje pëllumbi, buzëqeshja, ai përdëllim dhe kujdes miklues, përqafimet, ëmbëlsia e fjalëve dashurore që më lumturonin. Lumturia jonë u thërrmua si një gotë kristali nga goditja e keqe e fatit. Jeta e tij u shua atje në vend të largët. Përfytyroja një grumbull dheu të kuqërremtë, atë varr të humbur në shkretëtirë, ku askush se qau, askush si tha fjalë dhimbjeje, si vuri trandafilë të kuq.Ishte një vegim dërrmues që më shtypte trup e shpirt e ma bënte jetën pakuptim. Vjollca me siguri kishte lajmëruar në ambasadë, në policinë franceze dhe mamanë në Tiranë. E shkreta mama. Më therte shpirti për të. Mamaja e pështjelluar dhe e kapluar nga dëshpërimi, nga goditja e beftë, me siguri ishte çakërdisur dhe handakosur, ndofta e mbante shpresa se e bija ishte gjallë. Me siguri ajo kishte nisur kërkimin. Por hapsira e kërkimit ishte e paanë, si të kërkoje një pikë uji në detin e së keqes. Duhet të kishte ardhur në Paris, që tok me Vjollcën të binin në gjurmët e mia. Me siguri më kërkonin. Besoja se lajmi për mua duhet të ishte dhënë në televizione dhe portreti im me shpalljen “Wanted” duhet të ishte afishuar në stacionet e metrosë dhe sheshet publike. Më lindi një shpresë e vagullt se një ditë mund të më gjenin.
Po shoqet e mia gazmore, ç’bëheshin? Besoj se e kishin marrë vesh për mua. Me siguri u kishte ardhur keq, por tek e fundit ato kishin jetën e tyre. Duhet të ishin regjistruar dhe filluar mësimet në universitete. Ndërsa unë kisha filluar universitetin e kurvave! “Pensioni familjar” rruga “Arçibald” 136/8 , Royal Ok, London.
Koha ecte ngadalë. Duhet të kishte hyrë tetori. Nisi të freskohej , gjethet e pemeve të oborrit u zverdhën dhe era i shkëpuste nga degët që mbeteshin lakuriq.
Ai çast më kujtohet mirë. Ishte mbrëmje vonë. Mis Xhoana më thirri në kabinetin e saj të punës. U ulëm kundruall. Na ndante tryeza e mesit, mbi syprinën e së cilës ishte një vazo e rëndë qelqi me orkide artificiale dhe një pjatancë me karamele.
-Bija ime,- e nisi mis Xhoana, a e di se po më koston shumë? Ka ardhur koha ti hysh punës, duhet ta nxjerësh vetë bukën e gojës. Ti e sheh, në këtë shtëpi, të gjitha punojnë. Edhe vajzat që erdhën me ty, i janë shtruar punës, kanë dalë në trotuare dhe gjuetia po u shkon mbarë!
-Mis Xhoana, u bë kohë që po ju lutem dhe po insistoj të më lejoni të shkoj në liri, të bëj jetën time, nga e cila trafikantët keqbërës më kamë shkëputur dhunshëm. Ju jeni një vend I lire, që respektoni të drejtat dhe liritë e njeriut! Sa herë duhet t’ua them? Mos prisni që e gjallë të bëj prostitutën, veç e vdekur!
-Për largimin tënd as që bëhet fjalë. E si mund të tërheq mbi vete Skotland Jardin? E di, kjo është e para e gjërave që do të bësh. Pastaj pagesa ka qenë shumë e lartë. As më thua zonjushë, pse e refuzon punën, ke neveri fizike për meshkujt? Ta shpifin? Ç’është e vërteta, edhe unë kam neveri dhe ndot për burrat. Por, shtëpinë tonë e frekuentojnë edhe zonja lesbike. Jo dosido, por edhe fisnike. Ti mund të bësh seanca me to. Në mos po, mund të jesh edhe dashnorja ime! Do të ngjall ndijime të papara. Ke për të parë sesa mirë do të ndjehemi.
-Zonjë, unë s’kam shpirt kurve, kurvëria ma shpif, ndiej neveri dhe ndjenjë poshtërimi. Si s’e kupton kaq gjë?
-Mos u bëj kaqë patetike. Ne kemi një proverb: jo çdo e mirë vjen për mirë dhe jo çdo e keqe vjen për keq. Besoj se e keni edhe ju në vendin tuaj. Shihi gjërat me këtë sy. Gjej të mirën tek ajo që të duket e keqe. Kam një klient, xhentëllmen të vërtetë,- vijoi ajo në të vetën- Që di ta vlerësojë bukurinë dhe trupin e femrës, sqimatar e të rafinuar në seks, që paguan shtrenjtë për një rishtare. Po i bëj një telefonatë. Ke për të parë se do të përjetosh një kënaqësi të vërtetë e të paprovuar kurrë më parë! Ai është nga ata meshkuj romantikë që bëjnë të lindin yje në tavanin e dhomës!
-Do ta refuzoja njësoj edhe sikur të ishte Devid Bekampi!
-Mos pretendo aq shumë. Ai nuk do të këmbente Viktorian me ty!
Teksa ishim duke biseduar kësisoj, nga kati i parë erdhën zhurma dhe thirrje për ndihmë, ndjehej që po bëhej rrëmujë. Mister Xhimi ishte zverdhur dyllë, i shkonin djersë të ftohta rënkonte dhe nga cepi i gojës i rridhnin jargë. Dy nga vajzat që gjendeshin aty e shtrinë në divan dhe nisën ti bënin masazh. Thirrën një anbulancë. Xhimin e shoqëroi kuzhinierja, Migena dhe roja i portës së vogël. Vetëtimthi më lindi mendimi i arratisjes. Rruga ishte e hapur. Por si?
U kthyem në kabinet.
-Ka për ta kaluar, Xhimi e tepron në të ngrënë dhe e kap ulçera. Ku e lam bisedën? Ah, po, për një seancë tënden me mister Patersonin. Si thua?
Mendjen se kisha te ajo që po më thoshte.
Pa pritur përgjigjen time, më ktheu shpatullat dhe rregulloi ajrngrohësin që rryma të mos binte mbi ne. Ishte çasti I përshtatshëm, që e kisha menduar aq herë: me shpejtësi rrufeje, mora vazon e rëndë të luleve dhe e godita, prapa koke, rrëzë veshit. Ajo lëshoi një oh dhe u plandos mbi tapet. Nga koka po i rridhte gjak që sakaq formoi një pellg. Nuk pata kohë ta shihja ishte e gjallë apo e vdekur. Por me siguri me atë vazo të rëndë, në atë vend që e kisha goditur, duhet ta kisha vrarë. Vesha shpejt xhupin, atletet, mora në dhomë çantën ku kisha pasaportën dhe zbrita me shpejtësi shkallët. Dy vajzat moldave, që ishin në sallon, më panë që po dilja po as bzajtën as më ndaluan. Dola jashtë korridorit, u gjenda në oborr dhe nga dera e vogël kapërceva jashtë në rrugë.
16
Vrapova si e marrë, drejt veriut, me sytë nga kullat e pallatit të Westminsterit, kullës së Viktorias dhe të Bing-Bengut. Hyra rrugicave, më dukej se në këmbë kisha fletë,toka më fluturonte nën këmbë, ikja dhe shihja prapa e tromaksur se mos më ndiqnin. Kur u sigurova se s’ndiqesha, ngadalësova hapin dhe nisa të ngopem me frymë. Ku po shkoja me këtë ecje kuturu? Isha si një gjethe që e vë përpara era. Në Londër kishte rënë mjegulla vjeshtore, e tymtë, e përndritur zbehtë nga ndriçimi i verdhëremë i dritave, që shtyhej nga era grykës së Tamizit , pas perdes së saj e bënte të mezidukshme gjithçka. Ecja mendje çartur. Po të shkoja në polici, më priste burgu. Në Angli kisha hyrë pa lejë, por kisha vrarë, në mos e kisha plagosur për vdekje dhe një njeri! Nga burgu në burg! Lashë pas Westminsterin, kalova anash Bing-bengut dhe u drejtova për në këmbësoren e urës mbi lumin Temis. S’më kishte mbetur më asgjë. Pas vetes burgu. Para vetes kisha humnerën . Ky ishte fundi. Në të dy rastet, jeta bëhej e pakuptim. “O moj botë mizore, sa shumë na gënjen! O moj jetë e pabesë, që ruan kaqë hidhërime, sa mendja e njeriut nuk mund ti rrokë, dhe zemra si mban dot” Klitha së brendshmi, por kthim prapa nuk kishte. Kambana e Bing-bengut tringëlloi dymbëdhjetë herë. Ajo binte për mua. Ishte koha, në mos isha e vonuar.Kishte ardhur fundi. Po shkoja ti bashkohesha tim eti dhe dashurisë sime të parë e të fundit,Luanit. Ata po më prisnin. Mbështeta duart në parmakët e urës dhe hodha sytë poshtë në lumin ujëshumë. Maunet rrëshqisnin qetësisht mbi ujë. Aty ishte edhe jeta edhe vdekja. Ujët duhet të ishte i ftohtë dhe vetiu më shkuan mornica në shtat. Por s’ka gjë, më mirë, do të më pushonte zemra menjëherë. Nuk e di, po në atë çast të fundit, me një furi verbuese, më shkoi para sysh gjithë jëta ime e shkurtër, hija e tim eti që po i shkoja t’i bashkohesha dhe e sim’ëje, që pa e ditur, më mori në qafë. U ngrita në majë të gishtave dhe i dhashë trupit para. Për në humnerë, s’ mbetej veç vrulli i një kërcimi.
Nëpër mjegull, si të vinte nga një botë tjetër, dëgjova jehonën e një zëri që thërriste emrin tim. Edhe pse i ankthshëm e i lebetitur, ai zë mu duk i njohur. U shtanga. Kur ktheva kokën, pashë një siluetë që vraponte. Jo, dukej si një shpend i madh, që fluturonte krahëhapur dhe thërriste:”Evaaaaa! Kukuuuuuull! Princeeeeshë! Mos, mos, mooos e bëj! Ndalu!” U ngurtësova e u bëra gur. Ishte hija e një të vdekuri të ngritur nga varri, si Kostandini i baladës, që vinte të më shpëtonte! Erdhi fluturim. Nuk ishte as hije, as shpirt, as fantazmë. Ishte Luani i vërteti, njerëzori. Më rroku në krahë dhe më tërhoqi drejt vetes. Gulçonte. “O zot, sa të kam kërkuar e ku s’të kam kërkuar” tha me ngashërim dhe më përqafoi. “Eja Kukull,zgjohu, çdo gjë mbaroi”
Mezi e mblodha veten,
-Luan, ti? Nuk ke vdekur?!
-Siç e sheh jo. Ishte një gënjeshtër mashtruesish, trafikantësh.
E shihja, i dëgjoja zërin, i ndjeja të prekurit, ngrohtësinë e frymës, por nuk u besoja shqisave.
E mbështetur në gjoksin e tij të gjerë, u shkreha në vaj e në lote. Qanim të dy. Dhimbja shkarkohej nga shpirti, rridhte nga sytë, përcillej me dënesa dhe shkrihej në këtë natë londineze të mjegullt.
-Mos,-tha ai,-Kukull mos, nusja ime e bukur, mos! Çdo gjë kaloi. Mori fund.Po. Beso që mori fund. Jemi bashkë, një e të pandarë. Dhashë dorëheqjen në legjion.Nuk ndahemi më kurrë! Do të ikim në Tiranë , do të kthehemi në shtëpi dhe ky makth do të marrë fund. Eja.
Më hodhi mbi supe xhupin e tij, më pushtoi shpatullat me dorën e madhe dhe me zemrat që na rrihnin fort, u nisëm për të marrë një taksi.
Pas kësaj ëndërre të keqe, që na kishte shndërruar në gërmadha, për ne do të niste në Atdhe një tjetër jetë.
Fund
Tiranë, prill-qershor 2015